Pak ditë më parë u prek nga koronavirusi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Ky i fundit ka treguar si e përjetoi sëmundjen. Vasili u shpreh se e ka të pamundur të thotë se ku mund ta ketë marrë, pasi kontaktet me njerëzit që ka pasur kanë qenë rastësore. Madje ai ia fajëson edhe sistemin e gjurmimit, që sipas tij e bën të pamundur identifikimin. Thotë se ka pasur temperaturë dhe në spital ka qëndruar vetëm 2-3 ditë. Vasili tha se ka bërë tamponin përsëri dhe është negativizuar. “Kontaktet janë rastësore dhe të pamundura të identifikohen, pasi ky sistemi gjurmimi që…
Author: tirana
Ata janë padyshim një ndër çiftët më të pëlqyer të ‘Përputhen’. Andi dhe Tea kanë realizuar dy takime dhe gjithçka dukej se po shkonte mirë, derisa marrëdhënia mes tyre u ftoh dhe Andi në disa debate në studio mbajti anën e Shqipes. Megjithatë mesa duket se Andi vazhdon të ketë një pëlqim për Tean dhe këtë e ka zbuluar në puntatën e fundit Emini. “Deshi apo s’deshi me e pranu mbreti është e vetmja Tea që e vë në vështirësi mbretin, që e bën të mendojë 10 herë para se të flasi”, u shpreh Emini. Deklarata e Eminit erdhi pasi…
Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot paradite në spitalin Infektiv, ku një pacient me Covid-19, u hodh nga kati i tretë, e fatmirësisht shpëtoi vdekjes. Në reagimin zyrtar thuhet se “pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali”. “Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik. Në këto momente…
Pandemia e koronavirusit ka lënë pasoja të shumta në shoqërinë njerëzore. Mirëpo nga Mbretëria e Bashkuar vjen rasti më i pazakontë, ku një nënë e 5 fëmijëve bullizohet pasi quhet Korona. Ajo jeton në “pikën më të nxehtë” të Mbretërisë së Bashkuar. Nëna bën me dije se nuk ka ditë që ajo mos bombardohet dhe bullizohet nga njerëzit për shkak të emrit të saj. Korona shpjegon se merr telefonata të pafundme nga të panjohur të cilët e tallin duke i thënë se si ndihet duke e ditur që po infekton gjithë botën. “Emri im nuk ka asnjë lidhje me virusin,…
Aktori i njohur i serialit të famshëm “Let’s stay together”, Bert Belasco, është ndarë fatkeqësisht nga jeta. Belasco vetëm 38 vjeç, është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli. Babai i tij, Bert Sr. ka rrëfyer për TMZ se i biri u gjet i vdekur në një hotel në Virxhinia. Nuk ka ende një përgjigje të autopsisë, ndaj nuk dihet arsyeja e vdekjes së aktorit. Belasco ishte izoluar dhe po merrej me xhirimet e një filmi të ri. Pas disa telefonatash pa përgjigje, e dashura e aktorit kishte lajmëruar hotelin, stafi i të cilit e kishte gjetur të pajetë.
Kanë dalë pamjet e para nga spitali Infektiv, gjatë momentit kur mjekët marrin trupin e 69-vjeçarit që u hodh nga kati i dytë. Siç duket edhe nga pamjet, pacienti është vendosur mbi një barrelë dhe më pas është futur në spital për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore. 69-vjeçari fatmirësisht ka arritur që të mbijetonte dhe se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur.Mësohet se fëmija ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni. Fëmija është në gjendje kritike për jetën dhe është duke u transportuar ne spitalin e Traumës ne Tiranë. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja, një ndër femrat më seksi të ekranit shqiptar shpesh është vënë në qendër të mediave rozë, pasi ‘akuzohet’ se ka bërë operacione plastike. Moderatorja ka treguar në çdo intervistë të saj se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje dhe se dëshiron që në të ardhmen të ndërhyjë vetëm tek sytë. Megjithatë këto deklarata e Leit nuk i kanë qetësuar ndjekëist që kanë vazhduar t’i lënë një sërë komentesh për buzët. Kraja ka vendosur të sqarojë edhe njëherë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje tek to, por i ka ftuar të gjithë të lexojnë për llojet…
Shumica e njerëzve e jetojnë marrëdhënien e tyre të dashurisë në një mënyrë shumë spontane dhe të natyrshme, e japin atë ditë për ditë pa planifikim dhe presion të veçantë, dhe madje as duke e vënë atë në anën tjetër. Të tjerët, nga ana tjetër, kanë pritje shumë të larta që nga fillimi, dhe megjithëse kjo mund të jetë një nxitje shtesë për të zhvilluar marrëdhënien, ajo mund ta bëjë atë edhe më komplekse. Zakonisht janë profile karakteri të përcaktuara mirë dhe janë pjesë e këtyre shenjave të zodiakut. Shigjetari. Mungesa e racionalitetit të Shigjetarit shpesh e çon atë në…
Një pacient është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të spitalit Infektiv mesditën e sotme. Pacienti i infektuar me Covid-19 ishte i shtruar në spitali prej disa ditësh. Policia shkon në vendngjarje. Tiranë/informacion paraprak. Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Gjykata e Tiranës dënon me 100 orë punë publike futbollistin e Tiranës, Winnful Cobbina. Shkak për këtë është bërë falsifikimi i lejes së qëndrimit në vendin tonë.Ky falsifikim u zbulua nga policia kufitare e Rinasit kur ndaloi futbollistin në vitin 2019. Vendimi është dhënë pak çaste më parë nga gjyqtari Kastriot Gramshi. Cobbinah ditë më parë “futi në sherr” mazhorancën me Presidencën pasi dhënia e nënshtetësisë për 8 orë nga Meta për lojtarin e Tiranë, u konsiderua nga socialistët si shkelje e ligjit.
Këtë mëngjes gjëmimet e topave dhe bombardimet kanë heshtur mbi rajonin e Nagorno-karabakhut, pasi palët kanë vendosur që të shkojnë drejt përmbylljes së konfliktit të përgjakshëm. Siç raporton VOA, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, deklaroi dje se, ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë, për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin Nagorno-Karabakh. Sipas Pashinyan, konflikti do të pushojë mëngjesin e së martës, pas më shumë se një muaj gjakderdhje. Deklerata vjen pas gjashtë javë luftimesh të ashpra dhe përparimeve nga forcat e Azerbajxhanit. Zyrtarët azerë thanë të hënën se, forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime…