Ditën e sotme mbyllet regjistrimin në programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2022. Lajmin e ka njoftuar Ambasada Amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane për vitin 2022 mbyllet SOT, 10 nëntor, në orën 18:00 (me orën shqiptare)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Author: tirana
Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti në një intervistë për “PolitikOn”, në RTV Ora është shprehur se jeta e saj personale është e shenjtë dhe se nuk dëshiron të flasë në lidhje për të.Gjithashtu është shprehur se mediat kanë cënuar jetën e saj private duke shkatërruar edhe martesën e parë me Gani Bardhën. Bleona nuk ka guruar për të cekur edhe një tjetër problem nga mediat ku emrin e saj nuk mund ta bëjnë prototip të kategorisë së gabuar ku sipas saj në Shqipëri modelet e Instagramit dhe artistë me famë botërore financohen nga lekët e drogës. “Unë jam rritur…
“Ne jemi kudo për atdheun,”-kështu thotë një nga parullat më të famshme të Ushtrisë greke. Mediat greke kanë bërë me dije se Greqia ka vendosur për herë të parë prezencë ushtarake në ishullin e Othonoit, që është afër ujërave territoriale shqiptare në Detin Jon. “Ta Nea” thotë se puna për të vendosur postën ushtarake në këtë ishull ka nisur edhe si kërkesë e vazhdueshme e 400 banorëve të tij, edhe pse nuk ka asnjë kërcënim, ndryshe nga skaji i saj lindor. “Në këtë zonë mund të mos ketë rrezik dhe kërcënim të përhershëm si në kufijtë lindorë, por prania e Ushtrisë do…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga brenda të Spitalit Infektiv Covid 1. Në video thuhet se ka akoma shtretër të lirë. “EKSKLUZIVE nga vija e zjarrit, në brendinë e Spitalit Infektiv Covid 1, ku luftohet pa pushim për të mbrojtur e shpëtuar jetë*Pjesa e Parë”, shkruan Rama.
U nda nga i fejuari biznesmen dhe nuk kaloi shumë kohë që të gjente mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën dhe e ka bërë për vete. Së fundmi, ajo ka postuar një foto në llogarinë saj të Instagramit ku shihet brenda makinës duke pozuar me të dashurin e saj e cila nuk e ka bërë akoma publike emrin e tij. Ajo ka marrë shumë komente të ndryshme, por vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i nënës së saj, Eli Fara duke dërguar emojin e dy fytyrave të buzëqeshura.
Detaje të reja mësohen në lidhje me 70-vjeçarin Reshat Grembi nga Fieri që u vtëhodh sot nga spitali Infektiv, ku ishte shtruar si pasojë e Covid 19. Referuar dëshmisë së kushëririt të tij, i moshuari jetonte vetëm me bashkëshorten, e cila ka rezultuar negative, ndërsa ai pozitiv. Madje kjo e fundit nuk e di ende që ai është vetëhedhur nga dritarja e spitalit, fatmirësisht pa pasoja për jetën. Kushëriri i tij, Taulant Grembi është shprehur se Reshati ishte njeri i fortë, pa probleme qoftë psikologjike ashtu edhe ekonomike dhe se të gjtihë ata janë habitur kur e kanë marrë vesh.…
Drejtoresha e ISHP, Albana Fico thotë se Komiteti Teknik i Ekspertëve u ka dhënë atyre “okay-n” për përdorimin e testeve të shpejta anti-genik, të cilët sipas saj gjurmojnë një proteinë që është e lidhur me Covid-19. “Komiteti i Ekspertëve ka dhënë okay-n. ISHP ka qenë e përgatitur, kemi bërë udhëzuesin gati. Ne jemi të qartë për grupet specifike dhe koha është tani. Testet e shpejta janë të tipit antigenik dhe zbulojnë një proteinë të caktuar që është lidhur me covid-19.Kur ka rritje të transmetueshmërisë, këto teste kanë një vlerë të caktuar dhe përdoren në ato pika ku ne kemi problematikë,…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, garantoi se vendi ynë ka të gjitha kapacitetet për të përballuar pandeminë Covid-19. Ajo iu përgjigj akuzave të opozitës, duke thënë se nuk mungon as stafi dhe as pajisjet në ndihmë të pacientëve. Lidhur me vendosjen e fashës së orarit kufizues, dhe personat të cilët duhet të lëvizin për punë, ministrja u shpreh se duhet të kenë autorizim nga e-Albania. Ministrja e Shëndetësisë nuk e tha konkretisht se cilat do të jenë masat që do merren për ata që shkelin orarin policor, por tha se do të jenë në fuqi masat e vendosura në muajin…
Sapo ka nisur senca në Gjykatën Speciale të Hagës për Kadri Veselin, ish-kryeparlamentarit. Veseli, sikur edhe bashkëpunëtorët e tij të tjerë në luftë, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të mërkurën, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi. Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka arritur të mposhtë koronavirusin.Ministrja ka marrë pjesë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Edhe pse mbledhja u mbajt online Balluku ka preferuar të shkojë në zyrat e ministrisë që drejton bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj. Ajo që bie në sy janë ndryshimet në pamjen e ministres pas infektimit me COVID-19. Ajo duket se ka humbur disa kilogramë nga beteja me virusin. Kujtojmë se Balluku rezultoi pozitive me Covid-19 pak ditë më pare. Lajmi u bë publik nga vetë Ministria e Infrastrukturës, përmes…
Ditën e sotme ka humbur jetën nga COVID-19 edhe një 40-vjeçare. Mësohet se viktima nga Lazarati ishte e shtruar në Tiranë, por për shkak të gjendjes së saj të rënduar nuk ka mundur ta mposhtë rrezikun. Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçarja punonte në një rrobaqepësi ku dyshohet edhe se mund të ketë rënë në kontakt me virusin.
Moderatorja Albana Osmani që prej disa kohësh është shkëputur nga ekrani televiziv, në një intervistë për emisionin ‘Kafe shqeto’, ka folur për rikthimin e saj në ekran, por edhe për jetën private. ‘‘’Çika në betejë me intiligjencën artificiale’ është libri i sapo publikuar dhe njerëzit po e blejnë. Por çfarë më bënë mua shumë të lumtur që po e pëlqejnë librin si përmbatje. Sigurisht çika ishte një gjetje nga ana ime nisur nga rrënjët e mia. Gjeta diçka se si e quajnë një vajzë dhe zgjodha pikërisht që të jetë emri i protagonistës, pra siç jam unë Albana ajo quhet…