Vendi ynë mbetet sot nën prezencën e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore të vendit tonë vranësirat do të jenë më të dukshme. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. Ndërkohë meteorologët parashikojnë mot me diell dhe të qëndrueshëm edhe në javën e parë të nëntorit, në 7-8 ditët e fillimit të tij. Po kështu nuk priten ndryshime të ndjeshme…
Author: tirana
Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi në shoqërinë e gruas së tij. Ish-presidenti ka uruar për një fundjavë të bukur por jep edhe një këshillë. “Një fundjavë e bukur për të gjithë miqtë. Një këshillë për disa: Kujdesuni për familjet, shqetësimet dhe jetën tuaj dhe përpiquni të përqendroheni më pak në jetën e të tjerëve. Premtoj se është një ndjenjë më e këndshme!”, shkroi Pacolli në Facebook.
Grida Duma poston videon me premtimet e pambajtura nga Rama: Mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, ai do ikë dhe do mbajë përgjegjësi Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, ka postuar në rrjete sociale një video ku tregohen të gjitha premtimet e pambajtura nga Edi Rama. Duma në statusin e saj shprehet se kryeministri i shqipërisë vetëm ka premtuar, por nuk ka realizuar asnjë prej premtimeve të tij. Ajo thotë se “Fjala, mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, gjithçka!”. Deputetja gjithashtu shton se Rama do të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet që ai ka bërë në të shkuarën…
Një ditë përpara strartit të sezonit të ri, të dielën me Kupën e Shqipërisë, Federata Shqiptare e Futbollit bën publike vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës. Tirana merr një lajm të hidhur teksa duhet të bëj llogaritë pa dy titullarë shumë të rëndësishëm, Agostin Torasa dhe Idriz Batha. Të dy lojtarët janë pezulluar me katër ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 29.10.2020 Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Laëal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje…
Mrekullia ka ndodhur pas orëve të gjata të kërkimit në rrënojat e tërmetit të ndodhur në Turqi, ku qyteti më i prekur ishte izmiri. Nëna, së bashku me 4 fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesa e shembur plotësisht në Doëanlar. Fillimisht, ekipet arritën të kontaktojnë me nënën 38-vjeçare Seher Dereli Perinçek, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo konfirmoi se ndodhej së bashku me fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek, nga 10 vjeç, djali 10 vjeç Umut Perinçek, si dhe më e vogla Elif Perinçek, 3 vjeç. Pas afërsisht 23 orësh nga momenti i…
Imunologu Genc Sulçebe është shprehur se bar-kafetë e restorantet duhet të mbyllen për një farë kohe në Shqipëri. I ftuar në “Kjo javë”, Sulçebe tha se i vjen keq për këto biznese por që në të vërtetë duhet të rrinë hapur vetëm ato lokale që kanë hapësira jashtë. Ai shtoi se Shqipëria nuk ka më kapacitete dhe se duhet bërë diçka në mënyrë që situate të mos agravojë. Sipas Ulcebes, është skandaloze, fakti që kur njerëzit janë në rrugë mbajnë maskë, ndërsa kur futen në lokal, e heqin. “Jam për mbyllje, sigurisht, sepse ndryshe nuk e parandalojmë dot. Nuk kemi…
Kryeministri Edi Rama është zhvendosur këtë fundjavë në Valbonë, Tropojë, së bashku me bashkëshorten e tij, Lindën dhe djalin e vogël, Zaho. Në foton e postuar nga vetë kryeminstri në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shihet i buzëqeshur pranë familjes së tij teksa nuk ka harruar të vendosë maskën mbrojtëse nga Covid-19. Rama dhe Linda shihen të maskuar, ndërsa Zaho i vogël duke qenë se është nën moshën 12 vjeç mund ta shijojë natyrën pa kufizime. Të tre kanë pozuar mbi lisharësen e një bujtine. Bujtina të cilën ka zgjedhur familja e kryeministrit të kalojë fundjavën është ajo tradicionale e…
Super ylli i Paris Saint-Germain, Neymar nuk dëshiron një rikthim te Barcelona vitin e ardhshëm, raporton “Foot Mercato”. Braziliani bëri presion për një kthim në “Camp Nou” në verën e vitit 2019, por dy klubet nuk ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje për një shumë përfundimtare. Sidoqoftë, Neymar tani është gati t’ia besojë të ardhmen e tij PSG-së deri në vitin 2027, pasi ka rizbuluar formën e tij më të mirë në “Parc des Princes” sezonin e kaluar.
Në Europë koronavirusi vijon të jetë problematik. Italia është bërë sërish shteti më i prekur nga Covid-19 edhe në këtë valë të dytë. Së fundmi janë regjistruar 31.758 raste të reja me këtë virus, duke e çuar në 679.430 numrin e përgjithshëm të të prekurve që nga fillimi i pandemisë. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 297 qytetarë, shifër e cila e ka çuar në 38.618 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.
Bebe Rexha këtë Halloween është shfaqur me maskë të ngjashme si Rita Ora para katër vitesh. Ajo është veshur me një fustan të gjelbër, të dekoruar me gjethe të bimës së famshme “Ivy”. “Përshëndetje. Emri është Ivy. Helmi Ivy. Gëzuar Halloweenin”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë. Ajo dukej mjaft tërheqëse dhe atraktive me flokët ngjyrë të kuqe e ndezur – ndryshim të cilin ajo e bëri kohëve të fundit. Mirëpo një paraqitje të ngjashme për Halloween, e ka pasur vite më parë edhe këngëtarja tjetër e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, këtë herë në qytetin e Lionit, ku një person i armatosur ka plagosur një prift në hyrje të Kishës. Prifti me kombësi greke po mbyllte Kishën në momentin që është sulmuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autori i sulmit ende nuk është identifikuar, ndërsa ministri i Brendshëm francez tha se ka filluar kërkimi për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë. Kjo ngjarje vjen 2 ditë pasi 3 njerëz u vranë në Nicë nga një tunizian në një sulm me thikë, por i riu u plagos…
Moderatori i njohur i programit të mëngjesit, ‘Wake Up’ në ekranin e ‘Top Channel’, Isli Islami ka treguar me postimet e ndryshme në ‘Instastory’ se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjen e tij, veçanërisht mbesën. Së fundmi ai ka zgjedhur ta urojë në ditën e lindjes me një foto krah saj, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mbesa më e bukur në botë”. Me siguri dita e sotme duhet të jetë e veçantë për familjen Islami e moderatori duhet t’i ketë rezervuar mbesës një surprizë të veçantë. Kujtojmë se Isli ka ndarë herë pas here momente të ndryshme në llogarinë…