Author: tirana

Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se në situatën në të cilën ndodhemi, nuk duhet të flasim si politikanë por si qytetarë. Kryemadhi thotë se një politikan e ka të vështirë të mendojë si një familjarë sakaq shton se në vendin tonë ka shumë gra sot që vuajnë për punë dhe sipas saj, fajin për këtë e ka qeveria. Teksa ishte duke folur për këto vështirësi, Kryemadhi ka bërë një gafë që po qarkullon në rrjet. “Prindërit duhet t’i çosh e t’i marrësh nga shkolla”, tha Kryemadhi. Lind pyetja sa vjeç i ka prindërit Kryemadhi?

Read More

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e OST, Klodian Gradeci. Apeli nga “arrest në burg” ka vendosur masën “arrest në shtëpi”. Gradeci u akuzua se bashku me zyrtare të tjerë të AKBN se i kishin shkaktuar 1,5  milion dollarë dëm buxhetit të shtetit. Ish-drejtori i OST u arrestua disa javë më parë në aeroportin e Rinasit pasi u kthye nga Turqia, gjatë seancës në shkallë të parë Gradeci pretendoi se u vetë dorëzua dhe se në Turqi ishte për kurim pasi nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore.

Read More

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë. “Jam shumë besimplotë që më 15 janar mbarojmë urën e cila është më e larta. Puna vijon 24 orë”, u shpreh një nga inspektorët e punimeve. Ndërsa ministrja Balluku theksoi se kompania nuk ka ndërprerë në asnjë moment punimet. “Në fillim të javës tjetër pritet të kemi 14.5 km të shtruara. Jemi drejt përfundimit të urës 1 dhe urës 5. Puna deri më tani ka ecur mirë dhe kompania nuk ka ndërprerë në asnjë…

Read More

Turqia është një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, por në datë 6 Tetor në media doli lajmi se Ankaraja do të furnizojë me dronë vrasës Serbinë. Pandeli Majko, ministri i Diasporës i ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë. “Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka replikuar me disa qytetarë në rrjetet sociale, të cilët i kërkonin ministres që të shpërblejë mjekët dhe infermierët për punën e tyre. Ka qenë një postim i ministres ku në fokus ishte mjekja që paraditen e sotme u përlot gjatë fjalës së Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH për Evropën, Hans Kluge, i cili po fliste me disa fjalë vlerësimi të lartë për sakrificën që mjekët dhe infermierët janë duke bërë gjatë gjithë këtyre muajve të pandemisë.“Respekt per mjeket, infermieret e te gjithe stafet spitalor, por nuk mbahet familja me fjalen rrespekt, jepuni vleresin qe…

Read More

Deputeti socialist Pandeli Majko ka marrë si shembull “konfliktin e shuar” tashmë mes Ramës dhe Haradinajt, për të treguar se nuk ka përçarje mes shqiptarëve. Ai tha se Kosova nuk bën dot pa Shqipërinë, dhe as Shqipëria pa Kosovën. “Kemi të bëjmë me një shtet që nuk pranoi paketën e Ahtisarit. Shteti i Serbisë deklaron si një tregtar se “si mund të pranojmë pavarësinë pa marrë gjë në këmbim”. Deklarata e fundit e Vuçiç në esencë është e papërgjegjshme. Në përgjithësi në Ballkan ngjarjet e rënda ndodhin kur nuk ka deklarata, dhe nuk besoj se do shkohet më tutje. Sa…

Read More

Nje vit pasi tronditi me historinë e jetës, një 42-vjeçare në kërkim të vajzës që e lindi e vetme në dhomën e një hoteli në Durrës, për hërë të parë u përball me Morena Lekën, e cila pretendon se është ajo vajza që u lind 23 vite më parë. Me buzën që i dridhej dhe zemrën që i rrihte fort 42-vjecarja mëson se kush kishte trokitur në program, për të qenë bashkë me të në të njëjtën studio. Bora (emër i vendosur nga redaksia) mbeti shtatzënë nga tutori i saj, ndërsa lindi një vajzë më 26 korrik të vitit 1997,…

Read More

Greqia vendos që nga dita e hënë ka vendosur të mbyllë shkollat fillore dhe parashkollorin, apo kopshtet në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, ekspertët sugjerojnë që gjimnazet të qëndrojnë të hapura, siç u bë në bllokimin e parë. Vlerësohet se vendimi për të mbyllur arsimin fillor do të “tërheqë zvarrë” kopshtet që veprojnë nën përgjegjësinë e bashkive: Nga njëra anë fëmijët atje nuk mbajnë maska, nga ana tjetër pezullimi i funksionimit të këtyre strukturave do të ndihmojë në uljen e udhëtimeve. Qëllimi për mbylljen e shkollave në të gjithë Greqinë është ulja e lëvizshmërisë dhe ndalimi i valës…

Read More

Një nga bilbilat e këngës popullore shqiptare, Sali Brari, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e bën të ditur Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që me anë të një postimi në rrjetet sociale i hpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të artistit të ndjerë.“Lamtumirë – Bilbilit të këngës popullore Sali Brari. Shtegtoi edhe një bilbil…. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të artistit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtari me vokalin e veçantë, artisti me aftësi të rralla, Sali Brari. Sali Brari u lind…

Read More

Ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha ka nisur punën si infermiere ndihmëse në një prej spitaleve në Suedi, gjë që e ka postuar edhe në rrjetin social Facebook. Ajo ka postuar një foto, teksa shihet e veshur me kostum dhe sigurisht me maskë, ndërsa shkruan se e adhuron punën e saj të re. “APL-gjatë epidemisë. E adhuroj punën time të re”.

Read More

Një 25-vjeçar ka realizuar një video ku shfaqet duke larë gomat e makinës së tij Lamborghini me shampanjë të shtrenjtë. Më pas videon e ka publikuar në rrjetin social TikTok. 25-vjeçari është djali i një biznesmeni dhe manjati rumun. Victor Micula 25 vjeç, në videon që ka realizuar, ka thënë për ndjekësit e tij në TikTok se donte të bënte një eksperiment se cila shishe, Moët & Chandon apo Cristal, do të pastronte më mirë gomat e makinës së tij. Pasi derdh shishet me pije mbi rrotat e makinës, Victor nxjerr nga xhepi maskën e fytyrës dhe fillon të pastrojë…

Read More

Italia ka zgjeruar territorin e lockdown-it, duke futur në zonën e kuqe edhe rajonin e Campania dhe Toscana. Shkak për këtë është bërë numri i lartë i rasteve me Covid-19 në ditët e fundit.Sakaq në zonën portokalli, pra me një numër pak më të ulët të infektuarish janë kategorizuar rajonet e Emilia Romagna, Marche dhe Friuli Venezia Giulia. Drejtori i Politikave parandaluese të Sëmundjeve Infektive Profesor Dok. Giovanni Rezza në një video mesazh informon se koeficienti i të infektuarve në nivel kombëtar është rritur në mënyrë preokupuese . Aktualisht përllogariten 650 të infektuar për 100 mijë banorë, nga 550 të…

Read More