Shifër alarmante infektimesh nga koronavirusi në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezutuar pozitivë 963 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 13 pacientë. Njoftimi i plotë: 2059 TESTIME, 177 TË SHËRUAR DHE 963 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64…
Author: tirana
Qeveria ka vendosur të ndihmojë me 560 milionë lekë naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit mbyllën grevën disa javore dhe pranuan të hynin në diskutime me kryeministrin Edi Rama. Lajmi për këtë ndihmë është bërë i ditur nga drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave. Shuma prej 560 milionë lekësh nga buxheti i vitit 2021 do iu shpërndahet naftëtarëve si pagë, për shkak se kompania nuk i paguan prej kohësh. Kujtojmë se pasi ndërprenë grevën e urisë kryeministri Rama takoi naftëtarët, ku iu premtoi mbështetje financiare, por nuk zbuloi shumën që iu vihej në dispozicion.
Bashkëshorti i 20-vjeçares që humbi jetën ditën e sotme në Gjirokastër pas lindjes së djalit, Romario thotë se ajo ishte shumë mirë nuk ka pasur asnjë shqetësim edhe pas operacionit nuk na thanë që ka probleme. Bashkëshorti i të ndjerës kërkon drejtësi për të. “Morëm doktorin në telefon se i dhembte barku, e futën në sallë nga ora 10 u bë keq. Nuk na thanë fare që ishte keq. Më pas na thanë që ishte e sëmurë dhe ajo kishte mbaruar fare. Ajo kishte punuar me plakën të mblidhte sherebelë nuk kishte pasur asnjë shqetësim. Tani kërkoj të drejtën e…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, se bashku me kreun e OBSH për Europën dr. Hans Kluge kanë vizituar spitalin COVID1 për të inkurajuar stafet mjekësore, ku prej më shumë se 8 muajsh po trajtohen të prekurit me COVID19 . Manastirliu ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për stafin mjekësor i cili në këto muaj ka qënë në gatishmëri të plotë në shërbim të pacientëve duke i konsideruar ata heronjë e kësaj lufte. “Dua t’ju falenderoj me mirënjohjen më të thellë dhe me respektin më të madh për përballjen e jashtëzakonshme dhe sakrificinë në më shumë se 8 muaj…
Greqia do të marrë mbi 25 milionë doza vaksine kundër Covid-19, tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sot, dhe siç raporton Protothema, ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët grekë. Sipas tij, furnizimi i dozave të para të vaksinës priten në fillim të vitit 2021. Duke iu referuar planit të vaksinimit, ai theksoi se “strukturat e veçanta në Kujdesin Shëndetësor Parësor do të zhvillohen në të gjithë vendin në mënyrë që të mund të zbatojmë këtë vaksinim masiv. Dhe sigurisht që do të ketë ekipe të lëvizshme që do të vaksinojnë qytetarët të cilët për arsye të ndryshme nuk…
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Korçë. Mësohet se një makinë ka përplasur në rrugë një grua me një fëmijë. Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të aksidentuarve.
Presidenti Ilir Meta përsëriti paralajmërimin e tij se zgjedhjet e 25 prillit do jenë një referendum për të rrëzuar sipas tij “këtë sistem oligarkik” që qeveris vendin. I pyetur se cilat hapa kushtetues do ndjekë Presidenti për të kundërshtuar ligjin që ka hartuar Kuvendi që i kufizon kompetencat kreut të shtetit, Meta tha se mbi Kushtetutën është vetëm popullit. “S’ka mbi Kushtetutën asgjë, mbi të është vetëm populli, populli i dy marsit aty është vetëm se është shumëfishuar. Kështu që të merren me pandeminë me shëndetin e popullit dhe këta oligarkët i ftoj të mos paguajnë kot e për gjitha…
Koronavirusi gjendet në lëngun seminal në 15% të pacientëve me Covid-19 dhe kjo mund të shkaktojë ndryshime në prodhimin e spermës dhe inflamacion të testikujve. Infeksioni gjithashtu mund të ulë dëshirën seksuale, por nuk ka asnjë provë që seksi luan një rol në transmetimin e Sars-Cov-2. Këto janë disa nga pasojat që mund të ndodhin tek pacientët meshkuj të prekur nga Covid-19, sipas ekspertëve nga Shoqata Italiane e Urologjisë (Siu). Të dhënat paraprake nga një studim që po kryen’ Siu’, tregojnë se si Sars-Cov-2 mund të shkaktojë inflamacion mbi bazën vaskulare, duke shkaktuar të njëjtat simptoma si orkiti, dhimbje, ënjtje…
Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është nisur për në Turqi për të marrë trajtim më të specializuar, pasi prej disa ditësh është prekur nga koronavirusi. Mediat vendase raportojnë se Llalla prej disa ditësh ishte infektuar dhe shtruar në një prej spitaleve COVID në vendin tonë. Por papritur gjendja e tij është përkeqësuar, kështu që familjarët kanë vendosur që ta nisin drejt Turqisë, për ta trajtuar nga specialistët e fushës.
Italia është tronditur nga disa pamje që po qarkullojnë në media, ku shfaqet një burrë i moshuar i infektuar me koronavirus, që ndërron jetë në tualetin e spitalit në Napoli. Për ngjarjen tronditëse, që po bën bujë, ka reaguar edhe drejtori i përgjithshëm i spitalit, Guiseppe Longo, duke thënë se ngjarje të tilla janë për të ardhur keq. Burri po shërohej ngas koronavirusi në spitalin Karderel, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij janë të panjohura – edhe pse dyshohet se ka pësuar sulm në zemër. Sipas burimeve brenda këtij spitali, dikush ishte futur në tualet për ta realizuar videon, derisa…
Ndryshe nga cdo dalje e tij publike, Presidenti Ilir Meta është shfaqur me maskë antiCovid, në konferencën e sotme për mediat. Nuk dihet cfarë e ka bërë kreun e shtetit të ndryshojë qëndrim në këtë dalje për mediat, të cilën mund ta sqarojë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët. Kujtojmë se pak para konferencës, Meta zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge, nga i cili mbase ka marrë këshilla të vlefshme.
Bosi i Tesla, Elon Musk është përballur me një situatë të pazakontë teksa kishte dyshime se mund të ishte infektuar me COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se nga 4 teste për COVID-19 ka marrë rezultate të ndryshme brenda ditës. Sipas Musk nga katër testet që ka kryer, 2 i kanë dalë pozitive dhe 2 të tjerë negativë, ndërkohë që i janë kryer nga e njëjta infermiere dhe nga e njëjta kompani. Ai tregon se ka pasur një ftohje të lehtë, dhe kjo e ka shtyrë që të vendosë të testohet për Covid. “Diçka jashtëzakonisht e…