Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Liderët e Kosovës në Hagë, Ramush Haradinaj: Gjykata Speciale selektive, por e vërteta është me ne! Jemi viktima!

17:59 / November 21, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
HARADINAJ 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa lidershipi i Kosovës, mes tyre ish-Presidenti Hashim Thaçi për përballen me Dhomat e Specializuara në Hagë apo siç njihen në Kosovë, Gjykata Speciale, e cila ka ngritur ndaj tyre akuza për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit, një tjetër politikan që i ka vuajtur nënë lëkurën e tij këto akuza rrëfehet ekskluzivisht për emisionin “Kjo Javë” në Neës24 me moderatorë Nisida Tufën.

Ai është ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

I pyetur se si e gjykon situatën dhe pse kjo çështje u rihap pikërisht tani, Haradinaj shprehet se lidershipi i Kosovës nuk duhet të ketë frikë. Ai thotë se e vërteta është me ta dhe se e vërteta është se Kosova ishte viktima, sulmin e Bëri Serbia e në këtë luftë Kosovës i është dashur të mbrohet.

Haradinaj shtoi se me këtë akuzë të ngritur ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, Gjykata Speciale po tregon se është selektive.

1- Pothuajse gjithë lidershipi politik i Kosovës është në Hagë. Pse kjo situatë tani me Kosovën, a nuk ishin mbyllur këto çështje?

Është shumë me rëndësi të shpjegojmë se e drejta e Kosovës, e vërteta e Kosovës është e tillë që s’ka me iu frikësu, as me u shqetësu prej gjyqit e prej Gjykatës, sepse ne kemi qenë me të drejtën, e vërteta është në anën tonë, si viktimë, e lufta për me e mbrojt veten nga një regjim i atëhershëm i Millosheviçit, ndërsa po ashtu është me rëndësi me shpjegu se disa herë kemi kalu filtrat e drejtësisë për të dëshmuar këtë të vërtetë, pafajësinë tonë. Në fillim ka qenë OKB, se OKB e ka qeverisur Kosovën për 9 vjet, nga 1998-2009. Pra, ka pas një sistem të ligjit me gjykata e prokurorë që e kanë hetuar luftën. Pastaj edhe pas pavarësisë, ne kemi pas misionin e EULEX këtu. Ai mision është marrë me ekspertë ligjorë të BE e SHBA, jemi përballë me Tribunalin për krime në ish-Jugosllavi, tani kemi edhe këtë, pra Dhomat e Posacme. Pse ndodhemi këtu është se disa dyshime të ngritura për krime e për hetime që janë zhvilluar në atë kohë, i është kërkuar Kosovës, që të mundësohet shqyrtimi i tyre gjyqësor ose ligjor, e parlamenti ynë në atë kohë, e ka votuar një gjykatë si kjo. Tani është një situatë absurde, që kjo gjykatë nuk gjykon krimet, por kryesit nga UÇK, ose identifikim vetëm me njerëzit e UCK dhe njëkohësisht është jashtë vendit, me ligje të Kosovës, por jashtë vendit. Pra është një shprehje mosbesimi ndaj Kosovës e sistemit tonë gjyqësor.

2- AAK partia që ju udhëhiqni nuk e votoi ligjin për Gjykatën Speciale. Cila ishte frika juaj atë kohë lidhur me këtë gjykatë?

Frikë as atëherë as tani s’kemi pas nga gjykata. Ne mendojmë që Kosova është shumë mirë e ndërtuar për t’u vërtetuar e vërteta jonë në cilëndo gjykatë. S’kemi frikë nga gjykata. Po përshembull nuk ka gjykatë selektive. Kjo gjykatë e ka një mandat specifik me hetu vetëm njërën palë. Kjo është e pashpjegueshme, si mundesh me hetu vetëm njërin palë të konfliktit, pa hetu të dy palët, ose të gjithë. Pra, ana selektive është diskriminim. Dhe ne prej parimit universal të ligjit kemi dalë kundër, se nuk ka në Botë asnjë parim global nuk ekziston mënyra selektive e shqyrtimit ligjor të krimit ose të drejtës së viktimave, ose ka kryerje të veprave, ose ka viktima, po s’ka viktima të këtij e të atij, e kjo është ajo që na ka pengu ta votojmë ligjin dhe vështirësia tjetër është pse me e votu kur nuk na është besu. Pse jashtë vendit, pra pse të votojmë një gjykatë, ne Kosova, në parlamentin tonë, me ligjet tona kur fare s’është e jona është jashtë vendit. Nëse ne e krijojmë të paktën na lejo ta krijojmë në vend, po sjellin edhe gjykatës të huaj, prokurorë të huaj ekspertë. Ne kemi besuar se është dasht të krijohet në Kosovë kjo gjykatë, si fillim me një shumicë të gjyqtarëve e prokurorëve të huaj, por edhe të gjyqtarëve e prokurorë të Kosovë, se ka gjyqtarë e prokurorë të zot dhe të paanshëm që vërtetë i shërbejnë ligjit e pastaj gjatë kohës me iu delegu përgjegjësit krejtësisht vendorëve në gjykatën e Kosovës. Këto janë dy parimet, që s’e kemi votu ligjin pra 1- që është njëetnike 2- që shpreh mosbesim ndaj nesh po është krejtësisht jashtë vendit.

3- Ju jeni përballur më shumë se një herë me drejtësinë ndërkombëtarë. Në të dy gjykimet jeni shpallur i pafajshëm. Ku ndryshon ky proçes nga i juaji? Pse jeni shprehur skeptikë për procesin në Hagë?

Shikoni, gjykata për ish Jugosllavi ka qenë e habitshme si ne u bëmë palë e saj. Se në fillim ajo gjykatë është krijuar për palët kryesore, për Serbinë, që ka qenë shkaktare e tragjedive ose luftrave, por edhe për palë të tjera të përfshira. Ka qenë një absurd i llojit të vet që edhe shqiptarët të bëhen pjesë e kësaj gjykate. Mirëpo ajo gjykatë nuk ka qenë vetëm një etnike, që iu ka drejtu vetëm një etnie. Pra, ajo gjykatë nga parimi universal i ligjit, është më e drejtë se kjo. Kjo është një etnike, është pak e habitshme pse ka ardh kështu nuk është krijuar një gjykatë e tillë për asnjë palë tjetër të luftës, dhe ngrihet vetëm për Kosovën, pra s’ka pas një gjykatë tjetër vetëm për Serbinë, ky është edhe parimi pse ne kemi hezituar ta votojmë se nuk ka logjikë ligjore. Politika e ka votuar këtë gjykatë, njerëz politik. Ne kemi pas frikën se do të kemi një dëmtim të imazhit tonë të mundësive tona të besimit nga palë të tjera.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.