Edhe ditëlindja e ka gjetur mes shumë punësh dhe projektesh të reja. Këtë detaj e ka treguar vetë këngëtarja Rezarta Shkurta e cila sot feston 34-vjetorin. “Ditëlindja më gjeti më bukur se asnjëherë. Duke punuar. Së shpejti një tjetër film me metrazh të shkurtër nga një aktor i vogël”, ka shkruar Rezarta krah videos ku duket se është duke punuar me montazhin e saj. Miqtë dhe të afërm të Shkurtës nuk kanë harruar ta urojnë në këtë ditë speciale, duke shkruar një sërë fjalësh të ëmbla e plot dashuri për të.
Author: tirana
Analisti kosovar Milaim Zeka, deklaron se Basha ka mbledhur më së shumti fakte e prova në dëm të UÇK-së. Zeka pretendon se këto gjëra ia ka transmetuar privatisht, ish-luftëtarët e UÇK-së, ndër të cilët, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi. “Të paktën për mua dhe për njohës të Gjykatës së Hagës dhe Gjykatës Speciale kjo nuk përbën asnjë lajm që zoti Basha ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në Gjykatën e Hagës për krimet në Ish-Jugusllavi gjithashtu ka qenë punonjës ligjor në zyrën ligjore të administratës ndërkombëtare në Kosovë të quajtur UMNIK nga viti 2002. Në CV e Bashës figuron…
Aktorja e njohur Olta Gixhari, u bë nënë për herë të parë më 22 gusht. Ajo ka sjellë ne jetë një djalë, të cilin quajtën, Amar. Gjatë këtyre muajve aktorja ka treguar se po e shijon shumë mëmësinë. Ndërkohë Olta është kujdesur herë pas here që të japë një mesazh mjaft të bukur, që lidhet me dhënien gji në publik, që ndonjëherë në vendin tonë është ende “tabu”. Pak javë më parë ajo publikoi një foto teksa shihej duke ushqyer të voglin e saj në një vend publik, teksa shkroi “Procesi më i bukur në botë!”. Këtë mesazh ajo e…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikon listën e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikon listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore: I) Prokuroria e Përgjithshme 1. Olsian Çela 2. Thoma Jano, 3. Adnan Xholi, 4. Alfred Progonati, 5. Alma Muça, 6. Anila Leka, 7. Kudusi Shahu, 8. Kujtim Luli, 9. Sokol Stojani II) Prokuroritë e Apeleve 1. Ludovik Dodaj, 2. Moisi Duda, 3. Gjon Fusha, 4.…
Pasi ka kryer 48 vite në burg në Shtetet e Bashkuara, për vrasje, Gazi Çibuku tanimë jeton në fshatin Çetë të Devollit. Ai tregon historinë tragjike të jetës së tij dhe ngjarjet që i dhanë tjetër drejtim ëndrrës së tij amerikane. ë moshën 19 vjeçar theu kufirin për të kaluar drejt Greqisë prej ku arriti të udhëtojë drejt ëndrrës amerikane. Me mbërritjen në ShBA tregon se arriti të punësohet Por fati e braktisi menjëherë. Vetëm dy vite pasi iu largua rrethimit në shtetin amë, tregon përfshirjen në ngjarjen makabër, kur ekzekutoi me pistoletë një punonjëse seksi dhe siç shprehet gjithçka…
Manjola Nallbani është bërë pjesë e revistës “Living” dhe në setin fotografik është shfaqur shumë e kuruar si çdo herë tjetër. Mirëpo fotot e saj nuk janë pëlqyer nga një ndjekëse, e cila ka shfrytëzuar rastin të kritikojë këngëtaren e të tjera artiste. “Unë s’jam e këtij mendimi dhe nuk më pëlqejnë pozat e kësaj…. Shqipëria ka femra egoiste duan të duken gjithkund….mos harroj që pamjet e këtyre janë nën trukun dhe kurimin e tyre maksimal…kur ka femra shumë natyrale të thjeshta dhe femërore e të ëmbla”, ka shkruar ndjekësja. Manjola ka vendosur të heshtë, por ka qenë vajza e…
Ka përfunduar me shifrat 3-1 pjesa e parë midis Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e vlefshme për grupin katër të Ligës C. Shqipëra në rast fitoreje do të mbyllte grupin në vendin e parë duke siguruar ngjitjen në Ligën B dhe një mundësi më shumë për t’u kualifikuar në Botëror. Golat u shënuan nga Cikalleshi në minutën e 20 dhe 27, Manaj në minutën e 44, teksa miqtë kishin ngushtuar rezultatin në minutën e 35. Momentalisht ne jemi në vend të parë me 11 pikë teksa në vend të dytë është Bjellorusia me 10 pikë.
Thuajse të gjithë e kemi një person të ngjashëm (ose më shumë se një), nëpër botë dhe duhet të jenë me fat ata që e gjejnë! Personazhet publikë janë ata që kanë shanset më të mëdha t’u gjehen persona identikë me ta, ndërsa radhën së fundmi e kishte Kejvina Kthella. Dikush i ka vënë në dukje bukuroshes se ka një ngjashmëri të madhe me yllin e “Keeping Up Ëith the Kardashians”, Khloe-n. Fansi ka bashkuar fotot e dy vajzave dhe ne po pyesim veten si nuk e kishim vënë re më herët ngjashmërinë! Duket se edhe Kejvina, e cila ka…
Një foshnjë ka vdekur në një spital të Essex, Britani, pasi gjatë lindjes ishte përdorur “forcë e tepërt” nga mjekët, duke i shkaktuar dëmtime në tru. Sipas asaj që shkruan The Sun, Frederick Terry vdiq rreth 40 minuta pasi lindjes në një nga spitalet e Mid dhe South Essex Trust, më 16 nëntor 2019. Nëna e foshnjes kishte pësuar një hemorragji, ndërsa pasi ishte dërguar në spital, mjekët kishin përdorur me forcë një pincë, instrument metalik të lakuar të dizajnuar për t’u përshtatur rreth kokës së një fëmije. Inspektorët e Komisionit të Cilësisë së Kujdesit, edhe më parë kishin ngritur shqetësime…
Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë që të mbështesë financiarisht mjekët, infermierët, personelin mbështetës të spitaleve COVID si dhe të gjithë që janë përballë pandemisë. Me rritjen e rasteve me COVID, Meta thotë se për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut për t’u infektuar e bën të domosdoshme mbështetjen ndaj tyre. “Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti”, shkruan Meta. Ai thotë se koha nuk prek, pasi me rritjen e humbjes së jetëve në…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo nuk është dita e duhur për t’u grindur dhe ngritur probleme në dashuri. Në punë, një periudhë e përgjithshme pozitive: do të jetë e mundur të arrini një qëllim të vogël personal! Demi Nga 21 nëntori, situata në dashuri ndërlikohet. Në punë, është më mirë të shtyni disa diskutime të padobishme! Binjakët Nga data 21 mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj një personi. Yjet janë interesantë, një lajm i mirë për ndjenjat. Në punë,…
Shqipëria po luan prej orës 16:00 finalen për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Nations League. Kuqezinjtë e Edi Rejës përballen me Bjellorusinë në “Air Albania”, takim që duhet fituar për ta mbyllur në krye të grupit. Amir Abrashi dhe Elseid Hysaj janë mungesat e mëdha në këtë sfidë, ndërkohë që trajneri italian i kombëtares ka bërë disa ndryshime në formacion. Jurgen Gjasula rikthehet si titullar në mesin e fushës. Ashtu siç pritej, Qazim Laçi është zëvendësuesi i “pitbullit” Abrashi, kurse Albi Doka ka zënë vendin e Hysajt. Myrto Uzuni ka përfunduar në stol dhe si…