Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pëllumb Pipero: Nuk mund t’i fshehim vdekjet, unë s’kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk konfirmohet nga tamponi

18:09 / November 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pipero 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur lidhur me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha, se qeveria po fsheh numrin e viktimave nga koronavirusi.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin “News24”, Pipero deklaroi se mjekët nuk mund të fshehin vdekjet.

 “Ne mjekët e kemi shumë të vështirë të komentojmë të vdekurit dhe vdekjen sepse punojmë deri në çastin e fundit për t’i mbajtur në jetë dhe ndiejmë dhimbje të madhe kur na ndodh, dhe ndiejmë shumë më tepër dhimbje kur përmendet.

Çdo pacient që ndërron jetë, kjo sëmundje përtej të gjitha arritjeve e ka bashkëshoqëruese dhe humbjen e jetëve por duhet të them që mjeku që e ndjek pacientin, azhornon kartelën, përshkruan sëmundjen deri tek shkaku i vdekjes. 

Ky dokument shoqëron pacientin deri në morg. Në këtë aspekt është e pamundur të fshihet vdekja apo të fshehim vdekje ne mjekët. Nuk mundet të fshehim vdekjen”, deklaroi doktor Pipero.

Ai ka dhënë përgjigje edhe se përse nuk raportohen si viktima të Covidit disa pacientë, që mund të paraqiten në spital si të dyshuar për Covidin dhe ndërrojnë jetë, por tamponi u del negativ.

“Ka raste për pacientë që për shumë arsye klinikisht shkon Covid, imazherisht shkon Covid, nga ana laboratorike shkon Covid. Por është bërë tamponi dhe ka rezultuar negative.

Në gjithë botën tamponi konfirmon diagnozën. Bëhet 4-5 tamponë. Nëse klinikisht të shkon për Covid dhe ty tamponi të del negativ, bëhen disa tampon për ta konfirmuar. Unë nuk kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi. 

Nuk e them dot sepse kjo është si të thuash bashkëdakordësimi mbarëbotëror për sa i përket konfirmimit të diagnozës.

Diagnoza konfirmohet deri më tani ppërmes tamponit. Nëse ka një diskordancë mes këtyre rasteve vlen për t’u diskutuar. Thelbi është që ne vdekjet nuk i fshehim dot.

Në të gjitha rastet thuhet erdhi me suspect COVID ose me COVID. Sëmundjet shoqëruese aq sa ka ose nuk ka.
Në rast se unë nuk e konfirmoj pozitiv me tampon nuk them dot COVID. 

Unë kam propozuar herët që të vëmë suspect COVID duke sjellë ngjashmërinë nga vendet e tjera. 

Ata i thoshin virozë ose suspect COVID se në fund të fundit virozë është. Arsyetimi nëse ishte ashtu apo kështu lë vend për të diskutuar por është një debat profesional që duhet të vijë në përputhje me direktivat e OBSH”, deklaroi Pipero.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.