Nga Yaakoz Katz, Jerusalem Post Në vitin 2008, pas zgjedhjeve që sollën Barack Obamën në pushtet, kishte disa zyrtarë në Izrael që ishin të sigurt se presidenti George W. Bush nuk do të largohej nga zyra pa i shkatërruar bunkerët ku Irani po pasuron uranium. Mirëpo, edhe pas shumë vitesh, këto bunkerë vijojnë të jenë funksionalë. Kjo është e rëndësishme të kihet parasysh edhe tani, ku ka spekulime se Trump do të urdhërojë një sulm të tillë apo do t’i japë Izraelit dritën jeshile për ta kryer atë, para se të largohet nga zyra. Këto spekulime vijnë për një seri shkaqesh.…
Author: tirana
Ministria e shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2409 testime, prej të cilëve 532 janë pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit 7 të infektuar kanë humbur jetën si dhe janë shëruar 100 të tjerë. 16 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 të tjerë intubuar.
Kryeministri Rama nga Vlora u ka bërë thirrje qytetarëve të shkojnë tek mjeku i familjes dhe jo tek privati në këto kohë të vështira. Sipas tij spitalet private janë të lidhura me farmacitë dhe duan të shesin ilaçet. “Dhe pse është sëmundje vdekjeprurëse nuk duhet që direkt ta mbysim veten me antibiotikë. Jo nuk është kështu. Mos dëgjoni të tjerët. Keni mjekun e familjes, se privati atë punë ka të shesë, janë të lidhur me farmacitë, atë duan të shesin ilaçe. Por jo s’funksionon kështu bli ilaçe mbytu me to. Kemi rastin e Silva Binos, që nuk iku në Turqi,…
Rama nga Vlora tha se kush do mund të shkoj në Turqi, por nuk ka asgjë më shumë se në Shqipëri. “Njerëzit, një pjesë e madhe që s’kanë simptoma, pse i bëjnë simptomat tek privati? Nuk i ndalim dot, por i themi dëgjoni mjekët. Nëse nuk ndihesh mirë, sillu si ta kesh Covidin, sillu si të thonë mjekët, nuk ka nevojë ta bësh tamponin, pse e bën, për çfarë ta bësh. Një nga mjekët më tha që kur të dalësh, të lutem thekso, mos blini ilaçe kot. Mjekët e familjes e dinë se çfarë duhet të thonë në bazë të…
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka vizituar edhe spitalin e Vlorës, ku aktualisht është hapur edhe një repart për trajtimin e të prekurve me Covid. Ndërkohë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, krahas videos me pamjet e spitalit, Rama ka thumbuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Ai shkruan se Kreu i Shtetit del i dehur në studiot televizive dhe thotë se në spitale nuk ka shtretër mjekë, oksigjen dhe ilaçe. “Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin. Dhe…
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Kosovë dhe 765 infektime të reja. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.752. Rastet pozitive janë nga komuna…
Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson pritet të njoftojë ndalimin e shitjes së makinave me naftë dhe benzinë që nga viti 2030. Sipas mediave ndërkombëtare, Johnson e ka marrë këtë vendim për shkak të ndotjes së madhe që lënë mbrapa këto makina. Fillimisht ky plan ishte menduar që të vihej në zbatim në vitin 2040 por në përpjekje për të ulur sa më shpejtë ndotjen e ajrit vendimi pritej që të hynte në fuqi në vitin 2035. Ndërsa tani Johnson mesa duket ka vendosur që ta ulë edhe me 5 vite të tjera ndotjen e ajrit. Gjithashtu mediat britanike bëjnë me…
Nuk jam gay, asnjë femër s’është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë”. Hermes Nikaj ishte mësuar që ta niste ditën herët në mëngjes në televizion dhe ta vazhdonte mes miqve të famshëm dhe angazhimeve të tij. Por gjithçka ndryshoi kur rreth një vit më parë ai u arrestua nga policia, për akuzat “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”. Pas tre muajsh në burg, prezantuesi sot është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në intervistën e tij dhënë për “Bluetooth”, 26-vjeçari tregon sesi ndryshoi jeta e tij, nga një i famshëm i padënuar më parë, në prishjen e imazhit, për një akuzë që…
Me nisjen e valës së dytë të pandemisë, udhëtimi është bërë sërish i vështirë. Më 13 tetor, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), deklaroi se linjat ajrore po punojnë me vetëm 10 për qind të kapacitetit normal. Covid-19 ka vënë në rrezik më shumë se 41 milionë vende pune në botën e turizmit, dhe skenarët e të ardhmes nuk janë shumë optimistë. Sipas IATA, udhëtimet e para-pandemisë mund të mos kthehen në nivelin që ishin para vitit 2024. Fluturoni me mendje Në këtë skenar, ne përpiqemi të mendojmë mbi mënyrat alternative të udhëtimit, si ajo përmes realitetit virtual (VR) ose…
Lajme të mira në lidhje me shëndetin e Imzot Frendos. Mësohet se Imzot Frendo ka kaluar në repart normal në spitalin që ndodhet në Itali i shtruar, pas infektimit me koronavirus. Mësohet se Imzot Frendo ka mbajtur një video telefonatë me ipeshkvin Arjan Dodaj, ku i ka rrëfyer dhe gjendjen e shëndetit të tij, ndërsa është shprehur se mezi pret që të kthehet në Arqidioqezë. NJOFTIMI Ipeshkvi Ndihmes Imzot Arjan Dodaj na bën me dije se ka pasur sot nje video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar. Nga sot Imzot Frendo ka kaluar…
Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamje nga spitali i Vlorës ka ironizuar ashpër opozitën dhe Presidentin Meta që hedhin akuza ndaj qeverisë për mungesë të kapaciteteve spitakore dhe keqmenaxhim të situatës së COVID-19. “Ja Spitali i Vlorës, le ta shikojnë ata që mbushin dynjanë me helm për kapacitetet e për mungesën e strategjisë në luftë me Covidin Dhe le të vazhdojnë të përsërisin si të dehur ose edhe të dehur realisht si Baba Xhikja, që po bëhet qameti, që s’ka shtretër, s’ka ilaçe, s’ka oksigjen, s’ka mjek… Po kur thonë që ne bëjmë propagandë? O Zot, këto që ju…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Vlora deklaroi se po fuqiziohen spitalet rajonale në kuadër të strategjisë së vjeshtë-dimrit për përballimin e epidemisë së Covid19. “Kemi marrë vendimin që përpos strukturave të dedikuara, gjithashtu të kemi disa skenarë të gatshëm që të mundemi të trajtojmë edhe në spitalet rajonale pacientë të prekur me Covid. Në planin tonë në përfshirjen e spitaleve rajonale, kemi rritur kapacitetet e këtyre spitaleve për të mundësuar një trajtim sa më efikas përsa u përket të prekurve me Covid 19 kemi mundësuar fuqizimin e këtyre spitaleve qoftë përsa I përket pavioneve të dedikuara…