Deputeti socialist Ervin Bushati është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Bushati ka shpërndarë një foto duke puthur përtej xhamit, ndërkohë që bën me dije se është në ditën e 4 të karantinimit në banesë. Ndërsa jo më larg se të hënën, Bushati ishte në Kuvend, ku edhe mbajti një fjalim lidhur me ekonominë, duke anashkaluar faktin që ishte marrë në hetim nga SPAK për fshehje pasurie.
Author: tirana
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer sot 613 inspektime dhe monitorime, si pjesë e taskforcës antiCovid. “Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 20 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD”, thekson AKU. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 34 mostra në monitorim të produktit qumësht. AKU si pjesë e Taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 648 qytetarë…
Regjisori Eduart Grishaj ka postuar një foto, ku ai dhe prezantuesja e njohur Arbana Osmani shfaqen të veshur të dy si në fshat. “Fshatarja im” shkruan regjisori krahas fotos me Arbanën. Në përgjithësi kanë marrë komente pozitive ku nuk kanë munguar as të qeshurat në komente. Me siguri, këtu ka qenë duke u xhiruar filmi më i ri i Grishajt “Sofia”, dhe çifti ka përfituar të huazojë rrobat nga kati, për të realizuar një foto të tillë që ngjall dhe shumë humor. View this post on Instagram A post shared by Eduart Grishaj (@eduartgrishaj)
Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistrua një tjetër rekord i rasteve të reja me koronavirus e po ashtu dhe i viktimave. Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë bënë të ditur se janë konfirmuar 836 të prekur, ndërsa 15 persona humbën jetën, mes tyre dhe një fëmijë 16 muajsh. Edhe numri i të shtruarve në spitale vijoi të rritet, duke u ngjitur në 436 pacientë. Ndërsa Tirana mbetet epiqendra e epidemisë, përmasat e infektimit po zgjerohen kohët e fundit edhe në Qarkun e Gjirokastrës. Autoritetet po marrin masa duke mbyllur biznese, institucione arsimore dhe administrative. Shqetësimi më i…
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 2.581 qytetarë. Numri i personave që kanë humbur betejën me virusin për ditën e sotme është 72, duke e çuar në 1.419 numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë. Qeveria greke është duke përditësuar vazhdimisht masat për parandalimin e infektimeve por lufta kundër armikut të padukshëm, është definitivisht tepër e vështirë.
Ditët e ftohta kanë mbërritur, ndonëse ende nuk kemi prekur zyrtarisht stinën e dimrit. Kjo është koha kur nuk ka asgjë më të mirë sesa një shtëpi e ngrohtë. Por kujdes, ngrohja me kaloriferë ju dëmton shëndetin. Me siguri të gjithë e keni vënë re se gjatë këtyre kohëve ju nevojitet një kujdes i veçantë për shëndetin, edhe për lëkurën jo më pak, sepse përmes saj i ftohti depërton dhe krijon dëme të parikuperueshme. Dehidratimi është ajo që nuk e duam të na ndodhë sidomos në një kohë si kjo, kur Covid-19 vijon të kërcënojë gjithmonë e më shumë. Kontribut…
Administrata shtetërore duhet të përgatitet për të kaluar një pjesë të madhe të punonjësve në punë nga shtëpia. Një udhëzim i fundit i Departamentit të Administratës Publike u bën thirrje të gjithë institucioneve të përgatisin listat e nëpunësve që do të kryejnë detyrat e tyre “online”. Numri i punonjësve në shtëpi do të përcaktohet nga sipërfaqja e institucionit, për të garantuar largësinë fizike prej 2 metrash. Për punën nga shtëpia, çdo punonjës duhet të pajisjet me mjetet e nevojshme si kamera, kufje, mikrofonë, apo edhe kompjutera në pronësi të institucionit. Nëpunësit do të aksesojnë edhe nëpërmjet telefonit e-mailet e tyre…
Një foshnje 16-muajshme nga Durrësi humbi sot jetën nga Covid-19. Ajo vuante dhe nga një sëmundje e rëndë e lindur, e njohur si sindroma Kawasaki. Specialistët e pediatrisë në Londër në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar që një numër i vogël, por në rritje i fëmijëve, sëmuren me një sindromë të rrallë që mund të lidhet me koronavirusin. Shoqata e Kujdesit Pediatrik në Mbretërinë e Bashkuar (PICS) paralajmëroi për një rritje të vogël të numrit të rasteve të fëmijëve me sëmundje kritike, disa që kishin testuar pozitivisht për COVID-19, duke paraqitur “tipare të sindromës së shokut toksik dhe sëmundjes atipike…
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur lidhur me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha, se qeveria po fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi. I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin “News24”, Pipero deklaroi se mjekët nuk mund të fshehin vdekjet. “Ne mjekët e kemi shumë të vështirë të komentojmë të vdekurit dhe vdekjen sepse punojmë deri në çastin e fundit për t’i mbajtur në jetë dhe ndiejmë dhimbje të madhe kur na ndodh, dhe ndiejmë shumë më tepër dhimbje kur përmendet. Çdo pacient që ndërron jetë, kjo sëmundje përtej të gjitha arritjeve e ka bashkëshoqëruese dhe humbjen e jetëve…
Thonë që kur diçka ndryshon në jetën e një gruaje, i pari që e mëson është parrukieri i saj. Nuk bën përjashtim as Demi Lovato, që pas fundit të historisë së dashurisë me të fejuarin e saj Max Ehrich (që zgjati 3 muaj) këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në pamjen e saj. ‘Kam bërë një gjë’, kështu njofton Demi për 93 milion fansat, për ndryshimin drastik me look-un e saj. Në një seri fotosh Lovato ka shfaqur prerjen e saj të re dhe ngjyrën e verdhë të flokëve. Mision i realizuar më se miri për hairstylist Amber…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar kandidaturat për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, krijimi i së cilës është kusht nga Bashkimi Evropian. Në garë janë 8 kandidatë, shtatë nga Presidenti i Republikës dhe dy nga Kuvendi. Altin Binaj është renditur në të dyja listat si atë të Presidentit edhe atë të Kuvendit. NJOFTIM PËR MEDIAN NGA GJYKATA E LARTEKëshilli i Emërimeve në Drejtësi, thërret mbledhjen e tij të radhës ditën e hënë, datë 23.11.2020, ora 11.00, me këtë rend dite: Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.Shqyrtimi i…
Në një kohë që shifrat e COVID në vendin tonë janë në rritje, Ministria e Shëndetësisë ka menduar skenarët në rast të përkeqësimit të situatës. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në Report TV se nëse situata përkeqësohet dhe mbushet edhe COVID 4, theksoi se janë gati edhe 5 spitalë rajonalë. “Ne duam t’i shfrytëzojmë në maksimun kapacitetet. Do të hyjnë në fuqi edhe rajonalët. Është ai skenar që kemi thënë disa herë dhe duam t’i shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet tona. 5 spitale rajonale hyjnë nëse mbushet COVID 4, janë skenare të shkruajtura e të paraqitura që më përpara,…