Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Rama shprehet se ‘Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit’. “Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen…
Author: tirana
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve anti-covid, Mirela Cami tha në “Wake Up” në Top Channel se për momentin nuk është diskutuar për karantinim. Sipas saj, vlerësohen 3 indikatorë para se të merren vendime të rëndësishme. “Në mbledhjen e fundit të Komitetit, vendimi u mor vetëm në lidhje me mësimin online. Po diskutohet edhe mbyllja e bareve dhe kafeneve në zonën e Bllokut. Komiteti teknik i ekspertëve, për të marrë vendim analizon tre indikatorë të rëndësishëm. Indikatorin e hospitalizimit, numrin e shtrimeve të rënda dhe pozitivitetin. Po ta shikoni, si rezultat i shtimit të shtrimeve në spitale para pak ditësh…
Një dridhje sizmike është shënuar rreth orës 01:10 në zonat e Etoloakarnania në Greqi. Tërmeti kishte një magnitudë prej 4.4 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte e vendosur 20 kilometra në perëndim-jugperëndim të Karpenisi , ndërsa thellësia e vatrës është përcaktuar në 17.7 kilometra, në bazë të zgjidhjes rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Asteroscope Kombëtar. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti kishte një magnitudë 4.6 ballë në shkallën Rihter dhe epiqendra e tij ishte 20 kilometra në perëndim-jugperëndim të Karpenisi.
Banka Botërore thotë se varfëria në Shqipëri për shkak të pandemisë pritet të rritet me 5%. Zëvendësministri i Mirëqenies Sociale, Albert Nikolla shpjegoi për ‘E-Zonë’ se kjo shifër (5 %) do të thotë se 115 mijë deri në 230 mijë individë do të zhyten në varfëri. “Do të thotë që numri i personave të varfër mendohet të ketë një rritje nga 115 mijë deri në 230 mijë individë. Ose 28 mijë familje deri në 57 mijë familje, në rastin e pandemisë, siç ndodhi në tre muajt e izolimit. Këto shifra mund të rëndohen.”-tha Nikolla. Mirëpo ai sqaroi se qeveria është e…
Qeveria holandeze e ka cilësuar të parakohshme analizën e Komisionit Europian për përmbushjen e të gjitha kushteve për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare per Shqiperine. Nga ana tjetër, në vlerësimin e datës 30 tetor, duket se qeveria holandeze ka mbështetur mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Mqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë shprehet se më parë duhet të plotësohen kushtet e përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Pjesë nga dokumenti “Në 20 mars, Këshilli Europian vendosi që për Shqipërinë të mbajë tryezën e parë ndër-qeveritare nëse do të ishin përmbushur kushtet e vendosura. Për qeverinë (shqiptare)…
“Pallati 176” ishte komedia më e famshme shqiptare e prodhuar në vitin 1986, me regjisorë Alfred Bualotin dhe Andon Qesarin. Në këtë komedi e cila vazhdon të pëlqehet edhe sot morën pjesë aktorë të njohur si Roland Trebicka, Violeta Manushi, Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Ilir Bezhani, Pavlina Mani etj. Kjo e fundit e cila kishte rolin e ‘mamasë së Elsës’ në komedi, jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte kryeredaktori i Gazetës Shqiptare në SHBA, Dalip Grecka, ai që ndau disa foto të aktores me bashkëshortin e saj, Pirro Manin. Siç e shihni në pamjet e publikuara,…
Në Kuvendin e Serbisë, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, mbajti një fjalim për retorikën politike për deputetët dhe të gjithë opinionin publik serb dhe europian. Në një editorial të botuar në portalin sandzacke.rs, fjalimi i shqiptarit konsiderohet si njëri prej fjalimeve më të mira në histori. Kamberi kërkoi që Serbia të pranojë të kaluarën e saj dhe të hedh sytë nga e ardhmja, duke bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e të pagjeturve nga lufta në Kosovë. Kamberi foli edhe për të drejtat e munguara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e të cilat janë të garantuara…
Qindra të rinj kanë mbushur lokalet e kryeqytetit mbrëmjen e të shtunës për të festuar Halloween-in. Pavarësisht pranisë së shtuar të efektivëve të policisë për të siguruar respektimin e rregullave të distancimit social dhe mbajtjes së maskës edhe në ambientet e hapura, festa nuk është ndërprerë në baret e Tiranës. Shihni fotot nga LSA.
Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të orëve të fundit, ka miratuar vendimin për masat e shtuara anti COVID-19. Sipas vendimit të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë dhe që vijnë nga vendet me risk të lartë që janë pjesë e listës së ECDC-së. Në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria, ndërsa nga qeveria e Kosovës nuk është qartësuar nëse qytetarëve të Shqipërisë do të ju kërkohet tampon apo jo. Lista me masat e reja anti-Covid të Kosovës: 1. Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të…
Nga Pierre Haski Eshtë një paradoks i madh që ushqen në mënyrë të pashmangshme disa pyetje. Kina, ku SARS-COV-2 u shfaq për herë të parë gati një vit më parë, tani është vendi kryesor në botë që pandemia po e kursen. Jeta e përditshme në Kinë është në thelb normale. Ekonomia është ringritur deri në pikën që këtë vit, Kina do të jetë i vetmi vend i G20 që regjistron rritje ekonomike, ndërsa të gjithë të tjerët janë në recesion. Ndryshe nga ajo që ndodhi në fillim të këtij viti, kur qeveria kineze fillimisht fshehu epideminë në Vuhan dhe më…
Endri Dumani, vetëm 12 vjeç, është kthyer pak ditë më parë në Shqipëri nga kampi i ferrit në Al-Hol të Sirisë. Rrugës për në Shqipëri, në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, Endri ka treguar rutinën e tij ditorë në Siri dhe si i kalonte ditët. I mituri tregoi se mësonte arabisht dhe se kishte frikë nga lufta që zhvillohet atje, por për të atin foli shumë pak. PJESË NGA INTERVISTA: Endri Dumani: Mësonim arabisht, na mësonin Kuranin. Shqip flisja me motrën, nënën dhe gjithë shqiptarët e tjerë. Kam lënë shumë pak shokë shqiptarë pas Veliu: E ke parë luftën?…
Lëvizja për Universitetin ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajnë një protestë para Kryeministrisë, rreth orës 11:00. Kjo për shkak të vendimit të marrë për lidhur me zhvillimin online për këtë vit të ri akademik. “Lëvizja” kërkon përgjysmimin e tarifës vjetore të studimit, duke marrë parasysh mungesën në auditore, një paketë për qeratë, pas mbylljes së konvikteve për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Prandaj ne kemi ardhur këtu, përpara kryeministrisë, për të kërkuar: Përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, dhe një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Në të kundërt, në kushtet e keqshkollimit…