Mësohet se bëhet fjalë për një 62-vjeçare, të identifikuar si Nazmiye Doraya
Nazmija është nga Prishtina dhe që prej vitit 1954 jetonte në Izmir të Turqisë. Gruaja është gjetur nën rrënoja, bashkë me të birin, të cilin e kishte mbuluar me trup për ta mbrojtur. Ky i fundit ndodhet në shpital, jashtë rrezikut për jetën, kurse e ëma ‘la shpirtin’ në rrënojat e një pallati.

Në total numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka shkuar në 35 dhe 885 persona janë plagosur. Në Greqi, në ishullin Samos që u prek gjithashtu nga tërmeti, vdiqën dy të rinj, adoleshentë, teksa ktheheshin nga shkolla.
