Author: tirana

Zv.kryeministri, Erion Braçe, ka shpërthyer ndaj presidentit Ilir Meta dhe Armando Dukës gjatë sfidës miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Elbasan Arena”. Si Meta, Duka, ashtu dhe presidenti i Federatës së Kosovës Agim Ademi shkelën ligjin duke mos respektuar mbajtjen e maskës. View this post on Instagram KY ESHTE TURP DHE KETA JANE NJE TURP! Sfide me te qarte ligjit, rregullit, por dhe perqeshje me te madhe ndaj cdo qytetarit qe i bindet ligjit e rregullit se kjo e ketyre tre “PRESIDENTEVE”, NUK KA! PABARAZIA MES UDHEHEQESVE-KETYRE QE SHIHNI DHE NJEREZVE TE ZAKONSHEM, ESHTE E THELLE, E QARTE POR E…

Read More

Edhe pse jemi pranë vaksinës, Covid-19 do të na shoqërojë gjatë pjesës më të madhe ose gjatë të gjithë vitit 2021 dhe “me gjasë përtej kësaj”, tha ish-drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të mërkurën. Dr. Tom Frieden, drejtori ekzekutiv i “Resolve to Save Lives”, tha se njerëzit e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore do të vazhdojnë të jenë në rrezik të lartë për sëmundje të rënda ose vdekje nga Covid-19, edhe nëse miratohet një vaksinë e efektshme. “Unë mendoj se do të ishte një qasje e gabuar për të menduar se nëse thjesht i…

Read More

Një marrëveshje për të paguar më pak për vaksinën e Pfizer Covid-19 krahasuar me Shtetet e Bashkuara është arritur nga Komisioni Europian. Reuters raporton se ditën e sotme Bashkimi Europian njoftoi se kishte siguruar deri në 300 milion doza të vaksinës. Vaksina eksperimentale, e zhvilluar nga Pfizer në bashkëpunim me gjermanin BioNTech është pionier në një luftë globale për prodhimin e vaksinave, me të dhëna provizore të lëshuara, që tregojnë se ishte më shumë se 90% efektive në mbrojtjen e njerëzve. Sipas kushteve të marrëveshjes, 27 vende evropiane mund të blejnë 200 milionë vaksina tani dhe të kenë mundësi të…

Read More

Britania e Madhe, vendi i goditur më rëndë në Europë nga pandemia e COVID-19, kapërceu sot pragun e 50 000 të vdekurve nga virusi, sipas raportit të autoriteteve shëndetësore. Vendi regjistroi 595 vdekje shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 50 365. Një shifër kaq e lartë vdekjesh ditore nuk raportohej që nga 6 maji, kur u regjistruan 612 vdekje. “Çdo vdekje është një tragjedi”, tha kryeministri Boris Johnson në një fjalim në televizion. “Pavarësisht shpresës për një vaksinë së shpejti, ne ende nuk jemi jashtë rrezikut”, vazhdoi ai, duke u bërë thirrje britanikëve të vazhdojnë…

Read More

Në zbatim të dy urdhrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për shtimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese. Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në vijim të angazhimit maksimal të treguar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, do të ushtrojnë kontrolle të rrepta në bare, restorante, lokale nate dhe ambienteve të ndryshme, do të ngrihen pika kontrolli pas orës 22:00 në të gjitha akset rrugore, si dhe do të ketë prezencë të shtuar të Patrullave të Përgjithshme…

Read More

Partia Demokratike po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Mësohet se fushata këtë vit do të drejtohet nga politologu i njohur Adri Nurellari. Madje Nurellari është caktuar si Shef i Fushatës në PD. Ai vjen së fundmi nga Kosova, pasi u dorëhoq si këshilltar i sih-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në Kosovë, ka qenë edhe këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Po ashtu, në vitin 2005, Nurellari ishte këshilltar i Sali Berishës, kryeministër në atë kohë.

Read More

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri sikur foli sot për rolin që ka patur në procesin e hetimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden sot të akuzuar në Hagë. Por teksa Basha përpiqet të shfajësohet për akuzat lidhur me UÇK, kur punonte si përkthyes për hetuesit e Hages, pa dhënë një përgjigje për asnjërën nga akuzat, teksa e devijon në debatin për situatën e COVID-19, akademiku i njohur Rexhep Qosja e ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, se pas përfundimit të luftës në Kosovës, me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë, ka furnizuar Dik Martin…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka fituar betejën me koronavirusin. Balluku zbuloi për “Top Talk” disa nga mesazhet e para që mori, ku nuk munguan ato me receta nga pacientët e tjerë. “Askush nuk mund të thotë që është një përvojë e lehtë për ta kaluar, pavarësisht se unë i kisha simptomat e lehta, edhe temperatura e moderuar disi, edhe më pas nuk kam pasur këto simptomat e rënda të dhimbjeve të trupit. Megjithatë do të thoja që ka qenë një 8 ditësh intensiv aspak i këndshëm, do të ishte mirë që të gjithë ju që nuk jeni…

Read More

Pas incidentit të ndodhur me Arjonin, Fatjoni u rikthye në studio. Ai tha se ishte tepër i acaruar puntatën e djeshme për të vijuar të qëndronte në emision, e për këtë arsye preferoi të largohet. Djali nga Fieri i kërkoi falje publikut për sjelljen e treguar dhe shtoi se një gjë të tillë nuk ia kërkon Ajronit, për të cilin thotë se e ka provokuar. “Unë kërkoj një falje, u bënë normale këto, por unë e kërkoj me zemër. Por një njeri nuk mund të provokojë”, tha Fatjoni.

Read More

Rrëmbimi i Evanthia Frangogiorgi, shoqëruesit të pronarit të njohur të anijeve Aris Theodoridis, kishte trazuar qarqet e transportit detar të asaj kohe. Autorët, pavarësisht nga fakti se viktima ishte i moshuar, nuk kishin hezituar t’i jepnin atij vazhdimisht pilula hipnotike dhe qetësuese. Autori i dyshuar i rrëmbimit, i cili ndodhi në verën e vitit 2009 në Palio Faliro, i kishte shpëtuar arrestimit, ndërsa dyshimet ishin se “ai me siguri kishte gjetur strehim në Shqipëri dhe më pas në një vend evropian”. E gjithë kjo deri të mërkurën e kaluar Sipas informacionit ekskluziv të Zougla, 40-vjeçari u arrestua në zonën e…

Read More

Shkon në 44 numri i mësuesve aktiv me covid-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në 48 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin 10 mësues. Në dy ditët e fundit dy mësues humbën jetën në qarkun e Elbasanit. Një prej ishte një 62 vjeçar nga Peqini i cili jepte mësim në shkollën “Bishqem” ndërsa humbi jetën nga Covid edhe një mësuese 62 vjeçare, nga qyteti i Elbasanit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Të dy mësuesit e qarkut të Elbasanit vuanin edhe nga sëmundje të tjera. Në 24 orët e fundit, qyteti i Elbasanit ka regjistruar 24 raste.

Read More

Ruajtja e ekuilibrave mes punës dhe angazhimeve të përditshme me ushqyerjen e shëndetshme gjatë drekësështë një aspekt sfidues i përditshmërisë tonë. Në shumicën e rasteve, pikërisht prej këtyre angazhimeve, njerëzit mjaftohen me një ushqim të shpejtë sa për të shuar urinë, duke anashkaluar rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme. Studimet tregojnë se në pjesën më të madhe, njerëzit zgjedhin ushqime të shpejta sepse është më e leverdisshme në aspekt kohe dhe fondesh. Të tjerë preferojnë ushqimet e shpejta për shkak të shijes. Por cilësia e ushqimeve në drekë është e një rëndësie të madhe për shëndetin veçanërisht atë të zemrës. Ekspertët…

Read More