Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi në kushte të rënduara psikologjike në banesën e tij ka prerë damarët e duarve. Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi L.I., dhe ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në lagjen “Komuna e Parisit” . Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj. Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç,…
Author: tirana
Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, duke folur për situatën aktuale në vend, ka treguar dhe situatën e vështirë me të cilën është përballur dhe e ëma. Kryemadhi tha se mamaja e saj në muajin maj mund të kishte vdekur nëse nuk do të ishte për mjekun e familjes, pasi e ëma mendonte se ishte e sëmurë nga stomaku, por në fakt ishte e sëmurë nga zemra dhe mjeku i familjes e këshilloi të vizitohej te kardiologu. “Mamaja ime në maj do kishte vdekur, sepse mendonte që ishte nga stomaku, por ishte e sëmurë nga zemra. Ishte…
Sot në emisionin “Stop” u publikua këtë të martë një tjetër rast të abuzimit seksual me të mitur. Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit Tetor në periferi të Fierit, ku një vajzë 15-vjeçare është ngacmuar nga komshiu i saj 51 vjeç, Artan Koti. Në fillim burri e ka ngacmuar të miturën në makinën e tij dhe më pas ngacmimet kanë vazhduar edhe në shtëpi, të dy ndajnë një oborr të përbashkët. Nëna e vajzës denoncon rastin, pasi ka frikë, se incidenti mund të përsëritet. Ajo ka bërë sikur ka dalë nga dera e pasme dhe ka dëgjuar me veshët e…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e përjashtoi mundësinë e një ri-mbyllje të plotë, por tha se situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe gjithçka varet nga numrat dhe situata në spitale. “Varet nga situata. Situata ndryshon ka dinamikën e saj, dhe ka disa elementë dhe faktorë që vlerësohen nga grupi i ekspertëve. Ky vlerësim që bëhet është dinamik. Bëhet një vlerësim i përgjithshëm se si do të shkojë situata, por ajo që në presim është bashkëpunimi me qytetarët. Të sakrifikojmë nga vetja jonë dhe ta ulim kurbën e infektimeve dhe së bashku do t’ia dalim. Po përballemi me një virus…
14.5 miliardë lekë më shumë fonde buxhetore për vitin 2021 për të çuar deri në fund investimet publike të nisura. Është kjo kërkesa e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku drejtuar deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, si e vetmja formë që sipas saj do të shmangte pezullimin e tyre dhe krijimin e detyrimeve të reja. Komisioni ka shprehur mbështetjen, por ka kërkuar mirëkuptimin e ministres për shkak të presionit që ka shkaktuar pandemia në financat publike. “Fondi 45% i miratuar për infrastrukturën është i pamjaftueshëm. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj për shtesë fondesh, sepse rialokimet i bëjmë vetë brenda ministrisë. E kuptojmë…
Zgjohesh papritur dhe je plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i zgjuar por nuk lëviz dot? Atëherë sapo ke përjetuar të ashtuquajturën “paralizë e gjumit”. Ky problem është shumë i njohur por pak i studiuar nga ekspertët, megjithatë prej shekujsh, njerëzit, duke kërkuar shpjegim, kanë fajësuar për këtë problem praninë e demonëve apo alienëve. Çfarë është paraliza e gjumitParaliza e gjumit ka të bëjë me bllokimin fizik ndërkohë që njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm. Ajo ndodh kur njeriu endet mes fazës së gjumit dhe zgjimit. Gjatë këtij tranzicioni, njeriu nuk lëviz dot dhe nuk flet dot për disa sekonda deri në disa…
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Ai shkruan në Facebook se qytetarët e infektuar dhe viktimat me COVID po shtohen çdo ditë . Ai i bën thirrje që të rimbursojë pacientët të cilët mjekohen në shtëpi. Meta i drejtohet me një pyetje duke i thënë se a nuk ishte Rama i cili premtoi shëndetësi falas. Postimi i Facebook: Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!A…
Gazeta greke “Protothema” ka publikuar pamjet e një prej grabitjeve të një grupi të miturish me 28 anëtarë, kryesisht nga Shqipëria. Në video, shihen dy grabitës duke sulmuar një 18 vjeçar i shoqëruar me dy vajza. Videoja është regjistruar nga një sulm që ndodhi në fund të shtatorit në Votanikos. Siç mund të shihet në video, një nga dy autorët fillimisht godet 18-vjeçarin me inat dhe kur ai reziston, njëra nga vajzat hyn në shënjestrën e grabitësve për t’i rrëmbyer çantën. Banda u shpërbë më vonë nga policia. Duke e konsideruar një organizatë të vërtetë kriminale, hetuesit zbuluan se të…
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar edhe për sulmet e opozitës për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në spitalet COVID, ku 4 persona janë hedhur nga dritaret, 3 prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa i katërti që u vetëhodh ditën e sotme ia doli të mbijetonte. Sipas Ramës, që nga marsi në Itali janë vetëvrarë 71 persona të infektuar me COVID, por opozita nuk është marrë asnjëherë me këto tragjedi.Ai e quan opozitën shqiptare një “çetë e çakërdisur personazhesh qesharakë me kostume serioze”.“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të…
Në 24 orët e fundit në Berat janë regjistruar 7 të infektuar, mes të cilëve 3 mësues, 2 efektivë policie dhe një punonjës banke. COVID-19 NE BERAT1 mësues tek shkolla 9-vjeçare “Thimi Tani”1 mësues te shkolla mekanike “Stiljano Bandilli”1 mësues te “Ajet Xhindole”1 polic bashkiak1 punonjës banke1 polic në komisariatin e policisë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konfirmuar 563 raste të reja dhe 8 viktima
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi akuzat e partive opozitare mbi situatën e koronavirusit në vend. Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kërkojnë që të dështojë sistemi shëndetësor e për ta përdorur si pretekst në zgjedhjet e ardhshme. Edi Rama: Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një…
Mbrëmjen e sotme te Unaza e Re është zhvilluar një protestë nga banorët e një kompleksi, që akuzojnë se institucionet kanë dhënë një leje ndërtimi duke i hapur rrugën një tjetër godine shumëkateshe në sheshin mes pallateve. Të revoltuar banorët kanë shkallmuar duke hequr rrethimin e kantierit të ndërtimit. Banorët kërkojnë anulimin e lejes për ndërtimin e këtij pallati në sheshin mes pallateve. Ata shprehen se në momentin që blenë apartamentet u është thënë se sheshi do të ishte lulishte. “Projekti i kompleksit “Romario” në dokumentet e blerjes së apartamenteve sheshi i pallatit shfaqet si një park me lulishte” thonë…