Author: tirana

Maqedonia e Veriut kualifikohet për herë të parë në Europian. Një gol i Goran Pandev vendosi finalen e Nations League të luajtur në Tbilis përballë Gjeorgjisë vendase. Sulmuesi 37-vjeçar i Genoas, finalizoi një aksion shumë të bukur të kombëtares mike në minutën e 56-të. Skuadra maqedonase ia doli ta menaxhonte shumë mirë avantazhin deri në fund dhe tashmë do të luajë në Euro 2021. Katër lojtarë shqiptarë e nisën si titullarë ndeshjen e sotme: Egzon Bejtulai (Shkëndija), Visar Musliu (MOL Fehervar), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe Ezgjan Alioski (Leeds United).

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka bërë me dije shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit. Është shënuar një tjetër rekord negativ me 3316 raste të reja ditore. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 50 qytetarë, duke e çuar në 959 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Numri i përgjithshëm i rasteve deri tani është 66 637. Ndërkohë që 310 pacientë po trajtohen të intubuar, 353 pacientë të tjere janë shëruar dhe janë larguar nga spitali. Vendet më të rrezikuara janë Atika dhe Selaniku, ku situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi ka…

Read More

“Dosja.al” shkruan se ish-futbollisti dhe tekniku Nevil Dede, do të jetë trajneri i ri i skuadrës bardheblu të Tiranës. Ai do të drejtojë 25 herë kampionët e Shqipërisë për dy sezonet e ardhshëm. Drejtuesit e klubit kryeqytetas të Tiranës, menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Emanuel Egbo për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 0-1 ndaj Korabit, janë takuar me trajnerin Nevil Dede dhe kanë arritur marrëveshjen midis tyre për të bashkëpunuar gjatë dy sezoneve të ardhshëm. Burime të besueshme tregojnë për “Dosja.al” se po sot, Nevil Dede, është takuar edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe i ka…

Read More

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme, ku një person mori flakë. Sipas njoftimit, personi ka ndërruar jetë, si pasojë e djegieve të shumta që mori. Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërkohë sipas policisë, personi në fjalë, ka marrë flakë nga pakujdesia. Njoftimi i policisë Tiranë Informacion paraprak. Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave…

Read More

Marjus Isufaj, një ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qëndrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, është dëmshpërblyer nga gjykata e Fierit, me 493 milion lekë. Gazetari Elton Qyno shkruan se me vetëm katër seanca gjyqësore, Isufaj, që është edhe djali i xhaxhait të Arben Isufajt, të njohur si Ben Qimja, ka përfituar vlerën e parave si dëmshpërblim nga AlbPetrol, të cilën e kishte paditur për diskriminim. Më 19 tetor 2020, gjyqtari Ergys Selmani urdhëroi shoqërinë “Albpetrol” të dëmshpërblejë financiarisht, Isufajn dhe 8 familjarët e…

Read More

Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit, njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo ka rezultuar me koronavirus. Përmes një komunikate për mediat bëhet e ditur se Imzot Frendo, 74 vjeç, është shtruar në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore që ka shfaqur gjatë ditës së sotme. NJOFTIMI Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të…

Read More

KF Tirana ka shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo pas eleminimit të turpshëm nga Kupa e Shqipërisë prej një ekipi të Kategorisë së Parë si Korabi i peshkopisë. Tirana në një njoftim në FB shkruan se vendimi për Egbo është marrë pasi ndeshjet e fundit ka pasur rezultate të munguara dhe ecuri jo të mirë. Kujtojmë se Tirana me në krye Egbo arriti të risjellë tek bardheblutë titullin kampion të Superligës. Tirana u konfirmua kampione për herë të 25-të në histori më 19 korrik, teksa sot pa mbushur as 4 muaj nga dita e lavdishme Tirana shkarkon trajnerin nigerian. STATUSI NGA KF…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka prekur dhe njëherë dy prej fatkeqësive që kanë goditur njëra pas tjetrës Shqipërinë, tërmetin e 26 nëntorit dhe më pas pandeminë globale të koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se qeveria do të bëjë gjithçka të mundur në luftën kundër armikut të padukshëm si dhe do të përkushtohet në rindërtimin e të gjithë shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Ai shprehet i bindur se Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda. “Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me mësuesit ka premtuar se Edi Rama do të rrëzohet me zgjedhje më 25 prill. Basha thotë se është e papranueshme se si në pandemi mësuesit u braktisën nga Rama dhe qeveria teksa shton se do të jetë PD me opozitën që do ne ndryshojnë realitetin e hidhur dhe do e shërojnë Shqipërinë. Po ashtu ai ka shtuar se Rama edhe në këtë valë të dytë të pandemisë ka zgjedhur mos dëgjojë, mos punojë asnjë ditë të vetme ndërkohë që shqiptarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikë boshe në FB e…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një postim prekës për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët në këto ditë karantine, ende rrugëve në postblloqe, pa e parë orën. Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, Hoxha u bën thirrje qytetarëve se kur të ndalen nga ndonjë efektiv e tu kërkojë të vendosin maskën, të kujtohen se edhe ata i pret dikush në shtëpi. “Kur ti shikoni në rrugë ne postblloqet e orës policore, ose kur tju kërkojnë te vendosni maskën. Kujtohuni se edhe ata dikush i pret ne shtëpi. Kujtohuni se: 10 policë kane ndërruar jetë deri tani.…

Read More

Ndërsa Demi Moore u përdhunua në moshën 15 vjeç, autori i bëri asaj vetëm një pyetje. “Si ndihesh që u shite nga nëna jote për 500 dollarë?” Nëna e Moore, Virginia King, ishte një adoleshente kur ajo mbeti shtatzënë nga burri i saj Charles Harmon Senior në 1962. Në kohën kur lindi Moore, ai i braktisi ato. King vuante nga varësia ndaj alkoolit dhe drogës. Moore ishte vetëm një fëmijë kur shpëtonte nënës e saj nga tentativat e vetëvrasjes. Si adoleshente, Moore e shoqëronte nënën e saj në lokalet e natës. Një natë, ajo u kthye në shtëpi dhe gjeti…

Read More