Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit që zhvilloi në Fier në kuadër të nismës ‘Deputeti që duam’. Në prani dhe të deputetit dhe kreut të PS-së në Fier, Petro Koçi, Rama tha se e përbashkëta mes tyre ishte se ‘kishin humbur tjegullat e kokës dhe se ishin zbuluar nga ana e çatisë”. Sipas Ramës, bashkë me Petro Koçon janë pjesë e një gjenerate, por me dy drejtime të ndryshme. “Ky nuk është një proces që na detyroi dikush, apo për të thënë se; ja jemi të hapur, ja jemi të prirur ta ripërtërijmë gjakun…
Author: tirana
Shefi i komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza është shëruar nga COVID-19. Në një status të publikuar në rrjetet e tij sociale bashkëshoqëruar me foton e shefes së infektivit në QSUT, Najada Çomo. Ai në publikimin që ka bërë ka shprehur mirënjohje ndaj Dr. Çomos duke e falënderuar për shërbimin mjekësor ashtu edhe për frymën pozitive që përcillte ajo. Ai shtoi se pa atë nuk do ia kishte dalë mbanë. “Te detyrohem shume.Lume ata femije qe te kane per nene.Je nje grua e mrekullushme per sa dite ndenja ne spital se kuptova ku je me lart ne mjekesi, psikologji anen njerezore…
Vullnetarët që kanë marrë vaksinë e koronavirusit të prodhuar nga Pfizer kanë thënë se efektet e saj anësore janë të ngjashme me gjendjen e drobitur që vjen pas konsumit të ekzagjeruar të alkoolit. Raporti mbi efektet anësore të vaksinës që deri tani rezulton e sigurtë, vjen disa ditë pasi Pfizer dhe partnerët e saj gjermanë BioNTech njoftuan se efektiviteti parandalues i injeksionit është deri në 90 përqind dhe se porositë shtetërore kanë nisur tashmë për blerjen e saj. Gjatë testimeve, rreth 43,500 vullnetarë nga gjashtë shtete morën injeksionin, pa u treguar nëse ishin injektuar me vaksinën apo më nje ‘placebo’,…
Me siguri Fiori Dardha do të donte të ishte edhe njëherë bebe që të ndihej e sigurt ne krahët e nënës. Një dëshirë që e ka shumëkush, por për Fiorin mund të jetë më e madhe në momente si këto, kur nëna e saj po kurohet pasi po lufton me një sëmundje të rëndë, siç ka pohuar gazetarja. Fiori ka treguar se gjendet shpesheherë pranë saj për t’i dhënë mbështetjen që i duhet e duke i kthyer çdo gjë që dikur mamaja ka bërë për të. “Vendi më i sigurt në botë është në krahët e mamit. 40 vjet më…
Marrëveshja e paqes mes Armenisë e Azerbajxhanit është arritur dhe tashmë shtetet po përgatiten të rivendosin nën kontroll rajonet ashtu siç ishin, por nuk mendojnë kështu armenët etnikë të Kalbajar. Familjet që jetojnë në këtë rajon kanë vendosur të djegin banesat e tyre pasi që nga 15 nëntori rikthehen nën administrimin e Azerbajxhanit. Pikërisht një luftë mes azerëve dhe armenëve është shënuar edhe në këtë rajon, për 1 javë në vitin 1993 ku mbetën të vdekur 400 ushtarë. Taktika që po ndjekin sot këto familje armene të kujton taktikën e vjetër sovjektive të Luftës së Parë Botërore ”Tokë e djegur”…
Ministria e jashtme italiane ka zbardhur bisedën telefonike mse kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Luigi Di Maios. Sipas njoftimit, temat e bisedës ishin lufta ndaj COVID-19, bashkëpunimi dypalësh, integrimi në BE dhe presidenca e OSBE. Lajmin e telefonatës e dha vetë Rama sot në Mbrostar të Fierit, ku theksoi se kishin biseduar për situatën me COVID-19. NJOFTIMI NGA MINISTRIA E JASTHME ITALIANEITALI-SHQIPËRI: BISEDË TELEFONIKE MIDIS DI MAIO-s DHE KRYEMINISTRIT RAMA Romë, 13 nëntor – (Nova) – Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën me dije Ministria italiane e Punëve…
Ka mjaftuar prerja e disa balukeve që Nora Istrefi të bënte një ndryshim të madh në pamje. Këngëtarja është shfaqur në postimet e fundit në Instagram me këtë pamje të re: flokë të kapura dhe baluke e duhet thënë se i shkojnë shumë. Këtë mendim ndan edhe motra e saj Era, e cila ka postuar gjithashtu disa video në shoqërinë e të motrës duke treguar se i pëlqen shumë pamja e saj e re. Nora shfaqet e qeshur dhe e lumtur duke lënë të kuptohet se bashkë me Erën janë kënaqur shumë. Kujtojmë që këngëtarja së fundmi foli si rrallëherë…
Alban Ramosaj nuk na i kursen momentet e rëndësishme të përditshmërisë, njëri prej të cilëve është biseda e ditës me mamanë e tij. Në pamundësi për të qenë bashkë, këngëtari dhe e ëma flasin me videocall dhe pikërisht foton e bisedës së tyre, Albani e ka publikuar në InstaStory. Ky i fundit e pranon që është tepër i lidhur me të ëmën dhe s’e ka aspak problem ta quajë veten ‘djalë mamaje’. “Dashuria e jetës sime. Një moment nga telefonata jonë sot. Mami im, djali i mamit. Mall për shtëpinë”- shkruan Albani krahas fotos. Së fundmi, “Prive” ka mësuar se…
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, vlerësoi vendimin e Komisionit të Ekonomisë për sigurimin e fondeve prej 1.2 miliardë lekësh për rimbursimin e ilaçeve për të sëmurët me COVID-19 në Republikën e Shqipërisë.Gjylameti theksoi sot se “lajmi më i mirë i buxhetit si prioriteti i prioriteteve mbetet jeta e qytetarëve, lidhur me çështjen e pandemisë, ku vendosëm rritjen e pagës së mjekëve me 40 % dhe rritje për personelin shëndetësor. Bashkërelatore me kolegun Anastas Angjeli prezantuam sot çështjet prioritare për projekt-buxhetin e 2021 të cilat kaluan në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë. Miratimi i paketës së ilaçeve për kurimin nga…
Të gjithë e njohim si aktore, e cila ka bërë për vete publikun shqiptar me tipin e batutat e saj spontane. Mirëpo, Anna Lika do t’i futet tashmë edhe moderimit, siç ka treguar në intervistën e fundit për “ABC e pasdites”. Gjatë intervistës në studio, aktorja rrëfeu gjithashtu planet e të ardhmes dhe më i afërmi përfshinte emisionin e saj të ri, i cili do të titullohet “Gladiator”. Anna rrëfeu se kur iu prezantua ky emision, ishte befasuar dhe kishte imagjinuar veten e saj mes duartrokitjeve, gjithashtu edhe lojrat apo transformimet që personazhet publike do të kenë. “Në çdo puntatë…
Një aksídent ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku një kalimtare 51-vjeçare është përplasur nga një motor. Gruaja me inicialet M.M., është transportuar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.11.2020, rreth orës 17:40, në Kombinat, motorri me drejtues shtetasin I.Xh., ka aksídentuar këmbësoren shtetasen M.M., 51 vjeçe, e cila ndodhet në sptal, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave…
Çfarë të hani për të rritur sistemin imunitar? Po ju sjellim disa nga ushqimet që ndihmojnë trupin të mbrohet nga agjentët e jashtëm dhe të jetë i shëndetshëm. Të dish se çfarë të hash për të rritur imunitetin do të thotë të ndihmosh trupin të parandalojë, dhe të përballojë agresionin e viruseve dhe baktereve. Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë sistemin imunitar, duke rritur mbrojtjen e tij. Nëse cilësia dhe forca e një organizmi kanë një pjesë të lindur, dieta është e rëndësishme për të forcuar dhe për të qenë më pak të prekshme ndaj viruseve, baktereve dhe sëmundjeve…