Raporti i Entit Federal të Kriminalistikës tregon se edhe në vitin 2019 shqiptarët i kanë preokupuar prokuroritë dhe gjykatat gjermane. Në fillim të javës përfundoi në Neu-Ulm, një qytet në Bavari, një gjyq kundër një grupi shqiptarësh. Akuza ishte për ndihmë në tregtinë ilegale të lëndëve narkotike në sasi jo të vogla. Të akuzuarit kishin hyrë në natën e 14 dhjetorit 2019 në një depo staxhionimi frutash në Neu-Ulm për të marrë 500 kg drogë të ruajtur në kutitë e bananeve. Prokuroria e dinte që në depo ndodhej kokaina e ardhur nga Ekuadori nëpërmjet Roterdamit dhe e kishte ndërruar më…
Author: tirana
Ka ndërruar jetë aktori Valter Gjoni, i cili ishte i prekur nga koronavirusi. Valter Gjoni numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi. Gjoni, 66 vjeç, ishte drejtor i Protokollit në Bashkinë e Tiranës. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale. “Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë ⚫️. I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën…
Profesori i njohur dhe ish-kandidati për deputet për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Milaim Berisha ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga shkolla “Ahmet Gashi” në Prishtinë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen. Megjithatë nuk dihet nëse Berisha vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. “Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër të shkollës sonë! Me pikëllim të thellë iu njoftojmë se si pasojë e virusit COVID-19 u nda nga jeta mësimdhënësi i shkollës sonë prof.Milaim Berisha. Prof.Milaim Berisha ka qenë modeli më i mirë i mësimdhënësit shembullor. Ai dha një kontribut mjaft të vyer në…
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se e gjithë bota duhet të përfitojë nga vaksina kundër koronavirusit. Sipas Ghebreyesus, vaksina do të jetë mjeti kryesor që do të kontrollojë pandeminë. “Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë”, tha Ghebreyesus, në mbyllje të punimeve të Asamblesë vjetore të OBSH-së. “Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejt. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga…
Me akuza të forta kundër Edi Ramës, Ilir Meta e cilësoi si “Kalë Troje”, por Majko ka dy fjalë për Presidentin. “Është metaforë goxha e goditur por për një bisedë krejtësisht tjetër, mendoj se presidenti po bën fushatë elektorale. Në kushte normale presidenti duhet të thërriste kryetarin e parlamentit, për efektet që mund të kishte krijimi i një komisioni. Deklarata të tilla me histori me tradhtarë dhe kalë troje nuk besoj se i shkojnë një institucioni që është uniteti kombëtar. Kur një president bërtet në studio për kryeministrin “qen bir qeni” këtu merr fund. Unë jam një njeri që e…
Tre persona që shpërndanin lëndë narkotike janë arrestuar në Elbasan. Bëhet fjalë për dy të rinj dhe një vajzë. Këtyre të fundit, nga kontrolli i ushtruar u është sekuestruar një sasi prej 160 gram heroinë, 40 gram kanabis dhe tre gram kokainë. Tre personat e arrestuar shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit.
Emërimi i zv.ministrit të Financave, Besart Kadia u përfol shumë për shkak përfshirjes së tij në të shkuarën tek PD. Sot Kadia sqaroi për herë të parë në një studio televizive, se mund të jetë një nga kandidatët për deputet në radhët e PS-së, nëse një gjë të tillë ia kërkon kryeministri Rama. “A do bëhesh anëtar i PS nëse të kërkohet?”, u pyet Kadia në emisionin “Zonë e lirë”. Pyetje të cilës iu përgjigj: “PS është parti në qeverisje, i jam bashkuar si ekonomist. Nuk kam hyrë në pazar. Pavarësisht përplasjeve, që janë publike, të gjitha ka qenë në…
Emanuel Egbo u shkarkua në mënyrë të pabesë nga presidenti Refik Halili, pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë. Një shkarkim që nuk u prit aspak mirë nga tifozët bardheblu që hodhën akuza të ashpra ndaj Halilit. Në një video në kanalin e tij në “Youtube”, ish trajneri bardhebluve Egbo i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve. “Është koha të pushojmë pak. Pas një kohe që kemi bërë shumë punë duhet të pushojmë pak dhe më pas do të shohim çfarë do të dojë Zoti. Oferta normale ka pasur dhe do të ketë. Në çdo vend dhe në çdo ekip që do…
Shqipëria U-21 fitoi ndaj Kosovës U-21 në Prishtinë me rezultatin 1-0. Djemtë e kombëtares morën 3 pikë shumë të rëndësishme dhe festuan në dhomat e zhveshjes. Djemtë e kuqezinjëve të vegjël bënë dhe një video që u shpërnda nga faqja zyrtare e FSHF-së. A duhej? Po flasim për sport dhe sigurisht sukseset duhet të festohen, por shpërndarja e një video të tillë nuk i bën aspak mirë atmosferës. FSHF mund ta kursente dhe gjithçka do të ishte më mirë. Ndeshja e parë në “Elbasan Arena” prodhoi momente tensioni, ndërsa dhe sfida e sotme ishte shumë e luftuar.
Shkencëtarët kanë shpikur një makinë e cila mund t’i ndihmojë njerëzit të bëhen esëll rreth tre herë më shpejt se zakonisht. Përdoruesit inkurajohen t’i bëjnë vetvetes hiperventilim duke marrë frymë fort dhe shpejt në një maskë fytyre e cila i furnizon ata me dioksid karboni. Me hiperventilim ata përdorin mushkëritë për të nxjerrë jashtë alkoolin. Frymëmarrja më thellë dhe më shpejt se normalja eliminon dioksidin e karbonit nga gjaku së bashku me alkoolin. “Scientific Reports” shkruan se pajisja, e zhvilluar për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë helmimin me monoksid karboni ose të shërohen nga anestetikët më shpejt, ishte përshtatur për…
Po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, por asgjë nuk po ndodh? Mos e fajësoni veten tuaj !! Ka shumë arsye të mundshme të tilla si ovulimi i parregullt, problemet strukturore në sistemin riprodhues ose një problem themelor mjekësor. Por, këto nuk janë arsyeja thelbësore pse nuk keni ngelur ende me shtatzënë. Ka shumë më shumë arsye që ndikojnë në aftësinë tuaj riprodhuese dhe pengojnë rrugën tuaj për të mbetur shtatzënë. Më poshtë janë listuar disa nga faktorë që mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Stresi Megjithëse ka shumë arsye të mundshme pse nuk ngelni dot…
Një abuzues seksual i renditur në listën e më të kërkuarve të Interpolit është arrestuar nga policia në aeroportin e Zaventem të Brukselit. Shqiptari nga Kosova Nesat Bego ishte dënuar me 5 vjet në Luksenburg, por ndodhej në arrati. Vajza me të cilën abuzoi ishte 11 vjeçe. “Shqiptari Nesat Bego, 42-vjeç, ishte në kërkim nga gjykata e Luksemburgut që kur u arratis pasi u dënua me 5 vjet burg për shfrytëzim seksual dhe pornografi fëmijësh”, raportojnë mediat belge.