Sonte në mbrëmje, në të gjithë botën, festohet “Halloween”, edhe pse përgatitjet kanë nisur prej ditësh. Edhe në shtëpinë e këngëtares Zaimina Vasjari, ambienti i është përshtatur atmosferës së ‘Halloëeen’ me detaje të frikshme dhe kunguj. Vetë Zaimina ka vendosur të ndryshojë me rastin e kësaj feste. Në pamjet e shpërndara nga ajo, duket edhe vogëlushja e saj, Khloe, e veshur në mënyrë të frikshme. Kujtojmë se dita e 31 tetorit kur dhe festohet “Halloween” shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për…
Author: tirana
Dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë 41-vjeçarit, Policia zbardh ngjarjen ku ka vënë në pranga tre të rinj në Himarë Njoftimi i policisë Policia e Himarës, më datë 27.10.2020, ka marrë një njoftim se në lagjen nr. 1, Himarë, 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin S. G., 41 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij. Menjëherë, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar…
Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu është infektuar me koronavirus. Ministri ka njoftuar po ashtu se pozitiv ka rezultuar bashkëshortja edhe vajza e tij. Soylu, në deklaratën e tij në Tëitter, shkroi se pas trajtimit në shtëpi janë transferuar në spital. “Testi që kishim në mënyrë të përsëritur të hënën kur nuk ndiheshim mirë ishte pozitiv për gruan time, vajzën dhe mua. Trajtimi që vazhduam në shtëpi deri dje u transferua në ambientet e spitalit me këshillën e mjekëve tanë. Falënderoj Zotin që tani jemi pak më mirë. Uroj mëshirë nga Zoti i Madhërishëm për bashkëqytetarët tanë të Izmirit…
Ermal Fejzullahun jemi mësuar ta dëgjojmë duke kënduar balada, këngë ritimike e ndonjëherë këngë të zonës së veriut, por kurrë një popullore nga jugu. Por këngëtari i ka surprizuar të gjithë dhe ka provuar se mund t’i performojë edhe këto të fundit. Ermali ka treguar se mbrëmjen e djeshme ka shijuar një darkë me disa miq të tij dhe gjatë një momenti ata ja kanë marrë këngës. Këngëtari dëgjohet duke kënduar “Qeraxhiu i Grebenesë”, një nga këngët më të njohura të zonës së jugut. “Këngët e jugut i kam debulesë”, ka shkruar Ermali përkrah videos, duke dëshmuar se mund të…
Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar 514 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 1750 mostra të testuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 86 pacientë, përderisa kanë ndodhur edhe tre raste të vdekjes. Komuna me numrin më të madh të rasteve është Prishtina me 249, derisa komunat e tjera kanë raste dyshifrore ku prinë Gjilani me 32 raste. Ky është njoftimi i plotë: 86 TË SHËRUAR DHE 514 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.750 mostra të marra nga ShSKUK dhe…
Detaje rrëqethëse dalin në dritë nga dy të rinjtë, që humbën tragjikisht jetën një ditë më par nga tërmeti katastrofik në ishin grek Samos, që shkatërroi dhe qytetin turk Izmirin, ku në këtë të fundit janë konfirmuar deri më tani 25 viktima. Mediet greke raportojnë se dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç, u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit, teksa po kalonin aty. Siç theksojnë mediet fqinje, ata janë gjetur të përqafuar poshtë rrënojave. Ata ishin të dashuruar me njeri-tjetrin dhe në momentin e tërmetit, djali duket se e ka përqafuar vajzën, duke…
Aksident me një të plagosur në unazën e Shkozetit. Një makinë tip Ford me targa AA568ZO është përfshirë në aksident. Raportohet se është plagosur drejtuesi i makinës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet e mëtejshme. Shkak i aksidentit mësohet se është bërë përplasja e makinës me trafikndarësen.
Gjatë ditës së sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi pati një takim me strukturat e Devollit. Kryemadhi në rrjetin social ka postuar një video nga takimi ku tregon momentin kur ish-kryetari i PS atje, Shkëlqim Cane, merr kartën e anëtarësisë së LSI. “Mos u shqetësoni se dhe unë socialiste kam qenë. E kam filluar në PS, jam rritur në PS por kur e grabisin shtëpinë pastaj, duhet të ndërtosh shtëpinë e re më të fortë se ajo që është shkatërruar”, u shpreh Kryemadhi, teksa i jepte kartën e anëtarësisë në dorë Shkëlqim Cane. Kryetarja e LSI publikon…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në daljen e ditës së sotme në një konferencë për mediat ka hedhur akuza ndaj Ekspertëve të Komitetit Teknik të Ministrisë së Shëndetësisë, duke i quajtur si ‘fasadë”. Në një reagim për mediat, ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë kërkuar kreut të opozitës që të tërheqë akuzat në drejtimin e tyre. Deklaratë e Komiteti Teknik i Ekspertëve Me keqardhje dhe indinjatë të thellë, dëgjuam akuzat e bëra ndaj nesh nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha. U bë kohë që përveç përballimit të një situate shumë të vështirë, siç është…
Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, komentoi situatën e koronavirusit në vendin tonë. Tomini theksoi për News24 se në spitalin Covid-3, të hapur ditën e sotme brenda ambienteve të QSUT, do të shkojnë pacientët e trajtuar në spitalet Covid-1 dhe Covid-2 dhe që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. “Te Covid-3 mund të shtrohen edhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. Te Covid-3 do të shkojnë raste të rënda, që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. Drejtues i këtij spitali është prof. Arjan Harxhi”, tha Tomini. A…
Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare aktori i famshëm, Sean Connery. Aktori Skocez ishte i njohur për portretizimin të James Bond, duke qenë i pari që solli rolin e famshëm në ekranin e madh. Karriera e tij e aktrimit zgjati dekada dhe çmimet e tij të shumta përfshjnë një Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes. Filmat e tjerë të Connery përfshijnë, The Hunt for Red October, Indiana Jones and the Last Crusade dhe The Rock.
Data 2 nëntor ishte parashikuar si dita e parë e universiteteve por vetëm pak ditë përpara kësaj date ministria ka shprehur që mësimi të bëhet përmes një platforme online nga shkaku i përhapjes së Covid-19. Duket se kjo gjë i ka revoltuar studentët të cilët nuk e pranojnë këtë mënyrë arsimi madje madje e quajnë të dështuar. Të hënën, në orën 10:00, ata kanë paralajmëruar se do të dalin në sheshin përpara Ministrisë së Arsimit për t’i thënë “JO” mbylljes së universiteteve. Ky vendim i ministrisë gjithashtu ka irrituar edhe studentët e rretheve të cilët kishin gjetur shtëpi me qira…