Author: tirana

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar për shoqërimin e ish-ministrit të Jashtëm Kastriot Islami, për shkak të pretendimit të policisë se ky i fundit nuk mbante maskë. Paloka shprehet se Rama është një hakmarrës i vogël e i neveritshëm, që përdor policinë. Postimi i nënkryetarit të PD-së Edi Paloka: Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë

Read More

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot për një dimër të vështirë në lidhje me situatën e Covid-19, dy javë në një mbyllje të pjesshme njëmujore, që synon të pakësojë shifrat e rasteve të infektimit. “Dimri në ardhje do të parashtrojë kërkesa të mëdha për të gjithë ne”, tha ajo në podcast-in e saj javor. “Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë për mjaft kohë”, shtoi Merkel, duke theksuar se një gjë e tillë do të thotë se njerëzit nuk mund të takohen më aq lehtë sa në të kaluarën. Komentet e saj vijnë përpara një takimi të planifikuar për…

Read More

Kryeministri Edi Rama e quan Hashim Thaçin si simbolin e lirisë së Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama teksa shpërndan foton e Thaçit me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan: Liria ka emër! Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përgatiten të dalin për herë të dytë para tribunalit të Hagës. Ata akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Të katërt kanë dalë në seancën e parë të gjykimit dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Read More

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin Kastriot Islami. Mësohet se Islami ka kundërshtuar forcat e policisë. Ish-deputeti nuk mbante maske në ambiente të jashtme dhe nuk ka treguar dokumentin e identitetit, ashtu si është dhe rregullorja. Shoqërimi i Islamit është bërë tek diga e Liqenit në Tiranë. Islami ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit kanë dashur ta gjobisin se nuk mbante maskë.

Read More

Këtë vit të gjithë kemi nevojë për festë, drita e ngjyrë, pas një periudhe të vështirë që po kalon gjithë bota. Pavarësisht se jemi ende 1 muaj larg Krishtlindjes, shumë njerëz kanë nisur të zbukurojnë shtëpitë dhe të ndjejnë atmosferën festive. Zakonisht janë fëmijët e vegjël ata që gëzojnë e i shtyjnë prindërit më shumë drejt zbukurimit, ndaj shumë personazhe të njohur janë bërë tashmë gati për festa. Edhe në familjen Kallaku, Krishtlindja ka mbërritur, të paktën për sa i përket pjesës së atmosferës. Xhensila ka ndarë në Instagram disa video nga momenti i stolisjes së pemës bashkë me Besin…

Read More

Greqia ka patur një rënie të rasteve pozitive me koronavirus pasi brenda 24 orëve janë raportuar 2,835 raste të reja dhe 38 persona kanë humbur jetën. Në krahasim me ditën e djeshme ku vendi regjistroi 3,038 persona të infektuar dhe po 38 viktima. Autoritetet shëndetësore në Greqi raportojnë se janë shëruar 370 pacientëve në 24 orë. Qytetet me shifrën më të lartë të rasteve pozitive janë Selaniku me 766 raste të reja dhe Atika me 612 raste të reja. Totali të infektuarve me COVID-19 në Greqi që prej fillimit të pandemisë ka kapur shifrën e 75,345 rasteve pozitive ku dhe…

Read More

Partia Demokratike e Shqipërisë reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në spitalet Covid në vendin tonë nuk mungon asgjë, dhe se ofrojnë gjithçka si në spitalet në Turqi. Në një video-mesazh, PD thekson se Rama ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore dhe nxjerr marrëzi nga goja. “Ky burri ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore. Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës. Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja!…

Read More

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, duke folur për emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se në korrik 2021, tarifat roming në rajon do të zërohen. Bregu theksoi se rajoni duhet të ecë përpara në rrugën e integrimit si një treg i përbashkët. “Në Berlin u vendos nga liderët e Ballkanit Perëndimor që të krijohet treg i përbashkët rajonal. Prej ditës së martë, vendet e rajonit të funksionojnë si treg i përbashkët. Ky është një plan i ri për 4 vitet e radhës. Kjo do të thotë se do të ketë lëvizje të lirë të…

Read More

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për pasojat që ka lënë pandemia e koronavirusit në ekonomi, duke thënë se është një situatë e rënduar, që mund të bëhet më mirë vetëm nga viti 2022. “Ka një situatë, e cila nuk mund të bëhet më e mirë para vitit 2022. Shpresoj që të kemi mundësi të gjithë të bëjmë vaksinën, që t’i rikthehemi normalitetit të lëvizjes, se sa i takon ekonomisë, do duhet kohë për rimëkëmbje”, tha Bregu. Ajo iu drejtua me një mesazh dhe politikës shqiptare, teksa u shpreh se…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar, pasi Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është infektuar me Covid-19 dhe po kurohet. Meta shprehet se i uron shërim të shpejtë Sytarit dhe kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës. Postimi i presidentit Ilir Meta: I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19. Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së…

Read More

Profesori i mjekësisë, Arben Gjata, në një intervistë dhënë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” në “Neës 24”, deklaroi se antibiotikët në fillim të sëmundjes së Covid-19 nuk bëjnë efekt. Ai tha se marrja e vitaminave të tilla si C, D, E dhe zinku rrisin imunitetin e trupit. “Mund të përdorim antibiotik kot. Antibiotikët nuk bëjnë efekt. Antibiotikët nuk nisin që në ditën e parë, por varet edhe nga situata e pacientit. Fatkeqësisht nuk ka formulë magjike, por është e nevojshme që të flitet me mjekun e familjes. Vitamina D, C, E, zinku mund t’i marrësh në fillim…

Read More

Ai e ka shprehur gjithmonë simpatinë e tij për moderatoren Luana Vjollca. Një vit më parë i ftuar në një emision televiziv, Milaim Zeka i pyetur se kë do të zgjidhte për të kaluar një natë mes Luana Vjollcës dhe Fjolla Morinës, ai shpreh i bindur për Luanën. “Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën,”– ishin fjalët e Milaim Zekës për Luana Vjollcën. Mirëpo i ftuar…

Read More