Author: tirana

Dashi Kjo shenjë është më ego istja ndër shenjat e zodiak. Dashi është i pavarur si natyrë dhe nuk i intereson shumë për të tjerët.Sipas tyre, ata janë gjithmonë të parët. Gjithashtu ata mendojnë se janë lindur për të qenë lider por për të tjerët duket se kanë një sjellje diktatoriale. Egoja e Dashit dhe padurimi është legjendar. Ok, e drejta është e drejtë, të gjithë duan të arrijnë objektivat e tyre por kur vjen puna tek kjo shenjë padurimi për të pritur në rradhë të gjata është tepër i madh. Njihen gjithashtu edhe si thyes zemrash, kjo ndodh pasi kanë…

Read More

Klevis Balliu ngeli jashtë listës zgjedhore të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme elektorale. Nëse për kolegët e tij Hasa, Salianji dhe Baçi po bëhet çmos për t’i rifutur edhe njëherë në lojë përmes tjetërsimit të formulës, për Balliun po mendon vetë presidenti Ilir Meta. Mesditën e sotme, kreu i shtetit është ulur për një drekë me Fahri Balliun i cili ka marrë me vete edhe djalin. Ashtu siç edhe është përfolur në media, pritet që Balliu të kandidojë si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke ndërprerë angazhimin me Partinë Demokratike ku anëtarët e saj e kontestuan në masë.

Read More

Deputetja Rudina Hajdari është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije Hajdari përmes një postimi në Facebook. Postimi i plotë i Rudina Hajdarit Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19. Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve. Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe…

Read More

Puntata e “Shiko Kush LUAN”, u mbyll me një të papritur. Pasi Luana shpalli fituese skuadrën e kuqe, pjesë e të cilës ishte edhe këngëtarja e njohur Rina Balaj, i dashuri i kësaj të fundit, Sinboy u fut në skenë. Reperi me famë në Greqi dhe në Shqipëri, përshëndeti të gjithë dhe tha me shaka: “Hajde të ikim në shtëpi tani se u bë vonë, ngela pa bukë!”. Para se të largoheshin nga skena, SinBoy i dhuroi një puthje Rinës dhe tha se ajo ka fituar 2 herë, lojën dhe zemrën e tij.

Read More

Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi, 77 vjeçar prej 10 ditësh është infektuar me koronavirus. Mbrëmjen e djeshme Devole është futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar, shkruan cna.al. Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar. Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat e bëjne edhe më shqetësuese situatën. Prej mbrëmjes së djeshme, aktori dhe regjisori po lufton për të fituar betejën me virusin e rrezikshëm.Siç duket “lufta” me Covid është beteja e radhës për Koço Devolen, të cilën duhet…

Read More

Psikologia klinike, Aulona Ormeni thotë se vetëvrasjet në spitalin Covid 2 i atribuohet ngarkimit psikologjik nën kushtet e rënduara nga sëmundja e Covid-19. Psikologia nënvizon se aktualisht nuk ka të dhëna domethënëse që të mund ta tregojnë qartë ndikimin direkt të sëmundjes me prirjen për vetëvrasje. E pyetur se cilat janë zgjidhjet, apo masat që mund të parandalojnë rastet e ngjashme, psikologia këshilloi shqyrtimin “rast pas rasti” të pacientëve nga një staf shtesë me psikologë dhe ekspertë të fushës. “Parashikimi i këtyre rasteve është i vështirë, pasi edhe të dhënat dhe studimet e deri tanishme nuk janë të mjaftueshme për…

Read More

Nga bllokimi i dytë kombëtar në Francë deri në izolimin ”e lehtë” në Gjermani, më poshtë renditen të gjitha vendet europiane që kanë ndërmarrë kufizime të rrepta, të paktën për një muaj, në një përpjekje për të përmbajtur valën e dytë të pandemisë. FRANCA – Mund të shkoni vetëm në punë (nëse nuk është e mundur nga shtëpia), për të blerë gjëra të domosdoshme, për ndihmë mjekësore ose për ushtrime një orë në ditë. Të gjitha dyqanet, restorantet dhe baret jothelbësore janë të mbyllura (me përjashtim të marrjes me vete), por shkollat ​​dhe kopshtet mbeten të hapura. Kontaktet shoqërore janë…

Read More

Marrëdhënia e këngëtares Fjolla Morina me biznesmenin Fisnik Syla po kalon në një etapë tjetër. Pasi bëri publike lidhjen dhe i tha “po” propozimit të tij për martesë, këngëtarja ka nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni VIP që do të mbahet në Prishtinë pas daljes nga masa “Arrest shtëpie” ku ndodhet në Kukës. Ajo publikoi një foto në “Instagram” me stilistin e saj dhe shkroi: “Duke menduar ide për dasmën!”. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni VIP mjaft luksoze, ku do të ketë 300 të ftuar, mes të cilëve jo vetëm politikanë e…

Read More

Nga Mohamed A. El-Erian/ Pavarësisht kthesës mbresëlënëse të situatës në Kinë, dhe në disa vende të tjera aziatike, shpresat për një rimëkëmbje në formë V-je për ekonominë globale, i kanë lënë vendin realizmit se ritmi i rritjes ekonomike është duke humbur. Edhe më shqetësues është rreziku i një recesioni të dyfishtë në disa vende evropiane. Kuptimi se pse po ndodh kjo, dhe reagimi në përputhje me rrethanat, do të përcaktojë në një pjesë të madhe, nëse:në pritje të zbulimit dhe shpërndarjes masive të një vaksine, ekonomia botërore do përballet me një panoramë edhe më të pasigurt, ndoshta duke kërcënuar edhe…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim në Durrës, me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi tha nga Durrësi se Rama ka betonizuar qytetin bregdetar dhe se realiteti në vend duhet të ndryshojë. “Durrësi di të durojë, por di edhe të ndëshkojë në momentin e duhur. Ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të vijnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë realitetin. Në Durrës, ka beton, Durrësi përmbytet. Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me…

Read More

Dje u festua nata më e frikshme e vitit, Halloween-i. Kjo festë sigurisht nuk mund të kalonte pa rënë në sy, ku shumë njerëz janë transformuar në personazhet e tyre të preferuar. Në mbrëmje një vëmendje të madhe kanë marrë transformimet e personazheve të famshëm, të cilët as nuk njihen nga transformimet. Jeni kurioz të shihni si u transformuan disa prej tyre?

Read More

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama sa i takon debatit për Komitetin e Ekspertëve Teknikë. Basha shkruan se Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. “Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione. Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve”, shkruan Basha.

Read More