Këshilltarja dhe vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka ka thyer rekordin e mbledhjes së të ardhurave për rizgjedhjen e babait të saj si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ivanka mësohet se ka mbledhur 35 milionë dollarë kontribute në fushatë brenda një dite, duke thyer rekordin e mbajtur nga ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama. 39-vjeçarja mblodhi 13 milionë dollarë gjatë tre ngjarjeve për mbledhjen e fondeve në Kaliforni dhe një në Detroit gjatë javës së fundit të tetorit, duke çuar në Ditën e Zgjedhjeve. Që nga 25 tetori, Ivanka ka qenë ylli i 11 ngjarjeve, nga 32 në total,…
Author: tirana
Në seancën e radhës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra Yllka dhe Kimetja. Kimetja ka sjellë Yllkën për t’i kërkuar pjesën e shtëpisë që i ati i la amanet para se të vdiste. Ai ia ka dhuruar Yllkës dhe i ka kërkuar që gjysmën e shtëpisë t’ja japë Kimetes. Por Yllka nuk ia ka dhënë ende gjysmën që i takon sepse sipas saj, kur nisi të merreshe me dokumentat ndodhën shumë vdekje tek shtëpia, e më pas vëllai i tyre ka hapur gjyqe që ta marrë ai këtë shtëpi dy katëshe në Durrës. Kimetja: Para se…
Një patrullë polcie është përplasur me një motor pak minuta më parë në Tiranë. Si pasojë është plagosur shoferi i motorit i cili është dërguar në spital. “Me datë 01.11.2020, rreth orës 18:55, në Kombinat, mjeti i policisë me drejtues shtetasin E.Gj, është përfshirë në një përplasje me mjetin motorr me drejtues A.K., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.
Një aksident i fortë ka ndodhur në Ndroq, Tiranë. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se shtetasit e plagosur me iniciale N.R dhe Gj.R janë çift. Ata po prisnin autobusin, kur një makinë ka humbur drejtimin duke i përplasur dhe shkaktuar plagë të rënda.
Edhe pse shumica e njerëzve mbajnë një maskë çfarë do qoftë ajo, është gjithashtu e vërtetë që ka ndryshime të konsiderueshme në aftësitë mbrojtëse të maskave të ndryshme. Pra, nëse doni të rrisni shanset tuaj për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm, si dhe të ngadalësoni përhapjen e coronavirusit? UltraOne k Fan Mask me 4-faza HEPA & Filter karboni ju siguron një mbrojtje të përmirësuar përmes filtrimit të saj 99.97 për qind. Kjo maskë është në shitje për 79,95 dollarë.
Italia duket se po përballet me valën e dytë të koronavirusit, dhe shifrat e çdo dite e vërtetojnë këtë. Së fundmi, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka deklaruar se nisur nga kjo situatë vendi po shkon drejt mbylljes si në muajin mars. Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan mbi 29 mijë raste të reja, dhe 208 viktima. “Ne kemi 48 orë kohë për të miratuar masat e mëtejshme shtrënguese”, u shpreh Speranza. Një bllokim i ri megjithëse jo i gjatë sikurse ai i vendosur në muajin mars, do të ishte ndoshta opsioni i vetëm për të frenuar…
Aktori Koço Devole është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar vetë djali i tij, i cili ka bërë me dije për mediat, se dje i ati ka rezultuar negativ por po mbahet në spital pasi ka komplikacione shëndetësore. Kjo edhe për shkak të sëmundjes së leukemisë me të cilën është diagnostifikuar pak kohë më parë. Devole, edhe pse në gjendje të rëndë, ka pozuar për një foto me mjekun e njohur Pëllumb Pipeo, i cili mesa duket ka marrë përsipër kurimin e aktorit të njohur shqiptar. I ulur në një karrocë dhe disa kilogram më pak, Devole…
Greqia ka vendosur që t’i shkojë deri në fund zgjerimit me 12 milje në detin Jon, pavarësisht mosmarrëveshjeve me Shqipërinë për këtë çështje. Një dekret presidencial që parashikon shtrirjen e Greqisë të ujërave të saj territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare është paraqitur në Këshillin e Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Greqisë, për një kontroll ligjor, dhe më pas do të nënshkruhet nga Presidentja Katerina Sakellaropoulou. Dekreti u dërgua në gjykatë javën e kaluar pas një vizite nga Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë, ku u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të…
Një aksident ka ndodhur në hyrjen e tunelit Tiranë-Elbasan ku një makine e tipit “Land Rover” është kthyer përmbys. Fatmirësisht nuk raportohet të ketë të lënduar.
Pavarësisht se nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja Elvana Gjata ditën e sotme ka treguar se po kalon disa kohë me njerëzit më të dashur. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka publikuar një foto teksa babi i saj i dhuron disa lule shumë të bukura. E veçanta e tyre është se lulet duken të këputura në natyrë posaçërisht për Elvanën. “Vajza e babait. Lulet më të bukura mi jep ti”, shkruan Elvana Gjata.
Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli është rikthyer pas 7 vitesh mungesë në politikë dhe më 28 tetor 2020 ka prezantuar projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”. Me këtë parti, Topalli do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duke iu bashkuar këtij grupimi të ri, Topalli tha se ajo ka vendosur të reagojë, duke mos qëndruar anash dhe e heshtur. Ditën e sotme Lëvizja për Ndryshim ka prezantuar disa nga anëtarët e saj, ku mes tyre janë mjekë, pedagogë dhe gazetarë. Topalli tha se tre partitë e mëdha e kanë marrë peng Shqipërinë, duke…
Përplasje me armë në qytetin Montpelier të Francës vetëm pak minuta më parë. Sipas raportimeve paraprake dyshohet për përplasje me armë mes bandave. Por është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka të lënduar. Në videot e publikuara në rrjetet sociale dallohen më shumë se 3 persona të armatosur që shkëmbejnë zjarr me njëri-tjetrin në Assas të Montpelierit. Në një video të dytë, një prej personave që duket i plagosur ndërsa flet në gjuhën arabe.