Një takim i lënë nëpërmjet një reklame të klasifikuar përfundon si mos më keq për një burrë 55 vjeçar francez. Burri në moshë dëshironte të kalonte disa momente intime të shtunën që lamë pas, madje duke paguar. Ai kontakton numrin e reklamës së klasifikuar dhe vendos për një takim me zonjën e re në shtëpinë e tij. Duke dashur të jetë zemërgjerë, ai paguan 200 € paradhënie. Por, nuk kishte kohë të merrte masa kur një burrë me thikë kasapi u shfaq në rezidencën e tij në Lattois, e cila nuk ishte mbyllur. I riu pretendon se e ka motër…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e një shkollë të ndërtuar, duke u shprehur i mahnitur për punën e bërë nga ekipi teknik. I mbetur pa fjalë, Rama ka zgjedhur që të përdorë fjalën “marshAllah”, frazë që do të thotë “çfarë ka dashur Zoti” dhe përdoret për të shprehur vlerësimin, gëzimin, lavdërimin ose mirënjohjen për një ngjarje apo person. Përdorja e fjalës, nuk u ka shpëtuar komentuesëve të tij, të cilët menjëherë, me “shpatë në dorë” i kanë kërkuar llogari se përse nuk përdorte fjalë shqipe. Sigurisht që replikat nuk kanë munguar as nga ana e kryeministrit, i cili edhe…
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë. Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar përgatitjen e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit ku ka theksuar se partia është e mirëorganizuar dhe do ja dalë dhe në këtë sfidë. Spiropali ka theksuar se pas 26 prillit, Basha nuk ka vend në PS por do të shkojë pranë familjes në Holandë se ka punë për të bërë. “Në këto 11 vite që unë drejtoj në PS kam parë shumë njerëz që i janë bashkuar kësaj force politike dhe i kanë shërbyer vendit, nuk shikoj asnjë problem ne jemi të sigurt në zgjedhje. Unë mendoj…
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka ftuar qytetarët të komunikojnë me mjekun e familjes mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Ajo tha se pacientët nuk duhet të përdorin aparat oksigjeni në shtëpi. “Në shtëpi rekomandohet që të ndiqen rastet e lehta dhe të mesme kur kanë një nivel të caktuar oksigjeni, është pikërisht niveli i oksigjenit 93-94% që pacienti mund të qëndrojë në shtëpi me rekomandimin e mjekut të familjes. Ky është një fenomen që njerëzit kanë filluar të përdorin aparat oksigjeni në shtëpi. Trajtimi duhet të bëhet i vëmendshëm dhe i specializuar. Unë personalisht nuk ua rekomandoj këtë trajtim në…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shkurtër nga emisioni “Zonë e lirë”, shkëputur nga disa vite më parë. Në video, moderatori Arian Çani, telefonon kryedemokratin Lulzim Basha, dhe e pyet se përse nuk ia kishte hapur telefonin një javë më parë. Në përgjigjen e tij, Basha i tregoi se kishte qënë në gjumë. “Isha ne gjume mor burre”, degjohet zeri i Bashes! “Ou, ç’të gjeti që the të vërtetën! Fli xhan fli”, shkruan Rama me ironi përbri videos. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Avokati Jetmir Bilali dhe shoku i tij patën të njëjtin fat. U mashtruan nga një grua e cila duke shfrytëzuar besimin e tyre si myslimanë ju premtoi se do ti ndihmonte në emër të Zotit. Njërin pasi u shtir si juriste në parlament, e mashtroi se do ta ndihmonte për biznesin, për të cilin ajo kishte dërguar shkresa false me logon e bashkisë duke e njoftuar për shembjen e dyqanit. Tjetrit i tregoi se kishte shoqe ministren e drejtësisë dhe mund t’ja zgjidhte çështjen për 10 mijë euro.në Gjykata e Tiranës historitë e mashtrimeve janë nga më të pabesueshmet. Shtetas…
Andi Lila pritet që të jetë kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke mbuluar zonën e Kavajës. Gjatë një denoncimi të tij në facebook sot ndaj kryebashkiakut aktual të Kavajës Redi Krajli, Andi Lila ka zbuluar dhe strategjinë e re të opozitës, atë të kërkimit në Kushtetuese të anulimit të zgjedhjeve vendore të 2019-s. “Unë personalisht si shumë qytetar të Kavajës,ju z.Krajli nuk ju njohin si Kryetar Bashkie pasi e ka marrë këtë detyrë në kundërshtim me ligjin, me zgjedhje moniste të cilat nuk janë të dekretuara nga Presidenti i Republikës. Besoj se Gjykata Kushtetutese do t’ju…
Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë që studiojnë diabetin thotë se pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah se sa më të rrezikuar janë njerëzit me këtë sëmundje ndaj virusit. Në një raport të këtij grupi të publikuar me rastin e ditës botërore për diabetin (14 nëntor), thuhet se diabetikët kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të rënda, ose vdekje nga COVID-19. Dietat në mbarë botën mund të ndryshojnë, por në një numër vendesh në rritje mbipesha, keq-ushqyerja dhe ndryshimi i stilit të jetesës po çojnë në rritjen e numrit të njerëzve me diabet. Sipas një studimi të ri, pjesa…
Covid-19 i ka marrë jetën në moshë 60-vjeçare inxhinierit të Urbanistikës të Bashkisë së Librazhdit, Veli Dashi. Inxhinieri humbi betejën me virusin e rrezikshëm. Ndarja nga jeta e inxhinierit është një lajm i trishtë për të afërmit, kolegët dhe gjithë qytetin e Librazhdi. Dashi la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, një djalë e një vajzë.
Ndërsa disa ikin, të tjerë personazhe i shtohen Përputhen. Sot, në puntatën e radhës, janë dy djemtë të rinj që janë bashkuar me konkurrentët. Blerim Fejza, është njëri prej tyre, 28-vjeç, nga Tirana. Më parë ka jetuar në Londër, ndërsa tashmë është kthyer në Shqipëri, për t’u marrë me biznes. I pyetur nga vajzat nëse e kishte një prej tyre të preferuar, ai tha “po”, por pa dhënë asnjë emër. Erlind Kapllani, është djali 23-vjeçar i cili ka mbaruar studimet për Inxhinieri. Nuk kam krijuar asnjë lidhje të qëndrueshme jashtë, tha Kapllani në prezantimin e tij, ndaj dëshironte fatin në…
Ka ndërruar jetë ditën e sotme koreografi i njohur i Elbasanit, Albert Vrapi. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij, por edhe nga miq e dashamirës të artistit të cilët i kanë bërë dedikime prekëse në rrjete sociale. Sipas të dhënave, Albert Vrapi kishte disa kohë që luftonte me sëmundjen, por dje ajo e ka mposhtur. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka hidhëruar pa masë familjen si dhe të njohurit që ai i kishte të shumtë në Elbasan. Të parët që kanë reaguar duke shprehur hidhërim nga kjo ndarje e parakohshme kanë qenë artistët dhe…