Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë mëngjes në Vlorë për të parë nga afër disa banesa që do të prishen në kuadër të projektit që lidh rrugën trans-ballkanike me portin. Ndërkohë banorët e kësaj zone kanë kundërshtuar prishjet e banesave të tyre. Gjatë takimit ata i kanë kërkuar Ramës sqarime se çfarë do të ndodhë me ta me prishjen e banesave. Banorët kërkojnë një përgjigje nga kryeministri se çfarë do të bëhet me banesat e tyre që nuk i kanë me dokumente, ku thekson se projekti do të vijojë. “Kjo punë këtu do të bëhet dhe kush e ka me…
Author: tirana
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se kundërshtoi me dhunë efektivët, ndërsa tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.M., banues në Hysoverdhë, Vlorë, i cili u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje. Në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar. Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin…
Italia ka rikthyer kufizimet e pjesshme në të gjithë vendin dhe në një pjesë të tyre kufizime pothuajse të plota. Që prej ditës së djeshme edhe dy rajone i janë shtuar listës së kuqe, ndërsa në vend u shënua një tjetër rekord ditor. Kampania dhe Toskana do të bashkohen me rajone të tjera të vendosura nën masat më të rrepta duke filluar nga e diela. Autoritetet në Campania, e cila përfshin Napolin, kanë paralajmëruar se sistemi shëndetësor atje është afër kolapsit. Ndërkohë që numri i të infektuarve në vend ka tejkaluar një milion në fillim të kësaj jave dhe ka…
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të shtunë të shijojë një kafe me kampionin e Europës në Peshëngritje, Briken Çalja. Kreu i shtetit ka postuar një foto në ‘Facebook’ me kampionin në këtë sport, që dikur e ka praktikuar edhe vetë. “Një kafe miqësore dhe një bisedë për sfidat e peshëngritjes sonë, me Kampionin e Europës, Briken Calja. 🏋🏻♂️🥇🇦🇱”, shkruan Meta.
Një ditë pas arrestimit të saj për vrasjen e vajzës së saj 9 -muajshe, është liruar Irena Kostaki (Zeria). Sipas avokati të saj, 46-vjeçarja vuan nga çrregullimi bipolar psikotik. Ndërkohë sipas banoreve gjendja e Irenes është e përkeqësuar pasi ditën e djeshme janë takuar me këtë te fundit ne momentin që është kthyer në shtëpinë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2005, ku 46-vjeçarja akuzohet se ka vrarë vajzën e saj, ndërkohë që ajo është dënuar në Greqi, me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Policia e Kukësit ka raportuar një ngjarje shumë të rëndë, ku një 15-vjeçare ka denoncuar në polici se është përdhuar nga një 15 vjeçar. Nga policia mësohet se vëllai i adoleshentes pasi ka mësur ngjarjen e rëndë e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë 15 vjeçarin. Njoftimi i policisë: Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer…
Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një postim ironik në rrjetet sociale, nisur nga fakti që përfaqësuesit e besimeve fetare, apo biznesmenë e politikanë të njohur që po infektohen me COVID-19 shkojnë të kurohen jashtë. Sipas Hoxhës sistemi jonë shëndetësor po dëshmon se është i dështuar dhe se jeta e shqiptarëve të thjeshtë është e rrezikuar. Kush nuk ka një pasaportë të një shteti të BE, apo një lekë të hequr mënjanë, sipas Hoxhës, lutet që të vazhdojnë sa më shumë ditët e ngrohta me diell. Postimi i plotë: Edhe njerezit e zotit po ikin nga ky vend!!!! Pas Kryepeshkopit…
Të dyja moderatore shumë të dashura për publikun shqiptarë, Arbana Osmani dhe Albana Osmani për më shumë se 10 vite kanë punuar së bashku në një televizion, Top Channel. Por edhe pse në një televizion, duket se moderatoret nuk kanë pasur ndonjëherë shoqëri. Në një moment të promos së publikuar nga emisioni “Shiko Kush Luan” me rubrikën “Paintball” Albana Osmani është e ftuara që do realizojë sfidën dhe në të është shprehur për Arbana Osmanin. Teksa e qëllon, ajo tregon se nuk ka pasur kurrë miqësi me të, pavarësisht se arsyen nuk e ka kuptuar asnjëherë. “S’ka pas kurrë miqësi…
Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të plotësojë disa kërkesa sa i takon situatës së krijuar për shkak të pandemisë. Përmes një mesazhi ën ‘Facebook’, kreu i shtetit bën thirrje që të shtohen testimet, si dhe të rritet buxheti për sistemin shëndetësor. Mes të tjerash, ai shton se; “Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!” MESAZHI I METËS Të shtohen testimet. Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor. Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë. Të gjithë të vendosin maskat. Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!
“Ishte e mundur që virusi nuk është në shënjestër të vërtetë nga vaksina, gjen rrugën e tij në qeliza dhe vazhdon t’i sëmurë njerëzit. Tani e dimë që vaksinat mund ta mposhtin këtë virus”, thekson ai. Ndërsa vaksinat konvencionale marrin informacion gjenetik nga një virus dhe e kultivojnë atë në një qelizë njerëzore, metoda mARN thjesht kërkon kodin gjenetik të virusit, duke shkurtuar kështu procesin e prodhimit me gati tre muaj. “Vaksina pengon Covid-19 të fitojë qasje në qelizat tona. Por, edhe nëse virusi arrin të gjejë një rrugëdalje, atëherë qelizat T e godasin atë mbi kokë dhe e eliminojnë…
Finalizohet me sukses operacioni policor i kodur “Weekend”, ndërsa në pranga ranë 3 shtetas që akuzohen se shisnin droge. Pas hekurave përfunduan shtetasit: U. P., 48 vjeç, banues në Elbasan, D. P. 48 vjeç, Cërrik dhe A. K., 39 vjeçe, banuese në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara se këta shtetas merreshin me shpërndarjen e drogave në doza të vogla, shërbimet e Policisë kanë nderhyrë në banesën e shtetasit U. P., ku ndodheshin të tre shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 162 gramë…
Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili rezulton i prekur me koronavirus është nisur për mjekim të specializuar në Turqi. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi. Mësohet se gjendja shëndetësore e Myftiut është përkeqësuar, ndaj edhe familjarët morën këtë vendim. Më herët drejt këtij shtet u dërgua edhe babai i tij i prekur po ashtu nga koronavirus.