Author: tirana

Ekspertët bazuar në studime thonë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës. Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive. Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth. Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet…

Read More

Pandemia e koronavirusit nxit rritjen e shkallës së vetëvrasjeve, shkruan Deutsche Welle, që shton se kjo pandemi ka të ngjarë të shkaktojë një dëm të tillë në shumë vende. JAPONI Këtë vit, titujt e lajmeve në Japoni janë dominuar gjithnjë e më shumë nga vetëvrasjet e njerëzve të famshëm. Më 23 maj, ishte vdekja e mundësit profesionist dhe yllit të televizionit të realitetit Hana Kimura, 22 vjeç dhe në korrik, aktorit Haruma Miura, i cili ishte 30 vjeç. Në shtator, aktoret Sei Ashina, 36 vjeçe dhe Yuko Takeuchi, 40 vjeçe, gjithashtu u vetëvranë. Këtë korrik, vëzhguesit u befasuan kur panë…

Read More

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë dhe Juventusi shijon tre pikët në kampionat pas tre barazimeve radhazi. Kampionët në fuqi fituan 1-4 në transfertë kundër Spezias dhe tashmë renditen në vend të dytë me 12 pikë, katër më pak se kryesuesit e Milanit. Alvaro Morata zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë, por vendasit gjetën barazimin me anë të milanistit Pobega (32′). Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa djemtë e Andrea Pirlos nuk u përmbajtën aspak në fraksionin e dytë të lojës. Cristiano Ronaldo realizoi një dygolësh, teksa pati feste edhe për francezin Rabiot. Një fitore me “poker” në momentin…

Read More

Mjeku Renato Osmenaj ka publikuar recetën që një mjek i ka dhënë një pacienti të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, mjeku bën me dije se pacienti është asimptomatik, por sërish i janë dhënë medikamente. ““Rubrika” Sqarojmë komitetin”. Recetë e dhënë nga nga dikush me gradë shkencore në sanatorium tek nje paciente asimptomatike,”– shkruan mjeku Renato Osmenaj. Ndërsa receta përmban ilaçet; Recefin dhe Levofloxacin, të cilat duhet të injektohen në venë, Enoxapirin nën lëkurë, dexametazon ampulë, vitaminë C, Vitaminë D dhe Zinc. Deri më tani në vendin tonë, që prej rasteve të para në muajin mars e deri…

Read More

Gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Durrësit ditën e sotme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar drejtuesen e partisë në këtë qark. Bëhet fjalë për Elona Gurin, e cila sipas Kryemadhit, bashkë me të rinjtë e qytetit bregdetar do të krijojë infrastrukturën e zhvillimit. “Dua të falënderoj dhe Elona Gurin, e cila është motori i LSI-së dhe i dha frymë, oksigjen, lëvizshmëri jo vetëm të rinjve në Durrës, jo vetëm intelektualëve në Durrës, jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por i dha frymë jetës politike në Durrës. Elona është nga ata personazhe, të cilat në politikë nuk do…

Read More

Një tjetër ditë me bilanc të errët nga infektimet me koronavirus në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar +29,907 raste të reja infektimesh, ndërsa 208 pacientë kanë ndërruar jetë. Ministria Shëndetësisë Roberto Speranza ditën e sotme në një konferencë për shtyp tha se qeveria do të vendosë masa më të ashpra izolimi nëse shifrat nuk tregojnë rënie gjatë 48 orëve të ardhshme.

Read More

Lei Kraja është një nga modetartoret më të dashura të sportit. Pjesën më të madhe të jetës së sajë ajo e ka kaluar mes Arizonës dhe Kalifornisë në SHBA. Lei është një vajzë tepër e bukur, e për këtë arsye ngacmimet ndaj saj janë të shumta. E pyetur nga gazetari Ervin Kurti në ‘E Diell’ Lei tregoi diferencat mes meshkujve amerikanë dhe atyre shqiptar, ndërkohë që shtoi se si e ngacmojnë në zonën e ish-bllokut. “Shqiptarët kanë komplekse, nuk dinë të sillen me një femër. Në Amerikë të ftojnë për një takim për të njohur, këtu të flasin nëpërmjet të tjerëve.…

Read More

Dashi Dikush duket se do të bëjë gjithçka për t’ju zemëruar, dhe sigurisht që deri në një farë pike mund të themi se po ia del. Duhet ta dini se e gjitha është një kurth për t’ju bërë të dilni nga vetja. Demi Ajo që duket si një punë e lehtë, do të rezultojë e vështirë për ju këtë fundjavë. Kështu që jepini kohë vetes dhe përfundojeni. Mos nxitoni pasi mund t’ju duhet t’i riktheheni. Binjakët Mund ta gjeni gazmore një situatë, por jo të gjithë ndajnë të njëjtën pikëpamje me ju, kështu që bëhuni gati për disa shikime të…

Read More

Tetori shënoi rritje ekstreme të rasteve me koronavirus në vend. Epidemiologët kanë vlerësuar se incidenca në dy javët e fundit është e rritur. Në një intervistë për televizionin Klan shefja e Departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se diskutimet për kufizime vijojnë. “Do të diskutohet, shume gjëra janë diskutuar, jo te prek popullatën por të kufizohen ato mjedise që rrisin transmetimin e rasteve me COVD, disa lloj mjedisesh, si baret dhe restorantet apo ku pihet dhe ku ka me tepër grumbullime sidomos grumbullime të rinjsh janë vende ku kemi përhapje të virusit”. Shqipëria…

Read More

Një i moshuar pretendon se jeta prej beqari që bën i biri, i ka sjellë telashe me të afërmit e tjerë më të ngushtë e disa herë edhe me orenditë e shtëpisë që flaken dhe thyhen nga nervat. Policia nga ana e saj dyshon se rasti i denoncuar nuk është tamam dhunë fizike, por më tepër dhunë psikologjike, ndaj dhe D.N. nuk u arrestua, por do të procedohet në gjendje të lirë. Sipas burimeve zyrtare të gazetës Si pranë komisariatit numër 4, i moshuari 74 vjeç u ankua për të birin i moshës 44 vjeç, që ngre zërin jo vetëm…

Read More

Sondazhi i fundit i kryer nga Fox News, tregon qartazi që votuesit amerikanë e kanë humbur shpresën e tyre te presidenti aktual Donald Trump. Vetëm 1 javë para zgjedhjeve, shifrat për Trump janë tepër negative. Sipas sondazhit, vetëm 36% e personave të pyetur mendojnë se ekonomia është në gjendje të mirë. Ndërsa në lidhje me koronavirusin, 51% e përsonave mendojnë së është jashtë kontrollit. Menaxhimi i situatës aktuale me pandeminë botërore i ka humbur shumë pikë presidentit në fushatën elektorale dhe votuesit mendojnë se kanditati Joe Biden do kryente një punë më të mirë. Gjithashtu, 56% e amerikanëve mendojnë se…

Read More

Orët e fundit po qarkullojnë shumë teori konspirative në Turqi pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin, duke shkaktuar deri tani rreth 50 të vdekur dhe qindra të plagosur. Një prej tyre është edhe fenomeni i “hënës blu”. Astrologu i njohur turk, Aysun Koç ka shpjeguar fenomenin e hënës së plotë, e cila njihet ndryshe si “hëna blu’. Sipas tij, hëna blu ndikon te tërmetet, duke theksuar se rreziku i tyre në Turqi do të vazhdojë deri më 16 nëntor. Astrologu u shpreh se tërmeti është efekti më i dukshëm i këtij fenomeni të rrallë, por do të ketë edhe…

Read More