Author: tirana

Gjermania ka në plan të krijojë qindra qendra në të gjithë vendin në dhjetor për t’u përgatitur për vaksinimin masiv kundër koronavirusit, shkruan gazeta ‘Welt am Sonntag’.Duke cituar sondazhin e saj midis ministrive të shëndetësisë të 16 shteteve federale të vendit, gazeta tha se sallat e ekspozitave do të luajnë një rol kryesor në përpjekjen për vendin e parë të konfirmuar në qytetin verior të Bremen. Sipas raportit, diskutimet me industrinë e logjistikës rreth shpërndarjes së dozave të vaksinës janë ende në faza të hershme. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn ka sinjalizuar se vendi i tij po kërkon të sigurojë…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ka kohë që nuk kanë qëndrime të njëjta, dhe kjo pasi Rama nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë. Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohet si komb teksa ka qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë. Sipas tij, këto dy shtete nuk e kanë luksin që të dallojnë me qëndrime sa i përketë Beogradit. “Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotri Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përketë…

Read More

Romina Aliaj, këngëtarja e muzikës popullore qytetare ka qenë e ftuar këtë të premte në “Zonë e Lirë”, TV Klan me Arian Çanin. Aliaj, ishte e ftuar për të promonuar këngën e saj më të re me titull “Emigrantë e Diasporë”, por në fillim të intervistës Çani i kërkon asaj që të këndojnë “Hajderin Pashën”, e pas performancës gazetari dhe moderatori Çani i thotë se kishte pak nuanca serbisht në këndim, ku i menjëhershëm ishte reagimi i këngëtares labe: “Nuk ka shance. Jam raciste, serb edhe greke nuk këndoj, kurrë. Nuk i dua grekët, mos më provoko”, u shpreh Romina…

Read More

Pas akuzave të shumta nga qytetarët për vonesën e përgjigjes së tamponit, ka reaguar ministrja Ogerta Manastirliu. Ajo është shprehur në një dalje për mediat se po punohet në mënyrë që ato të vijnë brenda 72 orëve. Sipas ministres, duhet bërë një balancë mes shpejtësisë së marrjes së përgjigjes dhe saktësisë së rezultatit duke prioritizuar këtë të fundit. “Ne e dimë se çfarë ndodh jashtë Ministrisë së Shëndetësisë. Kur komiteti i ekspertëve vlerëson në mënyrë dinamike situatën sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm. Ka probleme në menaxhim sepse kjo pandemi është. Asnjë sistem në botë nuk është perfekt. Ne duhet…

Read More

Lewis Hamilton është një legjendë në Formula 1. Piloti britanik fitoi çmimin e madh të Turqisë ditën e sotme dhe siguroi fitimin e titulit kampion bote. Britaniku ka barazuar rezultatin e ish-kampionit të botës, Michael Schumacher me 7 tituj kampion bote. Ai ishte goxha i shkëputur nga pjesa tjetër e pilotëve, pasi Perez dhe Vettel përfunduan pas tij. Çmimi i madh i Turqisë pati rivalitet dhe të papritura, pasi reshjet e shiut ndikuan në garë. Pilotët u përplasën, ndërsa e gjitha skena ishte fatlume për Ferrarin që e mbyll në vendin e tretë me Vettel dhe të katërtin me Leclerc.

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Nga një anketim rreth feve dhe sigurisë kombëtare (financuar nga një fondacion gjerman), që u zhvillua nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se besimimi fetar në popullsinë e rritur ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1. Marzhi i gabimit statistikor rreth përqindjes së besimtarëve sunitë është +/-2.9 pikë përqindje (për besimet e tjera marzhi është shumë më i vogël, sepse sa më e vogël është përqindja e një treguesi në anketim, aq më i vogël është intervali i gabimit rreth tij). Tabela 1. Në cilën…

Read More

Pesë pyetje mbi pandeminë botërore dhe përgjigjet e rëndësishme nga kreu i virologjisë në Universitetin e Padovës në Itali, në lidhje me Covid 19, nga shfaqja e simptomave deri te përkeqësimi i shëndetit të pacientit. 1.Çfarë do të thotë të shërohesh nga Covid-19? “Do të thotë të shuash simptomat e sëmundjes të shkaktuara nga agjenti infektiv i quajtur Sars-CoV-2, për shembull dhimbje fyti, pneumoni, vështirësi në frymëmarrje, dështim i organeve të ndryshme. Infeksioni nuk konsiston në transmetimin e virusit, por të sëmundjes”, shpjegon Giorgio Palù, kreu i virologjisë në Universitetin e Padovës. 2.Kush kurohet nga simptomat mbetet pozitiv? “Ju mund…

Read More

Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, dhe futbollisti 23-vjeçar i Tiranës, Albi Doka, kanë hequr njëri-tjetrin nga lista në “Instagram”, duke i vënë vulën kështu ndarjes së tyre. E direkt pas rikthimit në statusin single, Franceska u është kthyer edhe fotove hot ku poson pa të brendshme poshtë fustanit klas. Ajo duket shumë e lumtur dhe në formë tashmë. Historia e ish-lojtares së “Big Brother” me futbollistin u zbulua kur ajo në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”, foto që nuk mori miratimin nga Albi. Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet…

Read More

Të gjithë ata persona mbi 70 vjeç dhe nën 25 vjeç do të ndalohen me ligj të përdorin armët e zjarrit. Kështu parashikon projektligji i ri që ka nisur të shqyrtohet nga komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të ndryshimit të ligjit për armët, ndryshimet e fundit të të cilit janë kryer në vitin 2014. Përveç kësaj, ndryshimet parashikojnë forcimin e kontrollit mbi armët, kritere më të forta për t’u pajisur me armë me leje, gjurmimin dhe regjistrimin e armëve, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare. Gjithashtu nuk mund…

Read More

“Nga e hëna do të eksperimentojmë me 5 mijë teste që bëhen vetë”, njoftoi presidenti i rajonit të Venetos në Itali, Luca Zaia, duke paralajmëruar mbërritjen e një risie të vërtetë të manierisë shëndetësore, e cila mund të ndihmojë shumë në luftën kundër koronavirusit. Sipas Zaias, në këtë mënyrë, me shumë pak euro të shpenzuara ndryshon plani i shëndetësisë. Në fakt, me testet që mund të bëhen vetë, reduktohet një pjesë e peshës nga sistemet shëndetësore e madje edhe kostot. Sipas zyrtarit të OBSH-së, Ranieri Guerra, testet njëpërdorimshme të vetadministrimit, do të gjenden nëpër farmaci. Italia regjistroi së fundi një…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se situata pandemike ne vend është kritike. “Gjatë gjithë këtyre muajve jemi në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit. Qytetarët kanë një rol kryesor në këtë pandemi që në këtë luftë ta dalim të fituar. Krahasuar me një muaj më parë kemi dyfishim të rasteve pozitive”, Manastirliu. Manastirliu theksoi se deri më tani rezultojnë 265 vatra aktive në vend. “31.6 është mesatarja e vendeve të rajonit për fatalitetet. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektive. 265 vatra aktive në Shqipëri, 67% prej tyre rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të…

Read More

Ndryshe nga takimet e tjera javët e fundit ajo që u vu re është fakti se thuajse të gjithë pjesëmarrësit në takimin e LRI në Shkodër kanë qenë me maskë. Të rinjtë e LRI kanë vendosur maska të kuqe me inicialet e LSI. Ky reflektim i Lëvizjes Socialiste për Integrim vjen pasi për herë të parë u shfaq me maskë në një takim publik edhe Presidenti Meta, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ditën e premte. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë vendim Meta tha se mund të konsiderohet edhe një reflektim i tij pasi rastet me COVID janë rritur…

Read More