Nodh që edhe grabitësit të gabojnë shënjestër dhe të rrezikojnë shumë në tentativat e tyre të grabitjes. Kështu i ka nodhur njërit prej tyre i cili ka tentuar me sa duket të grabisë shtëpinë e kampionit të UFC Xhon Xhons. Megjithatë sic mund ta merrni me mend gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet, pasi grabitësi është ndjekur me armë në dorë nga Xhons, në momentin që ky e ka pikasur. Në pamjet e publikuara në “Twitter”, kampioni, shfaqet duke vrapuar me një “shotgun” në dorë, në drejtim të hajdutit. “Herën tjetër që do të përpiqeni të vidhni dikë, sigurohuni…
Author: tirana
Ervin Hasanaj është babai i tre fëmijëve, i cili u largua nga Shqipëria drejt Sirisë me 16 janar të vitit 2013. Ai udhëtoi së bashku me Diamant Rashën,bashkëshortin e Floresha Rashës, i cili u vra me 27 dhjetor të vitit 2013. Ndërkohë për Ervinin dyshohet se nuk është vrarë në luftime, por është ndëshkuar pasi u zhgënjye nga xhihadi. Nëna e tij, Xhyhere Hasanaj ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv dhe me lot në sy thotë se djali ka dashur të vinte në Shqipëri, por ata e vranë. Ajo ka kërkuar kthimin e eshtrave të…
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po bëjnë thirrje që njerëzit të shtojnë vitaminën D në ushqime të zakonshme si buka dhe qumështi për të luftuar Covid-19. Kjo vlen për njerëzit që kanë mungesë të kësaj vitamine në organizëm, raporton The Guardian. Megjithatë pavarësisht kësaj, Shëndeti Publik në Angli dhe Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social i kanë refuzuar thirrjet e shkencëtarëve për të shtuar vitaminën D në ushqime si qumështi, buka dhe lëngu i portokallit, gjë që është praktikë në Finlandë, Suedi, Australi, SHBA dhe Kanada. Organizimi i njeriut e merr vitaminën D pjesërisht nga rrezet e diellit dhe pjesën…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zbuluar se pse presidenti Meta thotë se Rama e ka dhe duhet ta ketë frikë atë. Ajo tha në një intervistë për Report tv se Rama ka frikë nga Meta, pasi gjatë gjithë karrierës së tij në politikë, çdo gjë e ka nga Meta. Si postin e ministrit të Kulturës, atë të kryetarit të bashkisë dhe në 2013 mandatin e kryeministrit. Më tej e pyetur për “rebelimin” e saj në lidhje me maskën, Kryemadhi tha se e vendos vetëm kur është afër me njerëz, dhe se Meta e “kritikon” se pse nuk e mban…
Largimi i Fjorelës dhe i Shqipes, liroi vend për prurje të reja në “Për’Puthen”. Brune, e shkathët dhe tepër simpatike Ana Kauri, 26-vjeçare nga Tirana është konkurrentja më e re . Emocionet e studios, e rezervuan komunikimin e Anës, e cila zgjodhi të thoshte vetëm pak fjalë prezantuese. “Po ndihem shumë e emocionuar, kjo skenë të fal shumë emocione. Këtu është ndryshe, vajzat shumë të bukura. Djemtë më duken më tërheqës”, tha Ana. Ndërkohë i pyetur nga analisti Arjan konomi, se përse një femër si ajo është ende single, Ana tha se është një person selektiv dhe dëshiron më të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar pedagogët ka harruar datën e zgjedhjeve. Mesa duket duke qenë se zgjedhjet në Shqipëri në vitin 2017 janë zhvilluar më 25 qershor, Basha mesa duket ka harruar se këtë vit data e zgjedhjeve ka ndryshuar pasi këto të fundit do të zhvillohen më 25 prill. “Unë të siguroj që me qeverinë tonë do të marrë fund. 25 qershori është data e fillimit të shërimit të të gjitha plagëve, edhe e plagëve të shërimit të arsimit. Për këtë natyrisht nuk dal t’ju them që jam eksperti dhe unë kam zgjidhjen.…
Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës dhe nuk është një gojëdhënë. Ky vakt është i dobishëm sepse vë në punë metabolizmin, i jep trupit ushqyesit e nevojshëm, rrit nivelet e energjisë dhe ju ndihmon të humbisni në peshë. Kjo arrihet duke ngrënë shëndetshëm, pra njeriu nuk mund të humbasë në peshë duke ngrënë ushqime të skuqura e plot yndyrë. Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar disa këshilla të thjeshta por të çmuara se si ta shfrytëzoni vaktin e parë të ditës për të humbur minimalisht 4.5 kilogramë nga pesha juaj. Por ato kilogramë nuk janë arsyeja e vetme…
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar me foto dhe me emra, të ashtuquajturit subjektet e OFL-së me të cilët, maxhoranca e akuzon kreun e shtetit se shoqërohet për të ‘bërë pazare’. Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha ka shpërndarë fotot e presidentit Meta me Altin Hajrin dhe Xhevdet Troplinin. Por nuk i ka harruar edhe “bëmat” e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, edhe pse tanimë hedh akuza ndaj kreut të shtetit, vetëm pak kohë më parë i cilësoi si normale pozat e tij me një tjetër subjekt të OFL-së, Ardian Çapja. “Bëni sikur ziheni, sa herë fillon…
Vladimir Marugov ishte me të dashurën e tij në një kabinë sauna, kur u sulmua nga persona ende të paidentifikuar të cilët e dhunuan dhe torturuan barbarisht. Dy personat e maskuar e qëlluan Marugovin me shigjetë, para se të largoheshin në drejtim të paditur. Ndërsa e dashura e tij mundi të largohej duke u hedhur nga dritarja e kabinës. Ajo më pas telefonoi policinë. Hetuesit gjetën trupin e pajetë dhe harkun pranë, ndërsa thanë se kishte vdekur si pasojë e gjakderdhjes. Marugov njihet si pronar i fabrikave më të mëdha të përpunimit të mishit në Rusi. Sulmi ndodhi në zonën…
Reperi Stresi tregoi për herë të parë se është infektuar dy herë nga Covid-19. “Një herë besoj jam infektuar kur isha në një koncert me grupin në Greqi. Ishim atje dhe kishim simptomat, por kështu jemi si grup ne, i kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë. Nuk u thamë as prindërve. Për të mos i bërë merak e kështu. Ndërsa hera tjetër ishte tani, pata të njëjtat simptoma. Por që tani jam mirë, dhe kam bërë dhe tamponin dhe kam dalë negativ,” tha Stresi.
Regjisori i njohur Kastriot Çipi ka shpërthyer ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Ajo që e ka bërë të revoltohet është propaganda e tij ndaj koronavirusit. Ai tha se kurrë nuk do ta votojë Bashën. “Ditën që disa studentë paralajmëruan protestë para Kryeministrisë kundër vendimit për mbylljen e auditoreve, Luli Basha organizoi një takim me studentë, të gjithë me maska dhe u bëri thirrje të respektojnë masat mbrojtëse anti-covid. Morali i fabulës? Mos protestoni për mbylljen e auditorëve, se qeveria ka të drejtë që i mbylli. Si të mos mjaftonte kjo, Luli Basha u dha shembullin e vet personal prej Lej Feni:…
Pas vendimit për rishikimin e të gjithë dokumentacionit të kandidatëve të cilët morën pjesë në testin e aftësive fizike për t’u bërë pjesë e BKH-së, Komisioni i Përzgjedhjes ka pranuar gabimet. Sipas njoftimit zyrtar, prej këtij rishikimi të dytë të proces-verbaleve rezultoi se një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në programin Excel gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike. Si pasojë, kandidati nuk është ftuar në fazën tjetër të rekrutimit. “Në këto kushte, dhe në përputhje me parashikimet e Rregullores, kandidati i përmëndur më lart i nënshtrohet Testit…