Author: tirana

Si pasojë e koronavirusit, një tjetër mësuese është ndarë nga jeta duke e çuar në 8 numrin e viktimave të arsimtarëve në vendin tonë. Bëhet fjalë për një mësuese nga Fieri, e cila ka shërbyer prej 40 vjetësh në arsim. Lajmi është dhënë nga vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ky hidhërim duhet të na bëjë më të fortë dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të masave të domosdoshme. “Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje. Mësuesja e vyer Violeta nga…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, me të cilin thekson se ka diskutuar mbi përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme. Mes të tjerash, Meta shkruan në ‘Facebook’ se në takim ka theksuar “evojën e rritjes së buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë”. Mesazhi i Metës: Zhvillova sot një takim…

Read More

Shegët sjellin përfitime të mëdha shëndetsore. Studiuesit zviceranë kanë vërtetuar se antikosidanti tanina që gjenden tek shegë konvertohen në sistemin e tretjes në një kompleks që duket se ngadalëson plakjen mitokondriale – një proces natyral që dobëson qelizat dhe shkakton humbjen e masës dhe fuqisë së muskujve me vitet e kaluara. Gjatë viteve janë bërë shumë kërkime shëndetësore për shegët dhe shumë prej tyre janë kundërshtuar. Në vitin 2016, Komisioni Federal i Tregtisë dhe një gjykatë federale amerikane ndaluan kompaninë “POM Wonderful” që prodhonte lëng shegë nga reklamimi, i cili thoshte se produktet e saj mund të zvogëlonin rrezikun e…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar menjëherë pas videos që kryedemokrati Lulzim Basha i publikoi kryeministrit Rama mëngjesin e sotëm. Spiropali shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se Lul Basha e filloi karrierën e tij politike me spiunimin e UÇK-së dhe do të mbyllë me vrasjen dhe varrosjen e PD. “Trafikanti i vdekjes Luli Basha e filloi karrierën me spiunimin e UÇK-së, po e vazhdon me video kriminale propagandistike me Covid, do ta mbylli me vrasjen dhe varrosjen e Partisë Demokratike.”, shkruan Spiropali.

Read More

Nëna e Zayn Malik, Trisha Malik, festoi ditëlindjen e saj të 51-të dhe ish-anëtari i One Direction Zayn Malik dhe partnerja e tij Gigi Hadid u kujdesën t’ia bënin këtë ditë sa më speciale. Ata kanë organizuar një festë shumë të bukur në shtëpinë e tyre, ku Trisha ka kaluar kohë edhe me mbesën, emrin e të cilës ende nuk e dimë. Sakaq, nusja e saj nuk harroi ta uronte vjehrrën publikisht duke na treguar edhe një herë se sa marrëdhënie të bukur kanë me njëra-tjetrën. Në një postim në Instastory, Gigi ndau me fansat një pjesë nga mbrëmja festive…

Read More

Kina ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve në SHBA. Kina ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë në Pekin, theksoi se Kina i respekton zgjedhjet amerikane dhe se i kanë ndjekur reagimet nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga SHBA-të. “Ne kemi ndjekur reagimin në lidhje me këto zgjedhje presidenciale të SHBA si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit Amerikan dhe i çojmë urime Z. Biden dhe Znj. Harris”, theksoi zëdhënësi…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova tha mbrëmjen e deshme se qeveria duhet të bëjë testimin, gjurmimin dhe trajnimin. Ai shtoi në PolitikOn se ka sjellë një ofertë për test që kushton 4.9 euro dhe për 15 minuta të jep përgjigjen. Kosova: Qeveria duhet të bëjë testimin, gjurmimin dhe trajnimin. Mirëpo testimi është pika më kryesore se nuk mund t’i bësh pikat e tjera. Testimi ka një fond të caktuar lekësh. Nëse duhet testim dhe ky është çelësi i suksesit. Unë kam ardhur nga jashtë kam sjellë një ofertë për test që kushton 4.9 euro dhe për 15 minuta të jep…

Read More

Deklarata e ditës së djeshme e bërë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë. NATO është plotësisht e përqendruar për të ruajtur sigurinë në Kosovë. Ka qenë ky mesazhi i zyrtarëve të NATO-s, të pyetur për të dhënë një koment në lidhje me deklaratat e djeshme të Ka qenë Radio Evropa e Lirë, e cila i ka kërkuar autoriteteve të Aleancës Trans-Atlantike një reagim për paralelen që kreu i shtetit serb bëri për luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe asaj që mund…

Read More

Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për sistemin shëndetësor në Shqipëri. Kikia shkruan se një sistem shëndetësor që ia ka deleguar të gjitha privatit dhe vet nuk është i aftë të lajë as dyshemenë e spitali, nuk mund të quhet më sistem shëndetësor publik. “Një sistem shëndetësor që nuk lan vetë as dyshemenë e spitaleve, që nuk dezinfekton as gërshërët e kirurgëve, që nuk bën dot as analizat e urinës, që nuk merr përsipër as shërbimin më të thjeshtë, por ia ka deleguar privatit, nuk është më sistem shëndetësor publik.”, shkruan gazetari Mentor…

Read More

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar pasi u infektua nga koronavirusi. Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”. “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”. Shpresojmë se gjatë ditës do të kemi lajme më të hollësishme. Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pamjeve të publikuar sot nga lideri demokrat Lulzim Basha. Rama ripublikon sërish videon e Bashës dhe shkruan: “Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!” https://twitter.com/ediramaal/status/1327173452592279552?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1327173452592279552%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fpolitike%2Fduan-vdekjen-time-rama-ripublikon-videon-qe-po-qarkullon-me-shpejtesi-d

Read More

Barcelona ka humbur jo pak nga shkëlqimi i dikurshëm por disa lojtarë vijojnë të jenë të dashuruar me klubin blaugrana, një prej tyre është dhe Neymar. Në fakt mbi këtë çështje ka disa versione, i fundit vjen nga e përditshmja “Sport” e cila shkruan se braziliani nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për tu rikthyer sërish në “Camp Nou”. Neymar nuk dëshiron të rinovojë me PSG, kërkohet nga disa skuadra por objektivi i tij nuk ndryshon, kërkon të rikthehet në Barcelonë dhe për këtë është i gatshëm të bëj dhe një sakrificë ekonomike duke parë problemet financiare që…

Read More