Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në të gjithë botën. Në një intervistë për tabloidin “Standart”, ka rrëfyer se në vitet që ajo po lë pas ka mësuar shumë nga gabimet që ka bërë në të 20-tat e saj. Gjithashtu këngëtarja ka rrëfyer se gjatë karantinës ajo ka vërejtur se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të bërë gjëra të ndryshme, por vetëm këngë dhe koncerte. “Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por…
Author: tirana
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Von der Leyen e konsideron Ramën si mik të mirë, teksa thekson se dy çështjet që ka diskutuar ishin mënyra më e mirë për të ecur me procesin e zgjerimit dhe planin ekonomik dhe të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor. ”Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për…
Arbana Osmani ka treguar se pas lindjes së djalit të saj, Diellit, jeta i ka ndryshuar rrënjësisht dhe i është dashur t’ju rikthehet disa zakoneve të vjetra. Ajo zbuloi disa ditë më parë për ndjekësit e saj se mbrëmjet e i kalon pa gjumë për shkak të të voglit dhe tani nuk mundet të bëjë madje as dallimin mes ditës e natës. Mirëpo mikja e saj më e mirë, Xhemi Shehu, ka zbuluar se si ja del Arbana të duket në formë edhe kur fle vetëm 1 orë gjumë. Osmani ka ndarë në Instagram një meme në të cilën shihet…
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e kandidatëve për deputetë në PD apo dhe qëndrimin e kësaj të fundit për situatën e krijuar nga pandemia, vjen një reagim nga selia blu. Përmes një postimi në ‘Facebook’, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se Rama ka tradhtuar socialistët, që sipas tij nuk do e votojnë në 25 prill. Demokrati theksoi ndër të tjera se Rama në 8 vite pushtet si kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve. “Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa…
Ylli i Liverpool, Mohamed Salah është infektuar nga COVID-19. Gjatë grumbullimit me Egjiptin ai ka rezultuar pozitiv teksa bashkëlojtarët e tij negativ. Ndërkohë infektimi i Salah thellon problemet tek Liverpool, pasi disa lojtarë mungojnë pikërisht se janë pozitivë me COVID-19 apo janë të dëmtuar. Duket se Klopp duhet t’i bëjë planet ndryshe pas ndërprerjes për shkak të ndeshjeve kombëtare, pasi Virgin van Dijk dhe Joe Gomez i ka mungesa afatgjata kurse të tjerët i pret për t’u rikthyer.
Kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë takimit që zhvilloi në Fier në kuadër të nismës ‘Deputeti që duam’. Në prani dhe të deputetit dhe kreut të PS-së në Fier, Petro Koçi, Rama tha se e përbashkëta mes tyre ishte se ‘kishin humbur tjegullat e kokës dhe se ishin zbuluar nga ana e çatisë”. “Ky nuk është një proces që na detyroi dikush, apo për të thënë se; ja jemi të hapur, ja jemi të prirur ta ripërtërijmë gjakun në këtë organizëm të madh politik. Por është sepse është tradita jonë. Nëse s’do të ishte kjo…
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 490 qytetarë në 24 orët e fundit. Ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetarë. Pjesë nga njoftimi Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe,…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka garantuar gjatë një fjalimi se pacientët me COVID-19 si në Turqi dhe në Shqipëri u ofrohet i njëjti trajtim. Rama thekson se në luftën ndaj COVID-19 Shqipëria nuk ndryshon nga asnjë vend tjetër i botës edhe më të zhvilluar, si nga ana logjistike, farmaceutike e profesionale. Po ashtu ai ka kërkuar që mos flitet keq për asnjë mjek, pasi thekson se deri më sot në Shqipëri asnjë prej tyre nuk është dorëzuar edhe pse prej muajsh kanë qenë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj COVID-19. ”Do ishte bërë turpi dhe gazi…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe shprehur rezerva për zgjedhjet brenda PD-së, ku Këshilli Kombëtar i kësaj partie po zgjedh emrat e kandidatëve për deputetë. Nga Fieri, në aktivitetin ‘Deputeti që duam’, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se lideri i PD-së fshihet pas komitetit të partisë për zgjedhjen e kandidatëve, ndërsa theksoi se në këtë proces farsë ‘asgjësoi’ ish-deputetin Klevis Balliu, i cili thuhet se është jashtë listave. Ndërkohë, që Rama shigjetoi edhe faktin se edhe ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji s’do të jetë më pjesë e listave të kandidatëve për deputet. ndonëse nuk përmendi emra, Rama kujtoi se ‘Babales’…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Duke iu referuar edhe deklaratave mbajtur në konferencën e sotme për mediat, Meta shkruan se Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik. Postimi i plotë: Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur. Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme. KUSHTETUTA mbi të gjitha. MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI.
Sindi Loci është një ndër konkurrentet e fundit që i është bashkuar programit “Përputhen” ku të rinjtë kërkojnë dashurinë në ekran. Ruçi i “impresionuar” nga Rama, i thur lavde dhe flet me superlativa për kryeministrin: Krenarë që e kemi lider! Është Edi, janë shumë vende bosh, pastaj vijnë… Ajo është 22 vjeç dhe ka arritur që me deklaratat e saj të trazoj ujrat në studio dhe jashtë saj. Artistja deklaroi që në hyrje se është e virgjër dhe nuk ka patur asnjëher lidhje me një djalë dhe kjo solli dikskutime të shumta ku kishte nga ata konkurrent që e mbështetën…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Do të ndiheni më mirë nesër, edhe fizikisht. Nëse keni angazhime të rëndësishme është më mirë të mos i shtyni planet. Ndiheni i pathyeshëm dhe i aftë për të përballuar gjithçka. Demi Ju duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe shpenzimeve: shtyni çdo blerje. Në çift jeni shumë i dashuruar kështu që do të ketë një atmosferë shumë të qetë. Binjakët Ju jeni më i qetë në dashuri gjithashtu falë Hënës që po prek shenjën tuaj.…