Astrologia Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit për muajin nëntor, ku theksoi që disa shenja do të kenë probleme ekonomike, por që me ndihmën e planeteve si Venusi apo Mërkuri do të gjejnë shumë shpejt zgjidhje. Dashi: Duke qenë që kanë Marsin që në qershor do të vazhdojnë të jenë deri në javën e parë të muajit janar. Pjesa që do t’i lehtësojë shumë në raportet personale ndryshe nga Tetori do të kenë mundësi të jenë më të ngrohtë dhe të mbrojtur dhe ata që janë në kërkime të bukura, në periudha të tilla ka gjëra të bukura, ankthi vazhdon…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur në Qafë Thanë. Kamioni me targa bullgare, i cili po transportonte gaz ka pësuar aksident duke u përmbysur në mes të rrugës. Burime pranë policisë kanë bërë me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Modelja shqiptare e cila shquhet për pamjen e saj dhe bukurinë fizike, Adrola Dushi, ka postuar së fundmi një fotografi bardh e zi. Përveçse shkëlqen në pamjen e saj, ajo në pjesën e fundit të fotos ka lënë një mbishkrim. “Mos mashtro, nëse nuk je i lumtur, largohu”- ka shkruar modelja, Adrola. Por, kujt ja ka dedikuar këtë mesazh modelja?! Kjo gjë mbetet mister.
Johnny Deep ka humbur betejën ligjore me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard pas vitesh përpjekje. Ditën e sotme u mor vendimi që ndiqej me vëmendje mediatike, por jo vetëm prej muajsh. Gjykata e nxorri aktorin fajtor për akuzat e dhunës së vazhdueshme ndaj Amber, në periudhën kohore kur çifti i njohur ishin të martuar. Sipas gjyqatarëve, Deep doli fajtor nga provat dhe regjistrimet e telefonatave, apo fotot e ish-bashkëshortes, ku shiheshin shenjat e dhunës. Kujtojmë se ylli i Piratëve të Karaibeve ka humbur edhe rolin e tij më të njohur për shkak të problemeve ligjore. Aktori humbi betejën edhe përballë…
Kompania farmaceutike AstraZeneca dha lajmin se shpërndarja masive e vaksinës anti-COVID do të nisë nga marsi i vitit të ardhshëm. Josep Baselga, drejtor i Kërkimit dhe Zhvillimit Onkologjik të AstraZeneca, deklaroi se si fillim do të shpërndahen tre miliardë doza vaksine. Ai është besimplotë se vaksina do të rezultojë efektive. “Ne kemi filluar të bëjmë miliona dhe miliona doza vaksinash përpara se të dimë nëse funksionon sepse nuk duam të presim gjashtë muaj. Në fillim të vitit do të kemi tashmë tre miliardë doza.” Ai tregoi se kostoja e vaksinës do të jetë dy euro. “Vaksina do të shitet me…
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka paraqitur paketën mbështetëse për punëtorët dhe kompanitë. Petsas theksoi se qeveria greke huazoi me norma interesi historikisht të ulëta për fuqizimin e Arkës së Shtetit, në këtë kuadër aktivizon 9 masa shtesë në një paketë prej 2.3 miliardë eurosh: 1- Kompensimi për arsye madhore dhe mbulim total i kontributeve të sigurimit shoqëror, për sa përfshihen në listën e bizneseve në pezullimin e përkohshëm; 2- Pezullimi i TVSH-së deri më 30 prill 2021, për kompanitë, funksionimi i të cilave është pezulluar sërish në nëntor; 3- Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit për borxhet…
Pak ditë më parë, moderatorja e njohur e programit të mëngjesit ‘Ëake Up’, Ori Nebijaj tregoi me anë të një statusi përshtypjen që kishte për programet ditën e dielë, duke i quajtur ‘shkarravina’ figurat që shihte në ekran. Kaq mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se me kë lidhej ky postim, megjithatë Ori vendosi të shtojë se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, padronen e së dielës në ‘Canale 5’, ndërsa të gjithë në komente e kanë lidhur postimin me Megi Pojanin, e cila në të njëjtin orar është në ‘Top Channel’. Pas zhurmës që shkaktuan postimet e moderatores,…
Deputetja Blerina Gjylameti fiton betejën me Covid-19. “E kam kaluar koronavirusin. Jam negativizuar prej disa ditësh. Edhe familjarët e mi kanë rezultuar negativë. Unë dhe foshnja jemi në gjendje të mirë shëndetësore”, është shprehur ajo për abcnews.al. Gjylameti u konfirmua pozitive me Covid-19 që prej dy javësh, ndërsa deklaroi se kishte simptoma të lehta dhe menjëherë kishte nisur karantinën e detyrueshme. Ajo pritet të bëhet nënë së shpejti pasi është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Aktualisht në radhët e socialistëve, është e infektuar me Covid-19 ministrja e kabinetit qeveritar Belinda Balluku.
Elia Zaharia dhe Princ Leka në 22 tetor u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, e cila u pagëzua me emrin e stërgjyshes së saj, Geraldine. Lajmi i lindjes së vogëlushes bëri jehonë edhe në mediat e huaja, që shkruan për ardhjen në jetë të Geraldinës 4 vite pas martesës së Elias dhe Princ Lekës. Ndërkohë para 3 ditësh, Elia Zaharia publikoi në rrjete sociale fotot e para familjare, por pa zbuluar portretin e të voglës. Ndërsa vëllai i saj, Amos Zaharia, ka zbuluar ditën e sotme se kujt i ngjan vogëlushja. Ai ka…
Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Yuri Kim ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku del krah gazetarëve. Yuri Kim në reagimin e saj shkruan së SHBA mbështetin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ata janë burim llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet”,…
Në jetë, asgjë nuk mund të ekzistojë pa dritën dhe errësirën. Nuk mund të kemi lumturi pa trishtim, jeta pa vdekje, sukses pa dështim,të mirë pa të keqe. Pra, e njëjta mund të thuhet edhe për shenjat e horoskopit. Secili prej nesh zotëron cilësi pozitive dhe negative, ndërsa ne do t’ju tregojmë forcat dhe dobësitë e çdo shenje. Dashi ka një bollëk të energjisë dhe një dëshirë për jetën. Ata janë të shtyrë, të pasionuar, të motivuar dhe ambiciozë. Dashi ndez atmosferën në çdo dhomë që hyjnë. Ata janë të sigurt, të guximshëm dhe individë me dëshirë të fortë që…
Kryetari i PS Tiranë dhe njëherësh edhe deputeti i njësise nr 8, Ervin Bushati, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënës, prindër dhe stafin pedagogjik të shkollës “Misto Mame” lidhur me procesin mësimor gjatë kësaj periudhe pandemie. “Prej muajsh tashmë jo vetëm Shqiperia, por mbarë globi gjendet nën kthetrat e Covid 19, por që falë masave të marra në kohë nga qeveria shqiptare kemi arritur ta menaxhojmë atë. Për ne si politikbërës, qytetarët dhe shëndeti juaj janë primare ndaj dhe e gjithë vëmendja e qeverisë është e fokusuar tek ju dhe fëmijët tuaj“, tha Bushati. Bushati kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunim e nxënësve…