Ne të gjithë i dimë përfitimet e konsumimit të mjaltit, por sipas ekspertëve të shëndetësisë një zakon shumë i mirë që i bën mirë shëndetit tuaj është edhe koha ku e konsumoni atë. Sipas ekspertëve këto janë efektet pozitive nëse e konsumi atë para gjumit: Lëkurë e pastërMjalti është antioksidant, që do të thotë se e pastron trupin nga toksina të ndryshme. Si pasojë, vetitë e tij antibakteriale do të përmirësojnëlëkurën tuaj.Ndihmon në humbjen e peshësNëse po mendoni se mjalti është armik për peshën tuaj, e keni gabim. Sheqeri që gjendet tek mjalti i duhet trupit. Mjalti rrit ndjeshëm imunitetin…
Author: tirana
Ish-gruaja e sundimtarit të Dubait i pagoi të dashurit të saj truprojës britanik 1,2 milion paund për të heshtur në lidhje me marrëdhëniet intime dy-vjeçare mes tyre. Ajo e joshi atë me dhurata luksoze duke përfshirë një orë 12,000 paund dhe një armë të cilësisë së mirë. Princesha Haya, gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, e mbushi Russell Flowers me dhurata ekstravagante dhe këmbënguli që ai ta shoqëronte kudo që të shkonte. Ajo gjithashtu i dha fund martesës katër vjeçare të Russell Flower dhe e la gruan e tij ‘të shkatërruar’ nga tradhtia…
Virologu i famshëm italian, Andrea Crisanti ka ngjallur polemika me deklaratën e fundit kur tha se nuk do ta bëjë vaksinën edhe nëse vjen në janar. “Zakonisht duhen 5 deri në 8 vjet për të prodhuar një vaksinë. Për këtë arsye, pa të dhëna të disponueshme, unë nuk do ta bëja vaksinën e parë që do të vinte në janar, sepse do të doja të isha i sigurt se kjo vaksinë është testuar siç duhet dhe plotëson të gjitha kriteret e sigurisë dhe efikasitetit. Unë kam të drejtë si qytetar dhe nuk jam i gatshëm të pranoj.”- tha ai.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ashpër pas deklaratës së disa zyrtarëve se nuk ka manipulime shifrash të vdekjeve nga COVID. Paloka thotë se PD nuk po merret me sulme personale ndaj mjekëve, dhe sipas tij është qeveria që po përdor disa emra për të manipuluar publikun. Numri dy i PD gjithashtu ka dhënë një shembull si humbi dy njerëzit e dashur brenda pak ditëve. “Brenda pak ditësh unë humba dy njerëz të dashur të rrethit tim familjar . Një prej tyre , ai i pedagoges Irena Bogdani, u bë publikisht i njohur , jo prej meje po për…
Jo të gjithë e përjetojnë njësoj infektimin nga COVID-19. Disa e kalojnë me sportivitet, ndërsa disa të tjerë në një gjendje psikologjike të rënduar. Këtë të fundit ka përjetuar edhe këngëtari Lorenc Hasrama, i cili u infektua nga koronavirusi. Në emisionin radiofonik “Live From Tirana” ai ka treguar se ditët kur ka qenë i infektuar kanë qenë të vështira për të, por ai ka qenë me fat që ka pasur familjen afër. Ai ka treguar se infektimi i kishte ndikuar shumë në gjendjen emocionale dhe hera herës është përlotur. Lorenci u shpreh se këtë periudhë është angazhuar në krijimin e…
Nga Blerim Shala Me 20 janar të vitit të ardhshëm, Joseph Biden do të inaugurohet Presidenti i 46-të me radhë në historinë 244 vjeçare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse Presidenti në largim, Donald Trump, nuk e ka pranuar disfatën në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, dhe për më shumë, ka angazhuar një armatë juristësh për ta kontestuar dhe për ta zhvlerësuar fitoren e Biden, ’Urbi et Orbi’ (në këtë rast, në Washington dhe në gjithë Botën), askush më nuk dyshon që Biden së shpejti do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë, të SHBA-së dhe të…
Ervis Nallbani, para disa vitesh balerin i Teatrit Kombëtar ishte i ftuar përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “Shqipëria Live”. Ai tregoi se para disa vitesh emigroi në drejtim të SHBA-së, ku nisi një eksperiencë jo shumë e lehtë për të. Ervisi tha se fillimisht nisi të punonte në një studio vallëzimi, ku në një nga oraret e seminareve, iu kërkua që të bëhej një lidhje mes vlerave njerëzore dhe artit. Në këtë moment, atij i lindi ideja që të bënte të vallëzonte personat me aftësi të veçanta. Tanimë, balerini shqiptar ka një grup të përbërë nga 12…
Shtëpia, e vendosur në rajonin Waikato të Zelandës së Re, është bërë nga 12 kontejnerë transporti dhe është një shembull i një shtëpie praktike, ekologjike dhe relativisht e lirë Kjo ndërtesë e pazakontë është një odë e stilit industrial dhe tërheq vëmendjen me pjesën e jashtme të saj të pazakontë moderniste me enterier çuditërisht të gjerë, transmeton Telegrafi. Përbëhet nga një shtëpi kryesore, një kasolle e vogël, një garazh dhe një pishinë, ndërsa 12 kontejnerë transporti ishin të mjaftueshme për të gjithë këtë. Shtëpia ka gjashtë dhoma gjumi, tri tualete dhe tri banja, ndërsa dukja e zezë industriale është në…
Ndryshimet në projektligjin “Për urdhrin e punonjësve socialë” u diskutuan në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë me grupet e interesit ku këta të fundit kërkuan që nga ndërhyrjet që po bëhen në këtë projektligj të mos penalizojnë ata punonjës të cilët nuk kanë kryer specializimet përkatëse duke shtuar se në projektligj duhet të përcaktohen qartë kushtet për marrjen e licencës . “Në momentin që është në fuqi ky ligj dhe hyn në fuqi ky ligj profesionisti i punonjësit social që do ketë dëshirën të ushtrojë profesionin dhe që duhet patjetër ta bëjë këtë master profesional apo shkencor.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në prononcimin për mediat që dha pak më parë, pas takimit me ministrin e Jashtëm italian Di Maio, u pyet nga gazetarët edhe për akuzat e forta që ka pretenduar në lidhje me fshehjen e vdekjeve nga COVID në vend. “Gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje për prokurorinë që të sekuestrojë të dhënat në morg. Lajmi është vërtet shokues. Denoncimi nuk ka ardhur nga PD por nga personeli i nderuar shëndetësor. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Që të manipulojë të dhënat Rama?”, tha Basha.
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones janë një ndër ciftet më të dashur dhe që kanë kohë më shumë bashkë gjatë gjithë historisë hollivudiane. Dyshja e famshme festuan 20 vjetorin e martesës të mërkurën dhe për të shënuar rastin e veçantë, Douglas, 76 vjeçar, ndau një mesazh ‘audio’ në Instagram duke dhënë detaje se si ai u takua me gruan e tij. Gjithçka filloi kur ai ndoqi një shfaqje të filmit, “The Mask of Zorro”, një nga rolet e Zeta-Jones. “Unë po shikoja filmin dhe isha uou, cila është kjo vajzë, ajo është e mahnitshme. Një muaj më vonë, isha në…
Të gjithë mund ta mbajnë mend këtë foto që u bë meme për shumë ngjarje. Që nga viti 2005, ky imazh është bërë një nga më të njohurit në internet. Emri i vërtetë i “Disaster Girl” është Zoe Roth, një 20 vjeçare nga Liqeni Tahoe në bregun lindor të SHBA dhe ajo ka folur se çfarë qëndron pas asaj fotoje. “Unë isha 5 vjeç dhe po shikonim televizor me familjen, ishte një ditë normale kur filluan sirenat e zjarrfikësve dhe kur dolëm jashtë pamë tymin e madh që kishte përfshirë një shtëpi dy blloqe larg nesh”, tha Roth. Zoe tregon…