Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier. Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal të mbushur me ujë. Autoambulanca, zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Nga të dhënat e para, mësohet se në mjet udhëtonin një çift, të cilët fatmirësisht janë nxjerrë në kohë dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndonëse janë nisur drejt Spitalit të Fierit për të marrë mjekim. Informacion paraprak Sot, rreth orës 17:35, në fshatin Qarr, Levan, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin B. Z., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë…
Author: tirana
Sërish shifra alarmante nga koronavirusi në Itali, qindra të vdekur dhe mijëra të infektuar Italia vazhdon të përjetojë dita të keqija, pasi numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi po rritet nga dita në ditë. Sipas autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë regjistruar 544 viktima dhe 37 255 të infektuar. Ndërsa numri i tamponeve të kryer në 24 orët e fundit është 227 695, ndërsa raportohet se janë shëruar 12 196 persona. Deri më sot Italia ka regjistruar 1,144 552 të infektuar nga koronavirusi e 44, 683 viktima.
Para disa vitesh këngëtari Shpat Kasapi dhe modelja Afërdita Dreshaj kanë përjetuar një lidhje dashurie që zgjati për shumë kohë. Por ndryshe nga shumë personazhe të tjerë që janë shprehur se kanë një marrëdhënie të mirë me ishat e tyre, Shpati dhe Afërdita nuk kanë asnjë lloj raporti mes njëri-tjetrit. Së fundi Shpat Kasapi, do të jetë i ftuar tek emisioni i Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”. Në promën e emisionit moderatorja Albana Osmani i bën pyetjen nëse do ta uronte Afërdita Dreshajn për shtatzëninë dhe ai i ka befasuar të gjithë me përgjigjen e tij duke u shprehur: “Unë…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka treguar se ka kryer një tjetër operacion. E pranishme në njësinë nr.1 në Tiranë, Kryemadhi tha se ka operuar dhëmballën këtë herë, duke falenderuar edhe stomatologun që kishte aty pranë. “Tashmë kam operuar dhe dhëmballën, uroj që gjithçka të shkojë mirë Etjon. Shpresoj se nuk duket shumë që sapo jam operuar,”- shtoi Kryemadhi. Kryemadhi vizitoi dhe takoi sot banorët e njësisë nr.1 në Tiranë. Ajo ftoi të gjithë socialistët e ish-scoialistët që t’i bashkoheshin LSI-së. Kryemadhi shtoi se me bindje është socialiste dhe se dëshiron që e ardhmja e të rinjve shqiptarë të…
Kryeministri Edi Rama zbuloi sot nga Vlora disa detaje nga paketa e ndihmës ekonomike që po përgatit qeveria për familjet në nevojë. Ai tha se për familjet që marrin asistencë, ndihma ekonomike do të dyfishohet deri në fund të pandemisë. Ndërkohë që përsa i përket akuzave të opozitës për të rritur numrin e testeve, ai tha se nuk e ka kërkuar komiteti i ekspertëve. “Nëse komiteti teknik i ekspertëve do të na kishte kërkuar të blinim më shumë, do të blinim më shumë, kur ne kemi mundësi sot në këtë fazë dhe falë një politike të suksesshme me financat publike…
Visjani Ukcenaj nuk ka hequr dorë së tremburi Marinën dhe këtë sapo na e tregoi sërish në videon e fundit. Megjithatë në dallim nga të gjitha momentet e tjera, ajo çfarë bie në sy është reagimi instiktiv i Marinës, e cila përveçse është trembur, ka tentuar ta gjuajë me grusht në fytyrë. “Muhamed Ali Vjollca leshon nje Grusht te Furishem fatmiresisht skishte Viktima @marina_vjollca… Dhe saga Vazhdon 😂😂Ky moment eshte vetem per mos te na marrin mesysh. Sonte ora 21 : 00 @klanifornia”, ka shkruar Visjani krah videos. Kësaj here Marina u tregua e mirë dhe nuk e çoi deri…
Trajneri i Kombëtares kuqezi Edoardo Reja, ka dalë sot në konferencën zyrtare për media, para ndeshjes kundër Kazakistanin, e vlefshme për Nations League. Duke iu përgjigjur interesit të medias, trajneri Reja u shpreh se fokusi i tij kryesor është ndeshja e parë ndaj Kazakistanit. Trajneri, më tej shtoi, se pavarësisht mungesave në skuadër, ekipi i është përgjigjur mirë në ndeshjen testuese dhe ka besim se në dy ndeshjet e ardhshme skuadra do të prodhojë si në ndeshjet e shkuara. Trajneri Reja iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp. – Në miqësoren me Kosovën keni marrë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komenton deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra sot nga Vlora mbi pandeminë e koronavirusit dhe zgjedhjet e 25 prillit. Bardhi shkruan në ‘Facebook’ se kush e ka dëgjuar sot Ramën në Vlorë duhet të jetë ndjerë i tallur pa fund. Sipas numrit dy të PD, Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon. Reagimi i Bardhit: Sot njësoj si dje – Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond!…
Këto shenja e dinë që gënjeshtra është gjithmonë e qortueshme pavarësisht situatës në të cilën ndodhen, prandaj janë njerëzit më të ndershëm në zodiak. Dashi Personat e kësaj shenje janë shpesh të pasjellshëm kur duan të shprehin mendimet e tyre. Janë të padurueshëm dhe nuk gënjejnë kurrë për të kënaqur një mik. Ata e dinë që gënjeshtra nuk ka asnjë lidhje me miqësinë, sipas “Italia Feed”. Gaforrja Personat e kësaj shenje e dinë shumë mirë rëndësinë e një miqësie të vërtetë. Kanë shumë besim dhe janë miq të shkëlqyer. Ata e dinë që gënjeshtra nuk është mënyra më e mirë…
Të dielën, në orën 18:00, Shqipëria do të zbresë në “Air Albania Stadium”, për të luajtur ndaj Kazakistanit, një ndeshje delikate dhe ku tri pikët janë detyrim për kuqezinjtë. Kapiteni i Kombëtares, “gardiani” Etrit Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ka deklaruar: “Në ndeshjen e parë ne shkuam që të marrim më të mirën, luajtëm mirë, kishim edhe rastet tona, por nuk ia dolëm…” Kosova? “Fitorja me Kosovën? Sigurisht që çdo fitore të jep besim dhe motivim për të fituar me Kazakistanin. Kosova kishte rëndësinë e vet, por jo sa këto dy ndeshjet e Nations League. Jemi të përqendruar…
Fjoroda Fjora ka fituar pas 16 ditësh betejën me Covid-19. Moderatorja e njohur ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe e izoluar, larg familjes së saj dhe vetëm ditën e sotme ka mundur t’i rikthehet normalitetit. Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj këtë eksperiencë dhe ka treguar çfarë simptomash ka pasur. Fjodora është shprehur se largimi i nuhatjes dhe shijes ishte pjesa më e tmerrshme gjatë infektimit me koronavirus për të. “Kjo ishte pjesa më e tmerrshme largimi i nuhatjes dhe shijes. Para 3 ditësh m’u rikthye nuhatja dhe kur kam ndjerë atë aromën e kafesë, thjesht m’u…
Kryeminsitri Edi Rama nga Vlora ka thënë se duket të marrë mandatin e tretë për të përfunduar punën që ka ka nisur. Në fjalën e tij Rama është shprehur se duhet të përfundojë edhe gjysmën e Vlorës të cilën nuk e ka bërë akoma, duke thënë se atë duhet ta bëjnë ata, pasi nuk e bën Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi. “Le të thonë ca të duan ata janë heronjë dhe janë apsolotisht. Nuk ka pyll pa derra, ka derra ne parlament ka derra në opozitë, ka derra në çdo fushë gjatë jetës, ka derra dhe mes mjekëve dhe infermierëve.…