Ish-gruaja e sundimtarit të Dubait i pagoi të dashurit të saj truprojës britanik 1,2 milion paund për të heshtur në lidhje me marrëdhëniet intime dy-vjeçare mes tyre.
Ajo e joshi atë me dhurata luksoze duke përfshirë një orë 12,000 paund dhe një armë të cilësisë së mirë.
Princesha Haya, gruaja e gjashtë dhe më e re e miliarderit Sheik Mohammed Al Maktoum, e mbushi Russell Flowers me dhurata ekstravagante dhe këmbënguli që ai ta shoqëronte kudo që të shkonte.
Ajo gjithashtu i dha fund martesës katër vjeçare të Russell Flower dhe e la gruan e tij ‘të shkatërruar’ nga tradhtia dhe për herë të parë, miqtë e saj kanë zbuluar se si ajo e mësoi për lidhjen.
Ata thonë se ajo u tha atyre se ish-burri i saj, 37 vjeç, ishte joshur nga princesha 46-vjeçare, nga dhuratat e saj të shtrenjta. Duke qenë se është paguar me shifra marramendëse, truproja nuk mundi të flasë për kohën që ka kaluar me princeshën.
Truproja që shërbeu për pesë vjet në Regjimentin Mbretëror të Princeshës së Uellsit, filloi të punonte për princeshën me kohë të plotë në 2016 dhe e shoqëroi atë në shumë udhëtime jashtë shtetit.
‘Në udhëtimet jashtë shtetit princesha gjithmonë insistonte që të kishin dhoma lidhëse. Kur ajo ishte në Mbretërinë e Bashkuar ajo do të ishte me të pothuajse çdo natë dhe nganjëherë ata nuk ktheheshin në shtëpi deri në mëngjesin tjetër. Së pari, ai u paraqit me një Rolex, dhe pastaj një orë Audemars Piguet për ditëlindjen e tij. Gruaja e tij vuri re që telefonatat dhe mesazhet filluan të vinin çdo natë pasi ai të kthehej në shtëpi nga puna. Ai i tha asaj se ishte në lidhje me sigurinë, por mesazhet do të vazhdonin me orë të tëra. Ndonjëherë princesha vinte djalin e saj në telefon, por kjo zgjoi disa dyshime. Pasuan dhurata të tjera, duke përfshirë një humidor të punuar me dorë që përmbante puro me vlerë mijëra paund. Haya madje i dha një targë të personalizuar me numrin ‘RU55ELLS’.Familja ishte gjithnjë bujare me truprojat e tyre. Ajo shpesh paguante midis 5,000 dhe 15,000 paund si bakshish. Por dhuratat që mori Russell ishin shumë më tepër se kaq”, tha një mik i familjes.

