Author: tirana

Të gjithë e kemi fare mirë të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurtë për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarve! Pavarësisht se tani më shumë se kurrë përpiqemi të ruajmë higjienën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, jo gjithnjë kemi mundësi ta bëjmë siç duhet procesin e larjes së duarve. Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezinfektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga…

Read More

Në një moshë të re është ndarë nga jeta ushtaraku Ndrec Përkeqi. Sëmundja e rëndë e mori në moshën 55 vjeçare, ndërsa kishte mbi supe një karrierë të gjatë e të suksesshme në sektorin ushtarak. Ndrec Përkeqi do të mbahet mend gjatë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës, i cili në pozicionin e komandantit të batalionit të tankeve të përqëndruara në Kukës, ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në operacionet humanitare dhe ushtarake, madje duke strërvitur, mbështetur e trainuar kontigjente njerëzore që ishin inkuadruar në luftën për clirimin e Kosovës. Ndrec Përkeqi ka kryer shkollën 8-vjeçare në vendlindje, Lëkundë, Selitë; shkollën e mesme…

Read More

XH. B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, dy vjet pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte. “Ai ishte i martuar dhe ka dy fëmijë ndaj i kërkova të ndaheshim”. Por pikërisht kjo kërkesë e vajzës e ka agravuar situatën dhe ka tjetërsuar të dyshuarin A. K, që si fillim e ka akuzuar “të dashurën” për tradhti, dhe më pas ka shtuar dozat duke e kërcënuar. Sipas dosjes në përfundim të hetimeve i riu përfundoi nën akuzë për përndjekje duke qenë se ka kundër tij një sërë provash si dhe ka kryer…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se me kreun e qeverisë jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Në një postim në Twitter, kryedemokrati shkruan se PD do ta shërojë Shqipërinë. Basha shton se do ndimohet financiarisht çdo familje shqiptare dhe do sillet shpresë e re për vendin. Postimi “Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin.” Me Ramën jemi të fundit në çdo…

Read More

Beart Rexhepi është një ndër ish-konkurrentët e “Për’puthen”. Ai ishte i pranishëm për pak kohë dhe zhvilloi takime me Anën dhe Tean, derisa papritur tregoi se kishte vendosur të largohej nga programi. Lajmin e dha me një postim në Instagram, teksa nuk dha asnjë shpjegim për arsyen pse. Ditën e djeshme, Bearti u shpreh në “InstaStory” se pas mijëra mesazheve që i kanë ardhur (kush janë këta mijëra?), ka vendosur të flasë për largimin. Ai ka treguar se kishte kërkuar disa herë të fliste me autoren e programit, Olsa Muhameti dhe ajo “e kishte injoruar”. “Në fund vendosa të mos jem…

Read More

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Kjo Javë”, ku ka folur për pasojat që ka lënë pandemia e koronavirusit në ekonomi, duke thënë se është një situatë e rënduar “Ka një situatë, e cila nuk mund të bëhet më e mirë para vitit 2022. Shpresoj që të kemi mundësi të gjithë të bëjmë vaksinën, që t’i rikthehemi normalitetit të lëvizjes, se sa i takon ekonomisë, do duhet kohë për rimëkëmbje”, tha Bregu. Mes të tjerash ajo është pyetur dhe për “Lëvizjen për Ndryshim” të ish kryeparlamentares Jozefina Topalli, ku e vlerësoi si…

Read More

Kryeministri Edi Rama publikon live pamjete dhene nga nje televizion shqiptrar, me pamjet nga spitali Covid ku po kurohet dhe artistja e njohur shkodrane Justina Aliaj! Rama sulmon dhe njehere opoziten qe po ben propagande me vdekjen duke e quajtur nje turp. Postimi i Rames: REALITET APO PROPAGANDË? *faleminderit gazetares dhe televizionit News 24 për këtë material dokumentar nga realiteti i spitalit Covid 1🙏 **dhe turp e përsëri turp, kush përhap panik tek njerëzit me shpifje për “kolapsin” në spitale, pacientët që “dergjen nëpër dysheme”, oksigjenin që “mungon” e me të tëra helmet e gojës së shthurrur..”

Read More

Puna nga shtëpia, që nisi si një opsion i detyruar nga karantina, tani është kthyer në një normalitet për disa kompani dhe profesione kyçe. Korporatat e mëdha po aplikojnë rotacionin, ku deri në 50% e stafit, në departamente të caktuara, punojnë nga shtëpia, ndërkohë që paralelisht kryejnë investime në sisteme. Kompanitë e Teknologjisë së Informacionit pohojnë se bizneset po bëjnë “presion” që kontratat e reja, të zbatohen sa më shpejt, për shkak të frikës së një mbylljeje të dytë. Paralelisht po investohet në disa drejtime si automatizimi i proceseve, sistemet ERP apo të menaxhimit të klientëve. Fiskalizimi dhe maturimi i…

Read More

Këngëtarët Elvana Gjatës dhe Mozzik, pritet të sjellin bashkë një këngë, të paktën kështu raporton “Prive”. Media kosovare shkruan se Mozzik dhe Elvana tashmë kanë rënë dakord për të realizuar bashkë një projekt i cili pritet të dalë para fundit të vitit. Ende nuk ka një datë fikse për publikimin, por duke i ndjekur të dy, fansat me siguri nuk do të zhgënjehen.

Read More

Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech, e cila të hënën e kaluar njoftoi se ka zhvilluar së bashku me Pfizer një vaksinë kundër koronavirusit me efektivitet 90%, tha për “The Guardian” se kjo vaksinë do të mund të ndalojë pandeminë Covid-19. Ai tregoi edhe periudhën se kur do t’i kthehemi jetës normale. “Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.”-tha ai. Shkencëtari shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina e…

Read More

Një 23-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku viktimë ka mbetur i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronas. Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigo. Incidenti ndodhi të enjten e kaluar në mëngjes, ndërsa i riu shqiptar u transferua me helikopter në spital. Gjendja e tij ishte shumë e rëndë që në fillim, duke u shtruar në kujdesin intensiv. Punëtori 23-vjeçar vdiq pasditen e djeshme, pas dy ditësh shtrimi në spital në Rovigo. Rënia nga 8…

Read More