Ndërsa disa ikin, të tjerë personazhe i shtohen Përputhen. Sot, në puntatën e radhës, janë dy djemtë të rinj që janë bashkuar me konkurrentët.

Blerim Fejza, është njëri prej tyre, 28-vjeç, nga Tirana. Më parë ka jetuar në Londër, ndërsa tashmë është kthyer në Shqipëri, për t’u marrë me biznes. I pyetur nga vajzat nëse e kishte një prej tyre të preferuar, ai tha “po”, por pa dhënë asnjë emër.

Erlind Kapllani, është djali 23-vjeçar i cili ka mbaruar studimet për Inxhinieri.
Nuk kam krijuar asnjë lidhje të qëndrueshme jashtë, tha Kapllani në prezantimin e tij, ndaj dëshironte fatin në Përputhen.
