Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, pak ditë më parë ajo ka rikujtuar disa prej personazheve që ka imituar që në nisje të karrierës së saj. Por përbri fotos ku imiton ish ministren e Arsimit Besa Shahini, aktorja ka shkruajtur: “Ke imitoj unë, ikën nga posti politik gjithmonë” Duke nënkuptuar se oguri i zi është vet ajo ose thjesht është humor i Delindes. Meqënëse zgjedhjet po afrojnë, Delinda para disa ditësh pyeti fansat në rrjetin social, nëse do të imitojë kryeministrin Rama, çfarë mund të ndodhë vallë? Fansat kërkojnë që ajo ta imitojë në bazë të sondazhit. “Dhe Rama…
Author: tirana
Ditën e sotme bëhet me dije se ka ndërruar jetë një tjetër pacient tek Infektivi. Një 70-vjeçar nga Elbasani nuk ka mundur të fitojë betejën nga koronavirusi. Mësohet se i moshuari kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku po trajtohej nga Covidi. Pritet që rasti i tij të konfirmohet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin e Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj. Në korrik të vitit 2019, prokurori Gokaj u pezullua nga detyra dhe u dërgua tek Magjistratura për program trajnues. Gjokaj nuk ka pasur probleme me kriteret e pasurisë dhe pastërtinë e figurës, por me profesionalizimin dhe për këtë arsye KPK e dërgoi edhe njëherë në shkollën e Magjistraturës. Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më 11 tetor seancën gjyqësore publike për çështjen që i përkiste ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit të…
Pfizer dhe BioNtech kanë përditësuar rezultatet për vaksinën e prodhuar kundër COVID-19. Pfizer ka deklaruar sot se të dhënat e reja tregojnë se vaksina e tyre është 95 % efektive, nga 90% që u deklarua një javë më parë dhe se nuk ka efekte anësore. Të dhënat tregojnë se vaksina ka mundur të parandalojë format e lehta dhe të rënda të COVID, sipas kompanisë. Një tjetër lajm i mirë është se vaksina e Pfizer është 94% efektive tek të moshuarit dhe të rriturit, dy kategori që ende nuk dihej deri më sot efektiviteti i vaksinës. New York Times raporton se…
Moderatorja Albana Osmani ka sqaruar për herë të parë deklaratën që po qarkullon prej ditësh në rrjet në lidhje me faktin që nuk ka pasur kurrë miqësi me Arbana Osmanin, pavarësisht se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë. E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ajo ka shpjeguar të gjithë këtë, duke theksuar se i qëndron asaj çfarë ka thënë, por në kuadër të humorit. Gjithashtu, Albana ka thënë se shumë pjesë nga emisioni i Luana Vjollcës janë prerë, madje edhe një moment nga kjo deklaratë. “Ajo që thash që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as…
Sars COV2 ka shkaktuar shumë probleme që kur u shfaq, por tashmë e gjithë bota është përfshirë nga kriza e shkaktuar prej tij. Shumë studime tregojnë se virusi qëndron mbi sipërfaqe të ndryshme për orë të tëra. Studimet e fundit tregojnë se në ajër virusi mbijeton pak orë, por në sipërfaqet prej kartoni dhe në plastikë mund të jetojë dhe disa ditë. Shumë shkencëtarë ende janë në kërkim të antitrupi që mund ta zhduki këtë virus. Dhe pas shumë kërkimesh duket se kjo zgjidhje është gjendur nga inxhinieri i universitetit të Kalifornisë, Zhitong Chen. Sipas këtij shkencëtari plazma e ftohtë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur edhe në zgjedhjet e 25 prillit vullnetin për të qenë kandidat për deputet në listat e PD, por i pyetur për zonën ku do të garojë, ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur. “Ende nuk kam një vendim. Vendimin do e marr bashkë me Kryesinë e PD”, tha Berisha. I pyetur nëse do të kandidojë në Shkodër, Berisha tha se ka hequr dorë nga drejtimi i PD që në 2013, pas zgjedhjeve parlamentare. “Gjatë kësaj kohe kam mbrojtur vetëm interesin publik. Kam qëndruar, do të qëndroj në politikë, për të mbrojtur interesin publik,…
Ashtu si avokatët e Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, edhe mbrojtësit e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë dalë kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021. Avokati i një prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, tha në Gjykatën e Hagës se parashtrimet e prokurorisë mbi të akuzuarit janë shumë zhgënjyese dhe absurde. Avokati David Young tha në fjalën e tij se çuditet se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin. “Jam plotësisht dakord me avokatët e Thaçit dhe Veselit. Shkurtimisht më duhet të them…
Në qoftë se keni kaluar COVID-19, sipas mjekut Ylli Merja duhet të tregoni një kujdes të veçantë për veten tuaj. Organet më të prekura nga virusi janë kryesisht mushkëria, sistemi nervor apo dhe organe të tjera. I ftuar në “Vila 24” specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka sugjeruar oksigjenimin e trupit në ajër të pastër, qetësimin e sistemit nervor dhe rimëkëmbjen e energjisë trupore. Në fazën kur jemi të sëmurë, sipas tij nuk duhet të ushqehemi me arrorë, por në kohën kur sëmundja ka kaluar, ne kemi nevojë të marrim përbërës nga arrat a bajamet. Më tej Merja këshillon…
Në prill, më pak se një muaj pasi Covid-19 u shpall zyrtarisht një pandemi, Dolly Parton dhuroi 1 milion dollarë për kërkimin e vaksinës kundër koronavirusit në Universitetin Vanderbilt. Më shumë se shtatë muaj më vonë, është zbuluar se donacioni i këngëtares ndihmoi në financimin e vaksinës së Modernas për COVID-19, e cila këtë javë u bë vaksina e dytë e koronavirusit me një sukses të lartë. Emri i Parton shfaqet në raportin paraprak për vaksinën midis sponsorëve të tjerë si Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, dhe Universiteti Emory. Këngëtarja fillimisht i dhuroi paratë në Qendrën Mjekësore të…
Të martën e kësaj jave, Departamenti i Administratës Publike miratoi urdhrin që specifikonte rregullat standarde të punës të harmonizuara gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19, ku ndër të tjera jep edhe mënyrën se si do organizohet puna në distancë dhe në zyrë nga administrata. Sipas Departamentit të Administratës Publike, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë, institucionet e administratës shtetërore janë të detyruara të realizojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet kombinimit të punës në ambientet e institucionit dhe telepunës (puna në distance online). Për realizimin e detyrimit të përcaktuar në pikën I, të këtij neni, institucionet e administratës shtetërore duhet të përcaktojnë…
Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme nga Policia e Pogradecit, ku bëhet me dije se është gjetur pa shenja jete një person i seksit mashkull. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se një shtetas i moshës 37 vjeç është gjendur pa shenja jete në lagjen nr 3, pranë vendit të quajtur Oktapodi. Të njëjtat burime konfirmojnë se ai ka pësuar infarkt dhe ka qënë përdorues i lëndëve narkotike.