Silva Bino është shprehur se ISHP ka të përgatitur skenarët për çdo situatë, nga më e mira tek më e rënda, duke treguar sa ekziston mundësia që vendi ynë të futet sërish në një mbyllje totale. “Kemi disa skenare, kemi pare edhe në qoftë se përdorim masa me intensitet të ulët, mesatar, apo masa me intensitet të lartë siç është bllokimi për një kohë të caktuar. Po provojmë këto masa që kemi aktualisht. Kjo po vëzhgohet me kapacitetet e spitaleve, peshën e mjekut të familjes.” E pyetur se sa duhet të shkojnë shifrat apo shtrimet në spital që vendi të…
Author: tirana
Muaji tetor ishte një bekim i vërtetë për Sara Karajn. Si fillim ajo zbuloi se mori një super propozim për martesë nga partneri i saj. Ndërsa në fund të muajit, blogerja e njohur solli në jetë fëmijën e saj të parë. Sara e dha lajmi e bukur me një foto shumë të ëmbël të të voglit. E kur duhet të ishte më e karikuar se kurrë për të voglin e saj, Sara ka zbuluar sot në Instagram se është infektuar nga Covid-19. Nëpërmjet një fotoje, ku shihet me të voglin në krahë, ajo ka shkruar: Të jesh me Covid dhe…
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është komentuar jo pak herë vitet e fundit për ndryshime drastike në pamje. Pasi la postin e Presidentit, Jahjaga merret me fondacionin e saj “Atifete Jahjaga” në mbështetje të grave përmes kauzave të ndryshme. Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet me të cilat merret. Së fundmi, Jahjaga ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku është shfaqur mjaft ndryshe dhe tërheqëse.
Për të gjithë ata që duan të duan të dalin pas orës 22:00 do duhet të pajisen me një leje të posaçme në portalin qeveritar e-albania. Në këtë portal janë të specifikuar qartë cilat kategori duhet të marrin lejet si edhe dokumentet që ju nevojitet. Leje për dalje”Leje për dalje” për arsye pune dhe arsye të domosdoshme është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me autorizim për qarkullim vetëm për itinerarin strikt vajtje-ardhje në vendin e punës gjatë fashave orare të përcaktuara me automjet ose në këmbë si dhe të aplikojnë për t’u pajisur…
Miqësorja apo ndryshe siç u konsideruar gjërësisht nga publiku “vëllazërorja” Shqipëri-Kosovë ka përfunduar. Shqipëria triumfoi në këtë ndeshje pa tifozë me rezultatin 2-1 në fushën e “Elbasan Arena”. Golat u shënuan nga Balaj 31′, Uzuni 64′ për kuq e zinjtë dhe një penallti e realizuar nga Muriqi 85′ për verdhë e kaltrit. Rastet nuk kanë munguar nga asnjëra palë, ndërkohë që goli i shënuar nga Kosova ishte falë një penalltie të shkaktuar nga kombëtarja shqiptare.
E keni pyetër veten ndonjëherë nëse romanca midis jush dhe partnerit tuaj është shkruar në yje? Në qoftë se besoni tek shenjat e horoskopit, atëherë duhet absolutisht të zbuloni se kush janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën për zgjedhjen e partnerit perfekt. Shenjat e diellit që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën në rrotën e zodiakut referohen si polaritet, që do të thotë se nuk mund të jenë më të ndryshme – dhe pikërisht këtu qëndron potenciali për një pajtueshmëri afatgjatë dhe dinamike. Nëse të ‘kundërtat tërhiqen’, ja si zhytja në këtë klishe zbulon një mori të…
Kur Adele u ngjit në skenë pak javë më parë si moderator e emisioni “Saturday Night Live”, ajo përdori monologun e saj të hapjes për të adresuar tw gjithë thashethemet për 45 kg që ka humbur. “E di që dukem me të vërtetë ndryshe që kur më keni parë për herë të fundit. Por, në të vërtetë, për shkak të të gjitha kufizimeve të COVID dhe ndalimeve të udhëtimit, unë duhej të udhëtoja lehtshëm dhe vendosa të merrja vetëm gjyshmën e vetes haha”, tha me shaka ajo. Nuk janë vetëm kilogramët e tepërta që ka ndryshuar tek këngëtarja por dhe…
Ai është një nga aktorët më të njohur të “Hollyëood-it”. Është fjala për Leonardo DiCaprion, i cili ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbush 46 vjeç. Ai është personazh kryesor i shumë filmave, por duket se u bë akoma më i njohur me rolin e tij e Jack në filmin “Titanic” në vitin 1997 përkrah aktores, Kate Winslet. 46-vjeçari hyn në mesin e aktorëve më të talentuar dhe më të suksesshëm në botë. Ai përveç se është aktor, është edhe ambientalist. Fondacioni i tij së fundmi bashkëpunoi me Aleancën e Tokës, Emerson Kolektiv dhe Ruajtjen Globale të Kafshëve të Egra…
Vetëm pak minuta, pasi kryeministri Edi Rama e emëroi zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia në një intervistë për Abcnews.al u shpreh se ofertën e kreut të qeverisë e pranoi, pasi qëllimi i tij është të kontribuojë për Shqipërinë. Ai kishte edhe një mesazh për liderin e PD-së që e afroi në partinë më të madhe në opozitë, por që tashmë iu bashkua ekipit të Edi Ramës. “I uroj suksese Bashës”, tha ai. Por përse e la opozitën 6 muaj para zgjedhjeve? “Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë…
Argjentina Ramosaj ka zgjedhur të vijë më rrallë me projekte muzikore, duke marrë kohën e nevojshme për t’u kujdesur dhe dedikuar edhe familjes së saj. Së fundmi këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re, e cila do të titullohet “Ëho am I”. “30.11.20”, ka shkruar Ramosaj krah fotos bardhezi duke treguar se projekti do të vijë pas 2 javësh. Argjentina nuk ka zbuluar detaje të tjera si në cilën gjuhë do të jetë kënga apo nëse do të jetë një bashkëpunim. Ndjekësit po e presin me padurim dhe këtë e kanë treguar edhe me…
Që prej humbjes së të atit, Rudina Dembacaj ka ndarë shpesheherë momentet më të vyera me të, duke sjellë ndër mend kujtime me më të shtrenjtin e saj. Së fundmi aktorja ka publikuar një tjetër foto me babain, shoqëruar me këto fjalë: “Sa budallaqe kam qenë. Kam menduar se nuk do të humbas kurrë”. Dembacaj ka treguar se i mungon shumë i ati dhe se humbja e tij e tronditi të gjithë familjen. Megjithatë si një vajzë malësore, Rudina nuk i ka hequr buzëqeshjet nga fytyra e saj, duke zgjedhur ta kujtojë ashtu siç i ati do donte për të.
Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë (Lista e vleresimit te KANDIDATEVE) të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurimit ndërpritet në këtë fazë.