Author: tirana

Policia e Lezhës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të drogave të forta dhe armëve të zjarrit. Finalizohet operacioni policor i koduar “AKSI”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë.Sekuestrohen 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri. Vihet në pranga 43-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe armëve të zjarrit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dyshohej se po…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video akuzave të opozitës lidhur me Komitetin Teknik, të ngritur mbi menaxhimin e pandemisë Covid-19. Rama ka publikuar një video ku prezanton ekspertët e Komitetit Teknik, të cilët përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid-19. “Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm”, shkruan Rama. Ai ka ironizuar edhe kreun e PD-së, i cili sipas Ramës, këta ekspertë nuk i njeh vetëm Lulzim Basha, i cili “sëmundjen ngjitëse të shpifjes nuk mund t’ia shërojë…

Read More

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ku një pacient me COVID-19 u vetëflijua, duke u hedhur nga kati i katërt. Perlat Kapisyzi, shprehu në emër të stafit mjekësor, ngushëllime familjes. Ai theksoi se deri në momentin e fundit të jetës pacienti Preng Gjonaj nga Tropoja nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. “Na ka tronditur ne si staf i personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit. 53-vjeçari u shtrua në…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, ku një 52-vjeçar me COVID u hodh nga kati i katërt e gjeti vdekjen. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri deklaron se situata ka dalë jashtë kontrollit. Sipas saj ndonëse ky është një rast i përsëritur, ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë për të vendosur psikologë në spitalet COVID. RAGIMI I PAMPURIT “Ministres situata i ka dale totalisht jashte kontrolli, papergjegjshmeria e saj vijon te mbulohet nga komiteti i cili mbrojtjen me te mire ka…

Read More

Pas rektorit të Universitetit të Tiranës, edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një mesazh drejtuar studentëve e pedagogëve uron sukses e mbarësi në një vit që siç ajo shprehet do jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë. Ajo thotë se vendimi i Komitetit të ekspertëve për mësimin online, i ka gjetur universitetet e përgatitura më herët për këtë mënyrë mësimdhënie. Deklarata e plotë e ministres Nesër nisim një vit akademik sfidues, i cili vjen në vazhdimësinë e vitit të kaluar që u mbyll me mjaft vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë që sfidat vazhdojnë të jenë të shumta,…

Read More

Pak ditë më parë, konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj u përjashtua nga programi për shkak të sjelljes së saj të papërshtatshme. Fansat prisnin një rikthim të Shqipes në program, por së fundmi ajo bëri të ditur se nuk ka për t’u kthyer. “Rrugëtimi im në Përputhen ka përfunduar në momentin kur nxorra këmbën nga ajo studio. Prandaj ju lutem nëse jeni duke më pritur të shfaqem në emision mos e çoni kohën dëm për mua”, shkruante Shqipja në një postim në Instagram. Megjithatë Shqipen do e shihni sërish në ekran, edhe pse jo në “Përputhen”. Ajo do të jetë e…

Read More

Kejvina Kthella dhe Vildane Zeneli dikur ishin mikesha dhe nuk mungonin postimet me përzemërsi për njëra-tjetrën. Mirëpo së fundmi është përfolur se dy modelet janë zënë. Kejvina Kthella ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Shiko Kush LUAN”, ku u bë pjesë e sfidave të ndryshme. Gjatë sfidës “Ndaje ose zhyt duart në …”, Kejvina u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Vildanen dhe arsyen e kësaj zënke. “Thuhet se shoqëria mes teje dhe Vildane Zenelit nuk ekziston më, duam të dimë arsyen e kësaj zënke. Ndaje sot me ne arsyen në “Shiko Kush Luan” ose…

Read More

Kryeministri Rama e ka nisur këtë të diel me një lajm të mirë. Teksa ka postuar pamjet nga rindërtimi i Thumanës, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, Rama shprehet se puna vazhdon intensivish në kantierin e Rilindjes së Thumanës, ku pas konsolidimit të truallit me shtresa të posaçme dhe shtrirjes së rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore, ka nisur puna për banesat individuale. “Vazhdon intensivisht puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës, ku pas konsolidimit të truallit me shtresa të posaçme dhe shtrirjes së rrjeteve të infrastrukturës rrugore e nëntokësore, ka nisur puna për banesat individuale në bashkëpunim me Fondacionin…

Read More

Siç shihet qartë dhe nga shifrat, Shtetet e Bashkuara prijnë për nga numri i rasteve me COVID-19 në botë me rreth 9 milionë të infektuar. Vetëm të premten u regjistrua numër rekord prej 100 mijë rastesh të reja brenda një dite. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në çdo 1.2 sekonda një amerikan rezulton pozitiv ndërsa një vdes çdo 107 sekonda. Ndërkohë, vendi i dytë në botë për numrin e të prekurve është mbi 8 milionë raste që nga fillimi i pandemisë. Ministria e shëndetit tha se ka një rritje prej 50 mijë infektimesh të reja ditore.

Read More

Binjakët Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Ujori Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e ditë shumë intr iguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë prej pak kohësh.

Read More

Një ditë përpara fillimit të vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka publikuar një videomesazh për të gjithë studentët. Ai thotë se situata e krijuar për shkak të koronavirusit ka detyruar që mësimi të zhvillohet online deri në një urdhër të dytë. Gjithashtu Hoxha siguron të gjithë studentët që janë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

Read More

Turqia vijon të jetë në panik për shkak tërmetit tronditës të mesditës së të premtes me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter. Mediat turke raportojnë  se ka shkuar në 51 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit. Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç. Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 896. Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me qindra pasgoditje. Po ashtu mësohet se…

Read More