Dhomat e Specializuara në Hagë kamë njoftuar pak çaste para se të fillonte seanca se transmetimi ‘live’ i seancës do të bëhet me 45 minuta vonesë, ndërkohë që nuk bëhet e ditur arsyeja. “Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim.
Author: tirana
Të gjithë janë sy e veshë për të pritur vaksinën, si shpresa e vetme e ngelur për të luftuar pandeminë që ka përfshirë gjithë botën. Vaksina e kompanisë amerikane, Moderna, është 94 për qind efektive në parandalimin e Covid-19. Përbëhet nga 2 doza, dhe kushton 32-37 dollarë për dozë. 100 milionë dozat e para i ka blerë tashmë SHBA. Kanadaja ka porositur 56, Britania 50, dhe Zvicra 4.5 milionë doza. Vaksina e Pfizer-BioNTech, është mbi 90 për qind efektive. Kostoja për 1 dozë është 20 dollarë. Bashkimi Evropian ka porositur mbi 300 milion doza. Japonia do blejë 120 milionë ndërsa…
Çifti i njohur i aktorëve, Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis i kanë dhënë fund lidhjes, pas shtatë vitesh të fejuar. Burime për “People” kanë treguar se dyshja janë ndarë që në fillim të vitit 2020, por vetëm së fundmi është bërë e ditur. Pavarësisht ndarjes, Olivia dhe Jason ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, kjo dhe për hir të fëmijëve. Ata kanë dy fëmijë, një djalë 6-vjeçar të quajtur Otis dhe një vajzë 4-vjeçare, Daisy.
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehet se PD aktuale është shumë është larg qëllimit për të cilin ajo u krijua. Topalli u shpreh hapur se që prej vitit 2013 nuk e njeh më PD-në. “Unë nuk e njoh më PD-në. Në kuptimin që dhe e them me shumë dhimbje. Nuk e njoh më në kuptimin e asaj që unë kam menduar se është Partia Demokratike. Në kuptimin e shpresës, të besimit, të vlerave, të parimit të një force që do ta bënte vendin më të mirë. Nuk është një ditë, është proces që ka fillu që ka filluar pak para 2013 dhe…
Akademiku Artan Fuga pasi fitoi betejën me koronavirusin ka dhënë një lajm të mirë. Ai shprehet se nga burimet e tij në Gjermani, ka nisur informimi i popullsisë nëpërmjet fletushkash të shpërndara në familje se do të nisë vaksinimi kundër virusi të Covid19. Ai shkruan se sapo të vijë vaksina në Shqipëri, do të paraqitet vullnetar për ta bërë vaksinën. “Një lajm i mirë Burimet të miat, nëpërmjet rrjetit të informacionit prej dhjetra mijë vetësh të këtij profili, më njoftojnë se në Gjermani, ka nisur informimi i popullsisë nëpërmjet fletushkash të shpëndara në familje se do të nisë vaksinimi kundër…
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me një 31-vjeçare shqiptare në Itali. Mësohet se e reja, e cila jeton në Soresina ishte paraqitur për të bërë një tampon për koronavirus, por më pas kishte tentuar të largohej. Gjatë arratisjes ajo u plagos pasi makina e saj doli nga rruga. Mësohet se 31-vjeçarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye kishte shkuar në urgjencë. Aty e reja iu nënshtrua një testi për Covid. E shqetësuar nga rezultati që mund të merrte, ajo u largua nga ndërtesa. Mirëpo gjatë arratisjes makina e saj doli nga rruga duke e…
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe u ka bërë thirrje bizneseve që të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19, ndryshe do të përballen me mbylljen. ”T’u shpjegosh në mënyrë konstante që: “Kjo që po bëni, që kjo që po ndodh do t’ju sjellë mbylljen, ndërkohë që është shumë më produktive dhe efektive për ju edhe për ne që ju të përgjysmoni numrin e tavolinave.” Në qoftë se, sot ke 20 mbaj 10, do t’i kesh të hapura. Përmirëso shërbimin, shërbe në një kohë më të shkurtër. Më mirë të fitosh 50 lekë tani se sa të marrësh zero lekë mbas një muaji dhe…
Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka bërë thirrje për qytetarët që të respektojnë distancimin social dhe të mbajën maskën, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.Mjeku thotë se qytetarët nuk duhet të presin nga shteti që t’i ruajë, por duhet që ata vetë të mbrohen, madje të mësohen të jetojnë si eskimezë duke u izoluar dhe duke evituar çdo kontakt. “Mos prisni që t’ju ruajë shteti. Është e pamundur në çdo shtet që qeveria të dirigjojë në çdo moment njerëzit kur ata nuk janë të ndërgjegjësuar. Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë si eskimezë, të izolohemi dhe të evitojmë çdo…
Historiani Marenglen Kasmi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Çlirimin e Tiranës, deklaroi se periudha e Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë duhet parë me shumë kujdes, pasi ka interpretime të ndryshme. Kasmi theksoi se ndërkombëtarët gjithsesi kanë prirje t’i shkojnë në afër të vërtetës. “Ne shkojmë gjithmonë tek debati nëse kemi të bëjmë me çlirim apo me pushtim? Ata që u erdhën në pushtet ishin shqiptarë, pavarësisht atij sistemi. Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri është e studiuar. Sot duhet ta shikojmë me kujdes atë periudhë. Në kohën e komunizmit, duhet të…
Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj i ftuar në TCh, ka rrëfyer rastet më të dhimbshme për të në këtë situatë të pazakontë që është futur sistemi shëndetësor në vend por edhe në të gjithë botën për shkak të koronavirusit. Ai ka thënë se rasti më i rëndë që nuk mund ta harrojë kurrë, ishte ai i djeshmi ku një grua shtatzanë humbi jetën, për shkak të komplikacioneve nga Covidi. “Eksperienca të dhimbshme ka shumë. Por ajo që më ka mbetur në mend është ajo e djeshmja. Ku dy mjeke të reja ranimatore qanin kur humbi jetën gruaja shtatzanë.…
Një studim izraelit i përgatitur nga Ministria Izraelite e Inteligjencës, botuar në Israel Today, paralajmëroi për atë që e quajti “fuqia në rritje e Turqisë” në Afrikë, duke theksuar nevojën që Tel Aviv të fitojë më shumë vende në kontinentin afrikan. Sipas këtij studimi, vendet afrikane votuan në Kombet e Bashkuara si një “bllok votimi” kundër Izraelit dhe në favor të palestinezëve. Studimi thekson më tej se Izraeli “mund të inkurajojë në një periudhë relativisht të shkurtër kohe 6 vende afrikane të ndryshojnë mënyrën e votimit, por kjo kushtëzohet nga mbështetja e interesave të përbashkëta me ato vende”. Studimi sugjeroi…
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në afërsi të ashtuquajturës “markata” e qytetit. Në aksident janë përfshirë një automjet tip Smat dhe një tjetër tip BMW. Nga përplasja e fortë ka mbetur e plagosur një vajzë ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime më të lehta. E plagosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.