Author: tirana

Pak ditë më parë poetja Rita Petro u sfidua nga një humbje e rëndë. Bashkëshorti i saj, Latif Ajrullari humbi jetën si pasojë e infektimit nga COVID-19. Pa kaluar shumë ditë nga kjo humbje, mes dhimbjes së madhe poetja Rita Petro ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Ditë e Re’. “Ishin ditë të vështira, pranova që të dal në emision se njerëzit kanë nevojë edhe për disa mesazhe sesi njerëzit sesi një fatkeqësi e tillë të kthehet në forcë. Ne kemi pasur një dashuri jashtëzakonisht të veçantë, kemi pasur një fillim të vështirë por ndoqëm rrugët tona se e kuptuam…

Read More

Agjentet e krimit-ekonomiko financiar në Policinë e Tiranës kanë arrestuar një 42-vjeçare me akuzën e mashtrimit. Mësohet se, e ndaluara me inicialet E.L., u prezantohej qytetarëve si bashkëshortja e një drejtori policie dhe mund t’i ndihmonte për çështje të ndryshme kundrejt parave,raporton EuroNews.al. Sipas burimeve të Euronews Albania gjatë ndalimit 42-vjeçares i janë gjetur edhe simbole policie ndërkohë që në disa raste dyshohet të jetë prezantuar edhe si oficere e krimeve të rënda. 42-vjeçarja e ndaluar mësohet se ka qenë e arrestuar edhe në vitin 2017 po për akuzën e mashtrimit.

Read More

Qeveria greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy qytete, në rajonin Heraklion në Kretë – Kastel dhe Trapsanons, pasi reshjet e shiut gjatë të shtunës dhe dielës i kanë shndërruar qytetet në lumenj dhe ka pasur rrëshqitje dheu. Gjendjen e jashtëzakonshme e ka shpallur zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Kriza Emergjente, Nikos Hardalias.Ajo do të jetë në fuqi deri më 6 maj të vitit 2021, ndërsa pamjet e këtyre qyteteve ngjajnë shumë me skenat rrëqethëse të filmave apokaliptik të Hollywood-it. Rrugët janë të mbuluar në ujë, kurse rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Read More

Jo vetëm kollitja dhe teshtitja, rreziku i infeksionit Covid rritet edhe me të kënduarit dhe të bërtiturat, veçanërisht kur jeni në ambiente të mbyllura, pa ajrosje dhe pa maskë. Mjeti kryesor i transmetimit të SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton Covid-19, është ajri. Infektohemi duke biseduar me një mik pa maskë (duke rënë në kontakt me frymëmarrjen, ose spërklat), por edhe duke ndarë për disa kohë me një të infektuar një hapësirë ??të mbyllur, pa ajrosje, përmes të ashtuquajturve aerosole. Një artikull i botuar në El País heton këtë mënyrë delikate të transmetimit, duke analizuar në veçanti rrezikun e infektimit në vende…

Read More

Nga Elisa Spiropali/ Që ne dhe ju nuk jemi njëlloj, është e vetmja gjë që ju e dini më mirë se ne.Ne mbajmë ndonjëherë maskë, si në rastin e Covid-it. Ju maskë nuk mbani. Juve maska nuk ju duhet. Me Covid pa Covid ju jeni gjithë kohën të maskuar.Ju vetëm fshiheni, përpëliteni, nxini. Ne shfaqemi, përballemi, punojmë. Ju nuk keni identitet. Ju jeni një koalicion lëmshi, një mishmash. As vetë nuk e dini çfarë jeni, të majtë apo të djathtë, presidencialë apo parlamentaristë, liberalë apo konservativë, republikanë apo monarkistë.Ne e kemi të qartë çfarë jemi. Ne jemi progresistë.Ju s’keni asnjë…

Read More

Një tjetër tërmet është regjistruar në Maqedoninë e Veriut, por kësaj radhe me intensitet më të ulët se ai i orën 04:54. Siç raporton Qendra evropiane-mediteriane seizmologjike, tërmeti është regjistruar në orën 8:49, me intensitet 2.8 shkallë. Epiqendra ka qenë 20 kilometra në veri-lindje të Dibrës, me thellësi prej 9 kilometrave. Tërmeti i parë i cili u regjistrua në orët e para të mëngjesit ishte me intensitet 5.5 rihter, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale.

Read More

SHBA-të regjistrojnë një tjetër rekord të prekurish nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 200 mijë të infektuar me koronavirus, më e larta që prej nisjes së pandemisë, sipas të dhënave të Johns Hopkins University. Numrit total i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë janë regjistruar 10.238.243 persona, nga të cilët kanë 239.588. Rekord kanë shënuar dhe të shtruarit në spitale, ku vetëm ditën e martë janë 61.964 persona. Deri tani në mbarë botën janë regjistruar 51,456,775 persona nga të cilët 1,272,094 kanë vdekur. SHBA –ja mban vendin e parë, e ndjekur nga India dhe Brazili.

Read More

Një filxhan kafe, një gotë qumësht apo një kakao e ngrohtë? Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj. Por nëse doni t’i bëni një të mirë të madhe organizmit, hiqni dorë nga alternativat e mësipërme dhe zëvendësojini me ujë me limon. Edhe pse dimër, e ndoshta diçka e ngrohtë do të ishte idealja për zgjimin, uji me limon nuk duhet të mungojë as në këtë stinë. 1.Lehtëson trejten: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e trejtjes së ushqimeve. Sipas American…

Read More

Tre në katër britanikë do të merrnin vaksinën anti-Covid, përfshirë gati nëntë në dhjetë të moshuar, sipas një sondazhi të Daily Mail. Vetëm 7 përqind thanë se nuk e donin atë në asnjë rrethanë. Sondazhi erdhi menjëherë pasi kompania Pfizer dhe BioNtech dy ditë më parë ka lajmëruar se vaksina e tyre do parandalojë 90% të njerëzve të infektohen nga Covid-19. Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ishte ndër të parët që njoftojë se ka porositur një sasi prej 40 milionë vaksinash. Gjithsesi, katër në dhjetë pesona që kanë rënë dakord të bëjnë vaksinës, kanë një kusht, ata kanë…

Read More

Analiste e biznesit Mira Pogaçi, ka ndarë përvojën e saj të përballjes me koronavirusin. E ftuar në emisionin “Opinion”, ja tha se ka qenë e detyruar t’i drejtohet sistemit privat, ndërsa ka bërë një bilanc të kostove të shpenzuara për trajtimin e sëmundjes. Pogaçi tha se sipas mjekëve, gjendja e saj ishte konsideruar e mesme, ndërsa pohoi se kostoja totale e trajtimit shkoi në vlerën e 139.100 lekëve të reja. Më poshtë , shpenzimet e trajtimit të Covid në shtëpi të kryera nga Pogaçi.

Read More

Për personat që punojnë në zyra, rreziku i infektimit me COVID-19 është 2 herë më i lartë se zakonisht. Në këtë përfundim arrin studimi më i fundit i publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, ku u bëhet thirrje punëdhënësve të lejojnë sa më shumë të jetë e mundur, punën nga shtëpia për të punësuarit e tyre. Ky përfundim bazohet tek analizat e kryera tek 314 persona që iu morën pjesë në studimin e kryer për disa javë. 153 prej tyre rezultuan pozitivë dy javë pasi shkonin rregullisht në zyrë. Ndërsa shumica e pjesëmarrësve…

Read More