Author: tirana

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu ka përsëritur thirrjen ndaj opozitës se duhet të tregojë alternativën e saj. “Edi Rama nuk do të ndalet për të manipuluar zgjedhjet, për të vjedhur votat, edhe sikur Shqipëria të përjashtohet nga procesi i integrimit europian. Kemi përballë një njeri të papërgjegjshëm, i cili po shkatërron vendin, e ka ndarë vendin, po na ndan nga BE por edhe nga njëri tjetri. Dhe para kësaj situate është detyrë imediate e opozitës jo të presë se ç’mund të bëjë Edi Rama, por të presë se ç’mund të bëjë vetë. Gjëja më e mirë që mund të bëjë…

Read More

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura dhe të suskesshme në Shqipëri. Së fundmi ajo ka postuar një foto ku është veshur njësoj si këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez me një ndër paraqitjet më të komentuara të saj në vitin 2019 e cila pozoi për firmën më të njohur në botë Versace. Luana duket shumë bukur e veshur me këtë fustan e cila ka marrë mjaft komente pozitive nga komentuesit e saj. Jeni kuriozë të dini sa kushtoi ky fustan?! Epo Luana ka bërë çmendurinë e rradhës duke e blerë këtë fustan me një çmim prej 10,650…

Read More

Mësohet se bëhet fjalë për një 62-vjeçare, të identifikuar si Nazmiye Doraya Nazmija është nga Prishtina dhe që prej vitit 1954 jetonte në Izmir të Turqisë. Gruaja është gjetur nën rrënoja, bashkë me të birin, të cilin e kishte mbuluar me trup për ta mbrojtur. Ky i fundit ndodhet në shpital, jashtë rrezikut për jetën, kurse e ëma ‘la shpirtin’ në rrënojat e një pallati. Në total numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka shkuar në 35 dhe 885 persona janë plagosur. Në Greqi, në ishullin Samos që u prek gjithashtu nga tërmeti, vdiqën dy të rinj, adoleshentë, teksa…

Read More

Austria kthehet në bllokim. Shifrat e larta nga koronavirusi kanë bërë që autoritetet austriake të vendosin për një tjetër mbyllje. “Nga 3 nëntori Austria do të mbyllet për të përmbajtur përhapjen e pandemisë së COVID-19”, deklaroi kancelari Sebastian Kurz. Qeveria austriake ka vendosur mbylljen e restoranteve dhe hoteleve deri më 30 nëntor. Duke filluar nga e marta, austriakët do të ndalohen të lënë shtëpitë e tyre nga ora 20:00 pasdite deri në orën 6:00, me disa përjashtime. Restorantet do të mbyllen për shërbimet e darkës për katër javë, ndërsa shërbimet e marrjes dhe dorëzimit do të vazhdojnë. “Të gjitha kompanitë…

Read More

Policia ka gjobitur 65 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse, janë gjobitur me nga 3 mijë lekë. Me anë të njoftimit të përditshëm, Polciia e Tiranës, bën me dije se një natë më parë, duke qenë se është festuar dhe ‘Halloëeen’, tre lokale janë ndëshkuar me nga 1 milionë lekë të reja gjobë. Administratorët e tre lokaleve në fjalë, kishin organizuar festë me muzikë pas orës 20:00 dhe nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në njoftim, bëhet me dije se janë shoqëruar në polici, edhe tetë qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit. Ata janë shoqëruar…

Read More

Peshorja Ndër shenjat që janë më të afta për të maskuar dhe menaxhuar emocionet e tyre duke provuar se janë shumë të dashur dhe të qetë, ai natyrshëm ka një qëndrim tolerant që pothuajse gjithmonë shfaqet në kontroll total. Ai nuk i pëlqen manifestimet ekstreme emocionale dhe ka një aftësi të lindur për të relaksuar ata përreth tij. Demi Toleranca e tyre lidhet me mënyrën e arsyetimit të vetë shenjës që në thelb mund të përmblidhet si e mirë, por jo e marrë: është e para që siguron mbështetje morale dhe materiale kur e gjykon të nevojshme, por absolutisht nuk…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Terminalit të Autobusëve në Tiranë. Një kamion dhe një “Benz” janë përplasur, fatmirësisht pa dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Dy drejtuesit nuk kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes në pritje të policisë, çka ka sjellë dhe bllokim total të trafikut. “BalkanWeb” raporton se shoferët kanë zbritur nga makinat dhe situata vijon e njëjtë prej më shumë se 30 minutash, ku makinat nuk lëvizin asnjë centimetër dhe rruga Institut-Tiranë është bllokuar tërësisht.

Read More

Rritet numri i viktimave në vend nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 7 vdekje në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër ka rënie të rasteve të reja, 241 pozitivë në 1260 të testuar. Aktualisht sipas MSH në spitalet COVID janë të shtruar 319 pacientë. Ndërkohë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 92. COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020) Të shëruar ne 24 orë 92 Të shtruar në spitale 319 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 1260 Testime totale 125,220 Raste pozitive 20,875 Raste të shëruara 11,189 Raste Aktive 9,177 Humbje jete 509

Read More

Gati 7 javë më parë, këngëtarja Enca Haxhia pësoi një aksident në të cilin theu këmbën, ndaj iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë dhe të qëndronte në regjim shtrati. Siç ka treguar edhe më herët, këmba e saj s’mund të lëvizte ndaj i është dashur të bëjë fizioterapi për t’u rikuperuar. Ndërkohë sot ajo ka treguar për ndjekësit se në ç’fazë të rikuperimit ka arritur dhe çfarë mendon të bëjë në të ardhmen. Enca shprehet se kanë kaluar 7 javë nga operacioni dhe shenja në këmbën e saj është mëse e dukshme. Ajo tregon se këtë periudhë është…

Read More

Ndonëse 59-vjeçare, ajo i përgjysmon vitet me energjinë, buzëqeshjen dhe zërin e saj që ka ngelur i paprekur nga koha. Aktorja e madhe Eva Alikaj ka qenë e ftuar e rubrikës “Opinion” në News24, ku ka treguar shumëçka për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë, familjen, dy prindërit dhe djalin tashmë 28-vjeçar si dhe anën profesionale dhe rikthimin në skenë. Alikaj tha se është duke organizuar një mbrëmje poetike me aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. “Për momentin po merrem me organizimin e një mbrëmjeje poetike ku do të jenë aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. Unë nuk e…

Read More

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se vendet dhe njerëzit duhet që të bëjnë çmos për të mos përhapur infektimin me Covid-19. Në një deklaratë ai është shprehur se personat që kanë qenë të infektuar me Covid mund të kenë pasoja afatgjata. Tedros gjithashtu ka thënë se pasojat që infektimi me Covid mund të lëjë mbrapa janë ende të paqarta. “Edhe pse numrat e saktë të personave, të cilët përjetojnë ndikimet afatgjata, nuk janë përcaktuar ende qartë, simptomat dhe ndërlikimet post Covid-19 janë raportuar si në pacientët e pashtruar në spital, ashtu edhe në ata…

Read More

Partia Demokratike i përgjigjet deklaratës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët deklaruan sot se po sulmohen politikisht nga PD, dhe se i kanë shërbyer qytetarëve shqiptarë. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Bardh Spahia, thotë se Komiteti, kurrë nuk iu shërbeu qytetarëve, por vetëm propagandës së kryeministrit Edi Rama. Më tej, ai thotë se edhe pse në të gjitha vendet, komitetet e ngjashme kërkuan rritje të testimeve, në Shqipëri kjo gjë nuk ka ndodhur. PËRGJIGJIA E PLOTË E PD: Keqardhje për komitetin e ekspertëve që me deklaratën e sotme konfirmoi se është vetëm një organ që shërben për…

Read More