Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë jep një mesazh për infektimin me koronavirus të kryepeshkopit Anastas Janullatos. Teksa publikon mesazhin prekës të Janullatosit pak para se të largohej nga Tirana për t’u kuruar në Spitalin e Athinës, Kisha Ortodokse i uron atij shërim të shpejtë, teksa thekson në mesazh se “Ju duam dhe sepse Kisha ju ka nevojë”. Mesazhi i plotë: Lajm që preku zemrat e besimtarëve. Sikundër është e natyrshme, lajmi për infektimin nga Covid-19 i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, ka prekur zemrat e besimtarëve, të cilët i urojnë shërim sa më…
Author: tirana
Një qen ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe departamenti i parandalimit të virusit në Bari ka njoftuar edhe ministrinë e shëndetësisë italiane. Lajmi, i raportuar edhe nga mediat lokale është konfirmuar më pas nga departamenti i parandalimit të COVID-19. Bëhet fjalë për një qen që jeton në një familje të përbërë nga 3 persona, çifti i bashkëshortëve dhe djali i tyre minoren janë pozitiv me Covid. Bari ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë. Shërbimi veterinar ka bërë tamponin edhe tek qeni dhe ka rezultuar me një pozitivitet të ulët. ‘Lajmi nuk paraqet një problem shëndetësor, deri në momentin që qentë nuk…
Në Kosovë, situata epidemiologjike me Covid-19 po tregon sinjale të përkeqësimit. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 767 raste të reja nga Covid-19. Ndërkohë edhe tetë persona kanë humbur betejën me këtë virus të rrezikshëm. Kështu u bë e ditur në raportin ditor të bërë publik nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Aty shpjegohet edhe për rastet specifike të paraqitura me Covid-19 për secilën komunë të Kosovës. Në vazhdim gjeni raportet për rastet e reja: 2178 TESTIME, 186 TË SHËRUAR DHE 767 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…
Shkolla e mesme në Gruemirë të Malësisë së Madhe është mbyllur asi kanë rezultuar pozitivë 2 mësues. Sipas burimeve, zona e Gruemirës në Malësi të Madhe është vatër e madhe infeksioni dhe për këtë arsye është marrë vendimi i mbylljes së shkolles së mesme. Vlerësohet se problem mbetet akoma vonesa 8 ditore e kthimit të përgjigjeve të tamponeve në qarkun Shkodër.
Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ish bashkëshorti i Nora Istrefit ka folur edhe njëherë për lidhjen me Jessican. Këngëtari ka bërë me dije se mes tij dhe modeles sot ka një miqësi të mirë. “Ka mbetur vetëm një shoqëri shumë e mire mes nesh, kështu që nuk e di se çfarë ka dashur ajo të thotë, mua më kanë nxjerrë shumë herë nëpër intervista ku mkanë provoku por ska pasur asgjë serioze”- tha ai. S’ka asgjë mes nesh dhe shpresoj që asaj mos ti bëhet problem se është gocë e re dhe nuk e mendon ajo atë pune, por…
Një paciente e cila po kurohej për COVID-19 në një spital ka rënë pre e një abuzimi të madh të privatësisë së saj. Pacientja shihet vetëm në të brendshme, ndërsa fotografia e cila është bërë në një spital të përkohshëm për Covid-19 në Beograd dhe është shkrepur pa dijeninë e saj Anastasia M. u fotografua me të brendshme në momentin kur po ndërrohej në një dhomë në spitalin në Arena të Beogradit. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesic, i cili në një deklaratë konfirmoi se fotografia ishte bërë në spitalin Arena dhe kërkoi…
Është hapur sot shërbimi ditor i urgjencës për rastet me koronavirus, në Gjirokastër. Një ambient i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për rastet Covid u vjen në shërbim ditor rasteve të rënda të të prekurve, të cilët më pas nisen drejt Tiranës Parashikimet janë që në rast nevoje ky ambient do të transformohet në repart Covid. Nevoja ka lindur pas shtimit të rasteve me ritme të shpejta në Gjirokastër. Sot një 35-vjeçare nga Lazarati u nis për trajtim të specializuar në Turqi, si pasojë e komplikimeve shëndetësore pas prekjes nga virusi Covid-19. Mes të prekurve, disa prej të…
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në Itali, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në mbi një milion. Sipas të dhënave të përditësuara të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 32.961 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt në vend ka arritur në 1.028.424. Numri i rasteve aktive aktualisht është 613.358, kurse i pacientëve në kujdes intensiv ka arritur në 3.081. Bilanci i të vdekurve është rritur me 623 në 24 orët e fundit, për të shkuar në…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvillloi një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët ndanë shqetësimin për situatën që po kalon arsimi shqiptar muajt e fundit dhe masat që janë marrë për mbrojtjen e shëndetit të mësuesve dhe nxënësve në ambientet shkollore. Mësuesit u shprehën se s’kanë marrë asnjë lloj shpërblimi për orët e shtuara gjatë javës. Mësuesit u shprehën se ata gjenden krejtësisht të pambrojtur nga rreziku i vazhdueshëm nga infektimi me COVID-19. Nga ana e tij kryedemokrati Basha premtoi për ta trajtim mbrojtës njësoj si kategoria më e ekspozuar pas mjekëve dhe infermierëve.…
Portokalli është agrumja më e preferuar e miliona njerëzve në botë. Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe athtësisë, portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera. Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 7 përfitime të menjëhershme. Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë Portokalli përmban shumë vitaminë C ose përafërsisht 116 përqind të vlerës së rekomanduar ditore. Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës. Portokalli përmban…
Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Justina Aliaj, është infektuar me koronavirus. Mësohet se figura e mirënjohur e skenës shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë dhe është shtruar te Spitali Infektiv. Bëhet e ditur se artistja shkodrane ndodhet e shtruar prej katër ditësh tek Infektivi, ku po kurohet për virusin e rrezikshëm.
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka deklaruar se shifrat e vdekjeve nga Covid-19 që raporton Ministria e Shëndetësisë nuk janë të vërteta. Sipas tij, ato nuk tregojnë numrin e vërtetë të personave që vdesin nga koronavirusi në vendin tonë “sepse mungojnë të paktën tre kategori personash që humbin jetën nga COVID dhe nuk raportohen në deklaratat zyrtare”. Sipas tij, janë këto tre kategori: “Personat e shtruar në spitalet COVID me rezultat testi fals negativ. Personat që humbin jetën në shtëpi apo pas daljes nga spitali “të shëruar”. Një kategori ndoshta më e vogël se dy paraardhëset, por që po…