Aktorë e humorit kanë përfunduar emisonin e tyre “Treshat”, por ata kanë përgatitur supriza të reja për publikun. Së fundmi, ata kanë qenë të ftuar në emisonin “Next” në kanalin “Vizion Plus”, ku kanë rrëfyer se do të lancojnë një këngë. Kënga e tyre e re do të jetë e prodhuar nga producenti i njohur Fabian Basha, ndërsa përsa i përket datës së publikimit dhe detajeve të tjera, aktorët preferojnë t’i lënë surprizë. View this post on Instagram @next_vizionplus / Surprizojnë binjakët, edhe emision edhe këngë! @greta_allushi @romeoveshaj @donaldveshaj A post shared by 20 Vjet | Vizion Plus TV ©️…
Author: tirana
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili aktualisht ndodhet në Greqi, është rënduar. Mediat greke bëjnë me dije se kryepeshkopi po lufton me jetën. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori dhe gazetari i “Kappaneës.gr”, Yannis Koutsomitis, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale. “Kryepeshkopi Anastasios po lufton për jetën e tij në një spital në Athinë”, shkruan gazetari.
OSHEE ka njoftuar se disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike, konkretisht një pjesë e Unazës së Madhe me rrugën ”Teodor Keko”, ish-fusha e Aviacionit, zona afër Laprakës, Yzberishti dhe ish-Misto Mame kanë ngelur pa energji elektrike. Sipas njoftimit zyrtar, një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm 20 kv. Ndërkohë OSSH po punon për normalizimin e situatës brenda 20 minutave, ndërsa tek Misto Mame do të duhen edhe 2 orë për të rikthyer energjinë elektrike. Njoftimi nga OSHEE: Subjekti privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm 20kv, duke lënë pa energji një pjesë të…
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 410 qytetarë në 24 orët e fundit. Ndërkohë që kanë humbur jetën 8 persona. Pjesë nga njoftimi Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste…
Ditën e sotme, SPAK është vënë në lëvizje nga kërkesa zyrtare e Presidentit Meta, që ka kërkuar vënien para përgjegjësisë të të gjithë zyrtarëve të përfshirë në skemën korruptive që ngre dhe e ligjëron vetë ligji “Për metrologjinë”. Presidenti është shprehur në letër se, është i ndërgjegjshëm se deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe për votën e dhënë në ushtrim të funksionit. “Kjo është përgjegjësi e natyrës politike, gjyqtar i së cilës është publiku shqiptar me anë të instrumentit politik të votës gjatë zgjedhjeve. Por ky parashikim kushtetues, nuk mund të përdoret kurrësesi si një “strehë imunitare”…
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje sot kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës të përgjigjet se ku e ka fshehur kasetën filmike nga masakra e Krushës në Kosovë dhe t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë. “Lulezim Basha ktheja provat e masakrës së Krushës popullit dhe drejtësisë!”, shkruan Basha teksa publikon edhe videon.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të në gjithë vendin, për respektimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative, 612 qytetarë dhe 20 administratorë lokalesh, pasi nuk i respektuan këto masa. “Kontrollet intensive kanë vijuar edhe pas orës 22:00, për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për kufizimin e lëvizjes. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të…
Albana Vokshi ka fajësuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me humbjet e jetëve të arsimtarëve nga Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se qeveria nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla. Sipas Vokshit, Rama, të cilin e quan kryeministri në ikje, jep dhjetëra miliona euro për një projekt korrupsioni, si Teatri me kulla, nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm. “Këto ditë tre mësues të tjerë humbën jetën nga COVID 19, por qeveria nuk po merr…
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë. Sipas Policisë, shtetasja me inicialet H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Vlorë/Informacion paraprak Më datë 12.11.2020, rreth orës 15:00, në spitalin rajonal Vlorë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja H. Xh., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Shtetasja H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Presidenti Ilir Meta i kërkon zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme të Hetimit të nisë verifikimin e procedurës së ndjekur nga Kuvendi për ligjin e metrologjisë, i cili u rrëzua pak ditë më parë nga Kreu i Shtetit. “Nisur nga niveli shumë i lartë i hapësirave që lejon ky ligj për praktika abuzive me dhënien e autorizimeve dhe ofrimit të shërbimit publik nga subjekte private, si President i Republikës, përmes kësaj shkrese i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe…
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milion € për të mbështetur Shqipërinë. Programi i miratuar përqendrohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE të tilla si sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë. Kjo paketë ofron asistencë për të adresuar më tej pasojat e krizës COVID-19. Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se BE do të vazhdojnë të qëndrojë pranë Shqipërisë përballë krizës së Covid-19. “Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë t’i rezistojë sfidave aktuale sociale…
Nëntë vite më parë, këngëtarja Aurela Gaçe u bë nënë me vajzën e saj, Grace. Në ditën e lindjes të së voglës, Aurela ka shkruar fjalët më të ndjera për dashurinë e saj më të madhe, e cila i dhuroi ndjesitë më të bukura. “9 vjet më pare erdhe në jetën tone, Grace, Hiri I Perëndisë. Prandaj te quajtëm kështu, sepse ardhja jote eshte bekim e hir per jetët tona. Më dhe statusin e nënës ❤ ,më ndryshove jetën. 🥳❤🎂 💯 jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë. ❤❤❤❤❤❤❤”, ka shkruar Aurela duke treguar njëherazi se si ka ndryshuar…