Author: tirana

Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thekson se Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Duke shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të tij të shumtë, Veliaj nënvizon se Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij.“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.…

Read More

Një 90-vjeçar në Korçë është mbytur në një pus të fshatit. Ngjarja ka ndodhur në Barç, ndërsa i moshuari Hekuran Dapellari është gjetur i pajetë rreth orës 08:00 të mëngjesit, të dielën. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve, rezulton se i moshuari vuante nga skleroza dhe se ishte larguar një ditë më parë, nga banesa e tij.

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka urdhëruar drejtuesit e Policisë në qarqe, që t’ju krijojnë hapësira për ngritje në detyrë policëve të rinj. Në një urdhër të brendshëm, Lleshaj kërkon që të përzgjidhen nga çdo komisariat 10 policë me gradën “Inspektor” për ngritje në detyrë. Kriteret janë mosha e re nga 27 deri në 35 vjeç dhe eksperienca prej 5 vitesh në Policinë e Shtetit. URDHËRI I PLOTË I LLESHAJT: URDHËRI I PLOTË I LLESHAJT: Nisur nga domosdomshmëria e promovimit të punonjësve të policisë të cilët kanë rezultate dhe performancë të mirë profesionale gjatë karrierës së tyre policore…

Read More

Pas rreth një muaj në arrati, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Ahmet Toskës në Fier.Bazuar në faktet dhe provat e administruara nga autoritetet, policia ka bërë të mundur arrestimin e 52-vjeçarit me iniciale F.H. banues në Fier. Ngjarja e rëndë u regjistrua më datë 26 tetor në lagjen “Sheq i madh” në Fier ku mbeti i vrarë Ahmet Toska. Ky i fundit, po shoqëronte bashkëshorten për në punë në orën 06:00 teksa një person i maskuar i është afruar dhe e ka ekzekutuar me një plumb në kokë.

Read More

Një ditë më parë, gazetarja Sidorela Gjoni, ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka zbuluar një episod interesant që i ka ndodhur me një futbollist. Duke u kthyer pas në vitin 2017, Sidorela tha se një djalë kosovar, që tanimë është një futbollist shumë i njohur i kishte shkruar në rrjete sociale, por ajo nuk i ishte përgjigjur. “Në 2017, unë nuk e kam parë fare dhe mua më kishte shkruar një futbollist i kombëtares i Kosovës. I mirë tani, unë si kisha kthyer sepse s’e kisha parë fare mesazhin. Në vitin 2019, mua më duhej për një…

Read More

Policia në Tiranë ka arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një person të shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u kap dhe u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Çim Proshka, 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1,…

Read More

Frutat dhe perimet kombinohen rëndom në pjata nga më të ndryshmet me pretendimin se i bëjnë mirë shëndetit.Megjithatë, të dhënat thonë se frutat dhe perimet nuk duhen konsumuar bashkë, madje sipas udhëzimeve edhe frutat duhen ngrënë veçmas. Kombinimet më të trezikshme të frutave Portokall me karrotë Portokalli me karrotën janë ndër kombinimet më popullore, sidomos në formën e lëngut. Megjithatë, ekspertët thonë se këto të dyja nuk duhen konsumuar bashkë sepse shkaktojnë urth dhe aciditet të lartë. Portokall me qumësht Konsumi i qumështit me portokalle mund të jetë një barrë shumë e rëndë për tretjen. Aciditeti tek portokalli shkatërron enzimat…

Read More

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përfshirë nga një valë akuzash nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca që ai drejton lidhur me akuzat e Gjykatës Speciale mbi ish-krerët e UÇK-së dhe rolit të tij si përkthyes pranë UNMIK asokohe. Por sipas ish-kryeprokurorit të EULEX, John Clint Ëilliamson, gjatë një interviste ekskluzive për RTV Ora tha se se akuzat ndaj liderit të opozitës në Shqipëri Lulzim si i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve, janë kategorikisht të pavërteta. Pjesë nga intervista: Zoti Ëilliamson këtu në Shqipëri ka disa debate, pasi kryeministri Edi Rama akuzon Lulzim Bashën për këtë çështje. Mendoni…

Read More

Kastriot Islami, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u shoqërua sot në polici është liruar. Islami është lënë i lirë nga efektivët e komisariatit nr.2, një orë pasi u shoqëruar. Ai u kap, teksa ecte pa maskë tek Liqeni Artificial. Islami nuk kishte as kartën e identitetit me vete dhe për pasojë përfundoi në komisariat. Tashmë, atij i janë marrë të dhënat, është gjobitur dhe është lënë i lirë.

Read More

Në spitalin Covid 1 trajtohen rreth 100 pacientë, shumica e të cilëve në terapi intensive dhe reanimacion. Drejtoresha e spitalit Najada Çomo na shoqëron nëpër pavijone, duke sqaruar pyetjet që janë ngritur mbi këtë spital vecanërisht pas ngjarjes së fundit tragjike, me vetëvrasjen e një pacienti. Dhomat janë të mbushura me pacientë, që marrin frymë me ndihmën e aparateve të oksigjenit. Jo të gjithë mund të flisnin para kameras, sepse vështirësia për t’u mbushur me frymë nuk i lejon. Një nga pacientët e këtij spitali është artistja e mirënjohur Justina Aliaj, e cila me gjithë lodhjen dhe shqetësimin pranoi të…

Read More

Dashi Këshillohet të ndaloni dhe të rimbushni bateritë. Ju pret një javë e re plot angazhime dhe kënaqësi. Për t’u marrë më mirë me të, duhet ta arrini atë të fortë dhe energjik. Për më tepër, tranzitet shumë të rëndësishme do të fillojnë nga mesi i dhjetorit. Do të duket se më e keqja tani ka mbaruar! Demi Keni pasur tensione ose debate, si në familje ashtu edhe në punë. Disa shqetësime që keni menduar se i keni kapërcyer mund të rishfaqen të dielën. Mos reagoni me impuls, bëjeni më të mirën e një situate të keqe! Nuk ia vlen…

Read More