Kreu i Task-Forcës dhe njëherësh Inspektor i Përgjithshëm te Republikës, Shkëlqim Hajdari shprehet se mjekët e familjes duhet të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga Covid-19. Hajdari u bën apel njerëzve që të mos i mbajnë sytë nga spitali, pasi shërimi më i mirë është në shtëpi. Kështu sipas tij dhe sistemi shëndetësor do merrte frymë lirisht. Shënimi i plotë Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19. Thirrja…
Author: tirana
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe është shprehur se në dy muajt e parë të vitit 2021 ata pritet që të marrin vaksinën anti-Covid. Në një intervistë për mediat maqedonase Filipçe ka thënë se të dyja kompanitë që kanë aplikuar për leje përdorimi si AstraZeneca si dhe Pfizer së bashku me BioNTech kanë për të marrë shumë shpejtë leje për të filluar me shpërndarjën e dozave të vaksinave. “Edhe kompania e dytë pas kompanisë AstraZeneca, kompania Pfizer ka aplikuar për leje për përdorim në Agjencinë Evropiane për Ilaçe, kjo procedurë zakonisht zgjat disa muaj, kur të mbarojnë…
Miss Mississippi USA, Asya Branch, është kurorëzuar “Miss USA 2020”. 22-vjeçarja u shpall fituese në një ceremoni në Elvis Presley’s Graceland në Memfis, të hënën në mbrëmje. Ajo është afrikano-amerikania e parë që përfaqëson shtetin në konkursin vjetor, gjithashtu është hera e parë që një garuese në Misisipi fitoi titullin. Në deklaratën e saj, ajo foli për armët. “Si dikush që u rrit në një shtëpi me armë, unë mësova në moshë të hershme si të ngarkoja, si të qëlloja dhe sigurinë e armëve”, tha ajo. “Dhe, unë mendoj se arsimi duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë. Unë…
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se shpreson për një fillim të negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përpara përfundimit të presidencës gjermane të Këshillit në dhjetor, gjatë një fjalimi virtual në një forum bashkëpunimi BE- Ballkani Perëndimor, i quajtur “Procesi i Berlinit”, në Sofje. “Shpresoj se do të jetë ende e mundur që ne të organizojmë konferencën e pranimit nën presidencën tonë”, u shpreh ajo. “Ju duhet të thoni po, bini dakord! Kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi kreu i shtetit gjerman gjatë këtij takimi të bashkëkryesuar nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, vende…
Një vajzë adoleshente denoncoi në polici gruan e xhaxhait të saj, me pretendimin se ajo i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë. Lajmi mori dhenë në shumë portale shqiptare në mesin e muajit Tetor të këtij viti. 17-vjeçarja kishte kallëzuar në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, se 32-vjeçarja Dhurata Saliaj, bashkëshortja e xhaxhait, kishte folur me disa persona në Instagram dhe pretendon se u kishte ofruar atyre mbesën e burrit. 17-vjeçarja vendosi në dispozicion të hetuesve edhe disa numra telefoni, që sipas pretendimit të saj, Dhurata Saliaj ia kishte dërguar për të biseduar me meshkujt e supozuar. Policia e Tiranës…
Filmi i famshëm turk që përloti shumë njerëz gjatë periudhës së karantinës, “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, është nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar. Në njoftimin nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, një juri e përbërë nga 16 persona në të cilën gjenden përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe përfaqësues tjerë të kinemasë në vend, në Akademinë e 93-të Çmimeve “Oscar” kanë nominuar kandidatin e Turqisë për çmimin në kategorinë e Filmit më të mirë Ndërkombëtar. Juria vlerësoi 23 filma që kanë aplikuar ndërsa ka zgjedhur filmin “Mrekullia në Qelinë e 7-të”. Filmi…
Ditën e sotme ka ndërruar jetë mjekja Frida Buçpapaj. Lajmin e hidhur e ka dhënë Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë në një postim në rrjetet sociale. Kolegët shkruajnë se mjekja ka qenë frymëzim për brezat e rinj. “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë mjekes së nderuar Znj. Frida Buçpapaj. Një eksperience shumë vjeçare ajo dha në kujdesin shëndetësor parësor, në shërbimin shkollor të NJVKSH Tiranë.
Një ngjarje e pa precedentë ndodhi në studion e “Për’Puthen”. Teksa ishin duke biseduar në lidhje me një deklaratë të bërë nga Arjoni disa puntata më parë, ku tha se meshkujt sipas tij, kanë të drejtë të shohin vajzat nga pamja fizike, ndërsa vajzat nga krahu tjetër nuk kanë të drejtë të shohin djemtë nga pamja fizike, mes Arjonit dhe Ftjonit agravoi një debat fizik. Në një moment gjatë bisedës, Arjoni iu drejtua me tone të larta Fatjonit duke i thënë, “boll mër shok se po flas”, ndërkohë Fatjoni u ngrit për të goditur Arjonin dhe iu drejtua me fjalët”…
Përmes një postimi ajo i ka lajmëruar të gjithë se po kurohet në shtëpi. Ajo thotë se të gjithë po rrezikojmë njëri-tjetrin duke mos treguar se jemi të infektuar e duke bërë një jetë normale. Sipas sktores duke mos treguar se je i infektuar është baras me vrasje. “Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19. Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re. Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne. Me…
Për një popullsi të vogël si jona, shifrat e vetëvrasjes janë të larta. Edhe pse shifrat janë më të ulta se mjaft nga vendet evropiane, si psh janë të ulëta edhe se vendi fqinj me ne, Italia, kjo dukuri duhet të shqetësojë mbarë shoqërinë. Duke njohur ndikimin e madh që ka një jetë e ndërprerë tek të afërmit, miqtë, kolegët dhe të njohurit, ky fakt shoqëror është shumë më shumë sesa thjesht një statistikë. Në të dhënat e institucioneve tona të rendit apo të prokurorisë është e vështirë të rregjistrohet numri i saktë i qytetarëve që i japin fund jetës…
Profesori i njohur Artan Fuga ka lajmëruar se ka kaluar me sukses koronavirusin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga ka njoftuar se prej 17 ditësh ishte i izoluar për shkak të infektimit me koronavirus. Ai ka bërë të ditur se fatmirësisht e ka mundur virusin dhe tani është kthyer sërish në komunikim me njerëzit. Fuga ka falënderuar mjekun dhe familjarët te cilët i qëndruan pranë në këto momente të vështira. Postimi i plotë: Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk…
Deri më tani vetëm në Bashkinë e Korçës numërohen 50 mësues aktivë. Mësohet se të gjithë mësuesit që kanë pasur simptoma të Covid janë karantinuar fillimisht e më pas pasi kanë dalë pozitiv me COVID, është bërë i mundur edhe zëvendësimi i tyre nga mësues të portalit. Ndërkohë, në Korçë nga koronavirusi janë prekur edhe nxënës. Mësohet se janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 8 nxënës ndërsa bëhet e ditur se aktualisht janë mbi 20 nxënës në Korçë, të cilët nuk janë duke shkuar në shkollë.