Author: tirana

Kryeministri Edi Rama foli për një mbyllje të dytë totale. Ai e cilësoi gjendjen mesatare, por jo të lehtë. Sipas tij, është e domosdoshme mbajtja e një ekuilibri si ekonomik dhe psikologjik. “Dimri do jetë shumë i vështirë, vala e dytë është më e egër se e para. Jemi në një situatë as nga më alarmantet, por as të lehtë. Nuk dua të besoj te një mbyllje tjetër e përgjithshme. Ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër si ekonomik dhe psikologjik”, tha Rama në “Open”.

Read More

Shefja e infektivit Najada Çomo ka shpjeguar se cilat janë katër stadet Covid. Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo tha se në katër faza e sëmundjes, pacientët që kakojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor. Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma; Forma e lehte ( Stadi I) Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se shifrat e infeksioneve janë rritur 20 herë në krahasim me periudhën e parë të pandemisë. Sipas Berishës, nëse ai do ishte kryeministër, do i kishte mbyllur shkollat pasi ato janë bomba biologjike bashkë me spitalet. “Në këtë situatë unë do i mbyllja shkollat menjëherë. Sot janë me qindra fëmijë, që kanë në familje të sëmurë me Covid, por që nuk kanë bërë testin, që nuk ua bëjnë testin, që shkojnë në shkollë dhe përhapin Covid-in. Vetëm në 15 përqind të shkollave ekzistojnë kushtet e duhura higjienike. Sot shkollat dhe spitalet janë problemet më kryesore. Kujt…

Read More

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i lutet Zotit për shërimin e shpejtë nga koronavirusi të Kryepeshkopit Janullatos dhe Imzot George Frendos. Një një postim në faqen e tij në Facebook, Spahiu shkruan se e mësoi me shqetësimin lajmin. “Mësova me shqetësim lajmin e prekjes nga COVID-19 të Anastas Janullatos dhe George Frendos! I lutem Zotit për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik! Zoti u dhëntë forcë dhe shërim të shpejtë” shkruan ai. Kryepeshkopi Janullatos u transportua në Greqi për mjekim të specializuar, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa George Frendo në…

Read More

Gazetari Aleksandër Çipa tha se në Shqipëri kemi një përvojë të hidhur kur përçarjet nisin kur partitë politike largohen nga pushteti, por ai nuk e përjashton mundësinë që brenda PS-së të ketë diversione para zgjedhjeve të 25 prillit. Çipa tha se parashikon debat të brendshëm në PS kur të afrohet çështja e kandidimëve për deputetë. “Gjithmonë në PS dhe tek e majta në përgjithësi momenti më kritik ka qenë hartimi i listave për kandidatët për deputetë dhe nuk përjashtohet kjo. Sot ka një heshtje mes shtresës së vjetër dhe shtresës së re. Një nga pakënaqësitë më të mëdha që…

Read More

Gjashtë mësues ndodhen aktualisht në spital, duke u trajtuar për koronavirusin. Kështu është shprehur ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë shtatë të tjerë kanë humbur betejën me Covid. Kushi deklaroi se nuk ka aktualisht asnjë shkollë apo kopsht në vend i cili të jetë mbyllur për shkak të numrit të infektimeve. Ministrja sqaroi se në rastet kur konfirmohet mësuesi me Covid, ai vetkarantinohet dhe zëvendësohet me një mësues tjetër deri në negativizimin e tij. “Ndodh që të mbyllet ndonjë shkollë apo kopsht për shkak të dezinfektimit, 1 apo dy ditë, por nuk…

Read More

Ish-kryeministri shqiptar i periudhës së luftës së Kosovës, Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës ka reaguar ashpër pas paralajmërimit për luftë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Majko e cilëson të papërgjegjshme deklaratën e kreut të shtetit serb që u shpreh se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë”. Ish-kryeministri thotë se kjo është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit evropian. Megjithatë ai ka edhe një paralajmërim për Presidentin serb duke i kujtuar gatishmërinë e shqiptarëve që janë në disa shtete. “KOMENT. Deklarimi i Presidentit të Serbisë…

Read More

Teksa e gjithë vëmendja është rikthyer tek raporti i Dick Marty për krimet e luftës në Kosovë, që akuzon luftëtarë të UÇK dhe drejtues politikë të saj, Sali Berisha del në media dhe hiqet si patriot i thekur, pavarësisht se votoi pro këtij raporti. Në vitin 2008, Sali Berisha dërgoi në Suedi dokumente që Haklajt kanë lidhje me Ramush Haradinaj, pasi e akuzonte këtë të fundit si kriminel lufte. Ja si e tregon këtë ngjarja Zylfije Haklaj, motra e Haklajve, në një intervistë dhënë për median disa muaj më parë. “Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj,…

Read More

Deputetët e mazhorancës kanë përgatitur një draft për rregullimin e veprimtarisë së Presidentit, kufijtë e kompetencave dhe bashkëveprimin me institucionet e tjera, nismë e cila është konsideruar si akti puçist nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta. Ndryshe nga drafti, projektligji i vitit 2016 parashikonte një kapitull me 24 nene vetëm për statusin dhe privilegjet e Presidentit, duke përfshirë zonjën e parë dhe fëmijët. Në draftin e parë, parashikoheshin rreth 21 privilegje jashtë realitetit shqiptare për kreun e shtetit dhe familje e tij. Mes privilegjeve parashikohen mjekë personalë, banesë, zyra dhe staf nga shteti pas mbarimit të mandatit dhe deri…

Read More

Në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë të ftuara tre gra ish-ambasadorësh të cilat kanë ndarë me publikun disa rrëfime të jetesës së tyre jashtë vendit. Duke nisur që nga largimi dhe përshtatja në një vend tjetër e deri tek integrimi i tyre në shoqërinë e vendit ku kryen detyrën e grave të ambasadorëve. Dolores Koçi, gruaja e ish-ambasadorit shqiptar Spiro Koçi në Austri dhe Serbi gjatë viteve 2010-2015, ka rrëfyer se ambientimi i vajzave të tyre në Serbi ka qenë shumë e vështirë, kështu që u detyruan që ata ta sillnin vajzën 16-vjeçare sërish në Shqipëri sepse ngacmoheshe…

Read More

Nëse përjetoni dhimbje shpine apo të muskujve atëherë mund të jetë një shenjë paralajmëruese rreth një infeksioni. Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thuhet se nga 55,924 raste të konfirmuara me covid-19 në Kinë janë zbuluar se 14.8% e pacientëve kishin mialgji. Kjo përqindje është dukshëm më e vogël se numri i pacientëve që raportuan ethe, kollë të thatë dhe më pak e zakonshme se dhimbja e fytit (13.9%) dhe dhimbja e kokës (13.6%). Sipas një studim i botuar në US National Library of Medicine National Institutes of Health, ka treguar më shumë rreth mialgjisë…

Read More

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të bëhen gati për diskutim. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se duhet zgjidhje e shpejtë, për të mos ndodhë konflikti në të ardhmen. Bashkimi Evropian i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përgatiten për dialog. Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, zëdhënësi Bashkimit Evropian për politika të Jashtme Peter Stano, tha se kjo mund të ndodhë, kurdo që lejojnë kushtet. “Dialogu, pas rifillimit të tij në korrik, përsëri po vazhdon dhe përparon me punën e përditshme në nivelin e ekspertëve përpara nga përfaqësuesi special…

Read More