Author: tirana

Kancelarja Angela Merkel tha sot para gjermanëve se nuk mund të bëjnë festa për Vitin e Ri dhe kontakti social do të kufizohet gjatë gjithë dimrit, për të parandaluar përhapjen e Covid. Ajo paralajmëroi në ditën e parë të karantinës që do të zgjasë për katër javë se, ‘drita në fund të tunelit është shumë larg’. Nga sot janë të mbyllura të gjitha lokalet, teatrot, palestrat dhe kinematë. Merkel tha se suksesi i këtij izolimi në nëntor do të jetë vendimtar në diktimin e hapave të ardhshëm që do të marrë Gjermania dhe ajo shpreson që gjërat të përmirësohen. Gjermania…

Read More

Publikohet udhëzimi si do paguhet gjoba për mos- mbajtjen e maskës. Sipas urdhrit, policia e shtetit dërgon brenda 14 ditëve procesverbalin e vendosjes se gjobës tek OSHEE , dokument që duhet të përmbajë të dhëna të sakta dhe ID të kartës së personit të gjobitur si edhe adresën e banimit të tij. Ata që nuk kanë një kontratë me OSHEE, gjoba e vendosur i kalon sërish policisë sw shtetit ose bashkiake pa specifikuar se si do të paguhet gjoba. Gjoba duhet të paguhet në të njëjtin moment kur shlyhet detyrimi i energjisë elektrike, në të kundërt ajo shkon me kamatëvonesat…

Read More

Kur bënin bilancin e viktimave të pandemisë në fund të valës së parë të Covid19, në muajin maj, mjekë dhe ekspertë italianë hidhnin dyshime se për një pjesë të rasteve fatale të infeksionit mund të ishin ata fajtorë për trajtimin me oksigjen të tepruar të pacientëve. Dyshimet mbeten edhe sot si të tilla, pa mundur të provohen ndonjëherë. Por, ajo që është e provuar është se pompimi i pacientëve me oksigjen të tepruar mund të shkaktojë efekte edhe më të rënda shëndetësore për pacientët se sa niveli i ulët i oksigjenit në gjak. Niveli optimal i oksigjenit në gjak shkon…

Read More

Në vitin 1925, Gaston Ramon bëri një eksperiment që edhe ai vetë e përshkroi si “interesant”. Disa vjet më parë, veterineri francez po testonte tek kuajt një vaksinë të re kundër sëmundjes së difterisë, kur bëri një zbulim aksidental:disa kafshë reaguan duke zhvilluar plagë të qelbëzuara në vendin e injektimit, dhe ato kishin tendencë të shfaqnin reagime më të forta imunitare. Kjo e shtyu të mendojë:Çfarë tjetër mund t’i shtohej një vaksine, për ta bërë atë më efektive? Gjatë vitit të ardhshëm, Ramon testoi një vaksinë me një mori përbërësish, me sa duket bazuar në ato që ndodhi të kishte…

Read More

Rastet e shtuara të infektimit me COVID-19, ka berë që ekspertët të rishikojnë edhe një herë masat, duke shmangur në këtë formë izolimin. Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi, ishte i ftuar në ‘Dita Jonë’, ku foli rreth situatës së krijuar javët e fundit nga pandemia e koronavirusit, ku janë rritur ndjeshëm rastet e të infektuarve. Koraqi foli dhe për mundësinë e rikthimit të një karantine të dytë. Sipas tij, kjo gjë mund të mendohet vetëm nëse plotësohen të gjitha kapacitetet spitalore. “Sigurisht që situata po vjen e po rëndohet, por që pritej. Kjo situatë pritej pasi gjatë vjeshtës…

Read More

Familja e sulmuesit nga Nica, i cili jeton në Tunizi, tha se i riu u tërhoq dy vjet më parë nga rruga e keqe dhe iu kthye fesë, por ai nuk mund të besojë se vrau tre njerëz në kishë. “Kjo nuk është normale,” i tha vëllai i tij Yassine për France Presse, duke thënë se ai nuk e kuptonte se si Brahim Issaoui, i cili kohët e fundit mbushi 21 vjeç, mund ta kishte bërë këtë. Brahim Issaoui, i lindur në një familje të përulur që kishte tetë vajza dhe tre djem, jetoi me prindërit e tij në një…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Arbana solli në jetë bebushin Diell, i cili i ka dhënë ngrohtësi e shkëlqim ditëve të tyre. Pas lindjes së të voglit, pozat e Arbanës në rrjete sociale nuk kanë munguar, ndërsa moderatorja ka treguar se po përpiqet të rikthehet në formë. Mirëpo, duket se për moderatoren është tepër e vështirë t’i humbasë kilogramët e shtatzënisë dhe të heqë dorë nga ushqimi, ndaj ky është halli i saj më i madh pas lindjes! Në një postim në InstaStory, Arbana ka përshkruar nëpërmjet një…

Read More

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë nga Covid-19 babai i gazetares sportive Viola Spiro. Ai prej një javë ai ka qëndruar i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, por për shkak të gjendjes së rënduar është nisur menjëherë në Turqi. Për fat të keq, babai i ish-velinave nuk ja ka dalë ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm. Burime bëjnë të ditur se ai kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Read More

Një grup studentësh është ngritur ditën e sotme në protesta para dyerve të Ministrisë së Arsimit, të cilët janë kundër vendimit të zhvillimit të mësimit online. Studentët shprehen se kanë paguar tarifat për të qëndruar në konvikte, ndërkohë që shprehen se nuk mbulojnë dot shpenzimet. Nga ana tjetër policia e shtetit bëri thirrje që studentët të shpërndahen pasi protesta e tyre është e paligjshme. Policia: Ju lutem shpërndahuni tubimi është i paligjshëm do të ndërhyjë policia. Pedagogia: Zotëri nuk mund ti bëni presion rinisë. Po na përcillni rininë jashtë. A jeni prind a nuk jeni prind?! Studenti: Si nuk i…

Read More

Nga Ylli Pata Edhe pse është herët për të nisur ofensivën finale për të kapur elektoratin që e konsiderojnë si “target”, gjithsesi duket se partitë kryesore i kanë gjetur ato që në teorinë politike quhen si “flamuri” i betejës më të rëndësishme për një parti, që janë zgjedhjet. Edhe pse nuk i kanë shpallur, si Rama, Basha apo Kryemadhi, duket se kanë nxjerrë në skenë për të mësuar veshin e zgjedhësve që ata u drejtohen. Ndoshta në fund bëhet vetëm modifikimi final. Rama edhe Kryemadhi duket se kanë bërë gati edhe logot përkatëse, ndërsa Basha ka dhënë një ide, por…

Read More

Si pasojë e situatës së koronavirusit mbledhjet e komisioneve në Kuvend po zhvillohen online. Kjo bëri që jo vetëm gjatë muajve të karantinës, por edhe tani, disa prej deputetëve të mos respektojnë atë që përfaqësojnë duke diskutuar dhe votuar për ligje nga makina apo pushimet. Në lidhje me këtë reagoi pak ditë më parë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi deputetëve që të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim duke mos marrë pjesë në mbledhje për nga makina. Mirëpo, Fadil Nasufi nuk e ka marrë në konsideratë këtë këshillë duke marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit…

Read More