Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinj dhe të reja të LRI-së në Shkodër. Ajo deklaroi se ndonëse është te LSI, në thelb mbetet një socialiste. “Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Rama ia ndryshoi edhte ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë, është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e…
Author: tirana
Austria ka vendosur masën e izolimit mbarëkombëtar në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, u ka kërkuar austriakëve, që të mos takojnë askënd jashtë shtëpisë së tyre. Kurz tha që shkollat do të mbyllen dhe studentët do të mësojnë nga shtëpia duke filluar nga dita e martë, kur masat e reja do të hyjnë në fuqi. Të premten, Austria raportoi një numër rekord prej 9,586 të infektuar me koronavirus. Kjo shifër ishte nëntë herë më e lartë se në kulmin e valës fillestare më parë këtë vit. Vendi ka regjistruar më shumë…
Për Shqipërinë është koha e provës së vërtetë, pas fitores në vëllazëroren ndaj Kosovës (2-1). Këtë të dielë, skuadra jonë kombëtare luan në stadiumin “Air Albania” ndaj Kazakistanit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë përballen me një ekip modest, ku fitorja është detyrim, nëse duan të arrijnë objektivat. Trajneri italian, Edi Reja pritet të mos bëjë shumë eksperimente për këtë takim, duke i besuar lojtarëve që i kanë ofruar më shumë garanci. Megjithatë, Reja ka nga një dilemë për çdo repart. Teksa në portë Berisha është i sigurt, përpara tij pritet treshja Gjimshiti,…
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje është ndaluar nga policia në Kukës. Njoftohet se i ndaluari është M. N.,banues në Kukës. 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më 12 nëntor ka shkelur urdhrin e mbrojtjes së menjehershme të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Roli i Shteteve të Bashkuara në puçin e Pinochetit në Kili është tashmë i qartë.Nuk është më çështja hipotezash, tezash të mundshme, të mbështetura nga një bindje dominante gjatë dhe pas 17 viteve të diktaturës ushtarake më të egër të shekullit të kaluar. Është shkruar e bardha mbi të zezë. Kjo konfirmohet nga mijëra dokumente, transkriptime, shënime, broshura, indikacione, sugjerime që janë pjesë e skedarit “Politics on Chile”. Pesëdhjetë vjet pas zgjedhjes së Salvador Allende si president (5 nëntor 1970), NSA, nëna e të gjitha agjencive të inteligjencës amerikane, i deklasifikoi dokumentet dhe i bëri të disponueshme për publikun. Ata…
Nga Mero Baze Nuk jam i sigurt sa politik ka qenë vendimi i çastit i patrullës së policisë, për ta shoqëruar Kastriot Islamin pse sfidon rregullat publike për pandeminë, por gjeste të tilla duhet deomos të jenë, jo vetëm politike, por dhe të prezantohen në publik si të tilla nga vetë policia. Pra policia duhet ta prezantonte dhe në publik si gjest simbolik ndaj atyre figurave politike që sfidojnë rregullat dhe ligjet për të na rrezikuar të gjithëve. Pra nëse ka ndonjë problem në shoqërimin e Kastriot Islamit në polici, nuk është fakti që opozita ankohet se është akt politik.…
Artistja e mirënjohur, Justina Aliaj ka folur për betejën e vështirë me Covid-19. Aliaj rrëfen se fillimisht e neglizhoi situatën, duke menduar se kishte thjesht grip. Artistja e madhe u shpreh ndër të tjera, se nëse do mund ta fitonte betejën me Covid, s’kishte për ta harruar kurrë atë që mjekë e infermierë bënë për të. “Jam më mirë se sa ditën e parë. Nuk jam e trembur. E dua shumë popullin tim. Me dash Zoti me m’lënë dua të them se këtu janë kujdesur jashtëzakonisht shumë për mua. Kam parë që kanë bërë një mrekulli për mua. Nuk do…
Vezët në SHBA shiten nga frigoriferi, por jo vetëm në Amerikë. Kjo ndodh edhe në shumë vende të tjera. Njerëzit që kanë pulat e tyre në fshat i lënë vezët jashtë frigoriferit derisa të jenë gati t’i gatuajnë, por një pjesë i fusin edhe në frigorifer. Po cila është mënyra e duhur? Sipas ekspertëve, të gjithë ata që kanë pula në shtëpi, mund t’i mbajnë vezët jashtë frigoriferit për disa ditë, pasi të keni konfirmuar shëndetin e pulave dhe pastërtinë e kafazit. Edhe nëse vezët janë të palara, mund të qëndrojnë ashtu për disa ditë. Kjo, për arsye se vezët…
Sipas një raporti të revistës gjermane “Spiegel” pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane aktualisht ka bllokuar bashkimin familjar. Shumë bashkëshorte e bashkëshortë presin të bashkohen me partnerin në Gjermani, shkruan revista e njohur gjermane, dhe agjencia e lajmeve afp, duke iu referuar një përgjigjeje të Ministrisë së Jashtme gjermane pas një kërkese të deputetes të së Majtës, Gökay Akbulut. Personave të prekur nuk i janë ofruar alternativa të tjera. Testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar. Testet e gjuhës gjermane nuk po zhvillohen në 18 vende, mes tyre përmendet edhe Shqipëria, Egjipti, Libani dhe Meksika. Kurse…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se kryetari i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdellarimin e pasurisë. Sipas lajmit të shpërndarë nga PD, kjo forcë politike kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati. Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale…
Ky është momenti tronditës kur një punonjës i spitalit përleshet me një pacient në dyshemenë e sallës së pritjes dhe e shkelmon ndërsa ai qëndronte poshtë pas një debati të ashpër. Videoja, e filmuar nga një dëshmitar, tregoi pacientët dhe stafin duke parë me tmerr ndërsa dyshja përleshej në Spitalin Whitington, pranë Upper Holloway në veri të Londrës dje. Pacienti – i cili thuhet se ka qenë në spital për një vizitë – akuzoi punonjësin se e kishte shtyrë para se të shpërthente dhuna. Anëtari i personelit u pa më pas duke grushtuar pacientin para se ta tërhiqte atë në…
Blogerja e njohur Armina Mevlani, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan foto me ndjekësit e saj nga përditshmëria. Së fundmi blogerja ka ndarë një foto me ndjekësit e saj ku shishet se ka ndryshuar ‘look’ dhe ku paraqitete me një pamje si anjëherë më parë. Armina ka prerë flokët shkurt, në modelin “Bob”, dhe për këtë ka kërkuar mendimin e ndjekësve për pamjen e re. Blogerja është nga ata persona që kurrë nuk ka eksperimentuar me pamjen e saj.