Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër do të publikojë filmime ekskluzive nga spitalet Covid-19. “ Bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm”, ka shkruar Rama. Postimi i Ramës Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga…

Read More

Volkswagen ka zbuluar prodhimin më të fuqishëm VW Gold të bërë ndonjëherë. Me një rritje të dukshme të fuqisë dhe modaliteteve të reja të drejtimit, Volkswagen pretendon se Golf R i ri do të jetë “më i fuqishëm, më dinamik, më efikas, më i integruar nga afër dhe më dixhital”. Fuqia do të sigurohet nga një motor 2.0-litërsh me katër cilindra me turbo. Makina arrin një shpejtësi deri në 100 km/ orë në vetëm 4.7 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 250 km/orë.  Karakteristika të tjera të reja përfshijnë një sistemi rrotullues 4Motion me motor me të gjitha rrotat.  Konfigurimi…

Read More

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama gjatë ditës së sotme, me kërkesën e këtij të fundit. Lajmin e konfirmon Ministria e Jashtme ruse në një njoftim të saj. Lavrov dhe Rama kanë shkëmbyer këndvështrime dhe mendimet e tyre për gjetjen e zgjidhjeve për të kapërcyer krizën institucionale në OSBE. Në njoftimin e saj ministria e jashtme ruse, thekson se Lavrov ka vënë në dukje se Moska tërheq vëmendjen për korrektësi në lidhje me zhvillimet në Minsk. Sjelljet e tepruara ka kufizuar më tej shanset e OSBE-së, për të lehtësuar një dialog…

Read More

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur për akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së në Kosovë, ku i cilësoi shumë të rënda. I ftuar në emisionin “Real Story” , Klosi u përgjigj edhe nëse autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar me strukturat e UÇK-së, për të cilën tha se “I ndihmonin për gjithçka ata kishin nevojë në territorin e Shqipërisë. Furnizimin me armë ata e kanë blerë në Evropë dhe nuk kishin rrugë nga të kalonin përveçse nga Shqipëria”, duke vijuar se në territorin shqiptar nuk ka pasur asnjëherë njerëz të armatosur. “Akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK janë shumë të rënda.…

Read More

Shkencëtarët kanë publikuar versionin më të detajuar të koronavirusit të bërë deri më tani, duke treguar pjesët e tij të jashtme dhe të brendshme. Ilustrimi në 3D u krijua nga ekspertët e Universitetit të Shekncës dhe Teknologjisë “Mbreti Abdullah” në Arabinë Saudite, me shpresën se do të ndihmojë në gjetjen e një kure kundër koronavirusit të quajtur teknikisht SARS-CoV-2. Në modelin e krijuar tregohen edhe kurorat e proteinës së koronavirusit, prej nga merr edhe emrin, si edhe materiali gjenetik e membrana e tij. “Modeli ynë tregon detaje që deri më tani ishte e pamundur të shiheshin”, tha shkencëtari i universitetit,…

Read More

Një çift janë martuar sot në sheshin qendror të Skocisë. Të martuarit janë Mario Bega me origjinë nga Shqipëria dhe partnerja e tij Beth Bega. Ata janë martuar në sheshin e Glasgow. Lajmi u publikua nga mediat e huaja të cilat vunë në pah një specifikë në veshjen e Marios. Ai ishte veshur me një xhaketë normale sipër ndërsa poshtë kishte vendosur që të vishte fustanellën shqiptare. Në një intervistë për mediat e huaja ata u shprehën se kishin shumë emocione pasi të gjithë po i bënin video dhe po duartrokisnin.

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademit për shkarkimin nga detyra. Ky i fundit u shkarkua më 9 prill 2019 pasi iu gjetën probleme me pasurinë ku sipas ILDKPI-s ai kishte burime për t’i justifikuar, por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite. Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurori deklaron vetëm një apartament banimi me sipërfaqe 65 m2, blerë në vitin 2003, përmes një kredie 30 000 euro.Gjatë seancës dëgjimore, KPK tha se apartamenti ishte 130 m2, ku…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në Pikën Kufitare të Morinës. Furgoni është përplasur me një kamion, dhe pjesa e tij e përparme është dëmtuar plotësisht. Në asfalt, për disa minuta ishte i shtrirë një person i plagosur nga ky aksident, ndërsa tre persona të tjerë përpiqen t’i japin ndihmën e parë. Nuk dihet nëse përveç personit të shtrirë ka pasur edhe të tjerë të plagosur nga kjo përplasje, pasi Policia Rrugore nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.

Read More

Opinionisti Baton Haxhiu, ka komentuar zgjedhjet e ardhshme dhe ka paraqitur një sondazh. Haxhiu ka shprehur bindjen se PS mund të marrë pa problem 73 mandate, por mund të shkojë deri në 76, duke mos patur nevojë për koalicion me ndonjë parti tjetër, për të siguruar mandatin e tretë. “Nuk besoj se do të ketë problem që PS të sigurojë 70+ mandate. Mendoj se PS mund të humbë një deputet në Durrës dhe një në Gjirokastër, por mund të fitojë një ose dy të tjerë në Tiranë, për të kompensuar. Partia Socialiste minimumi mund të ketë 73 mandate dhe maksimumi…

Read More

Kryeministri Edi Rama foli për media pas takimit me naftëtarët e Ballshit, të cilët ndërprenë dje grevën e gjatë të urisë, duke pranuar të ulen në bisedime. Pas takimit, kreu i qeverisë tha se është vendosur që qeveria t’i mbështesë naftëtarët financiarisht, por jo me pagën e tyre të punës. “Patëm një bashkëbisedim të hapur. Më vjen mirë që i krijuan këto kushte, pasi në kushtet e grevës nuk mund të bisedohej. Janë gjithë ato familje që kalojnë një moment aspak të lehtë. Faktikisht kemi ndarë kohën, në sensin që çfarë janë çështje që lidhen me marrëdhënien private, janë çështje…

Read More

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh të fortë kryeministrit Rama. Ai shkruan se është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar. “Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Evropës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar!”, shkruan Meta.

Read More