Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste, në Francë dy sulme me tre të vdekur dhe disa të plagosur pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, dhe një në Vjenë i ndodhur mbrëmjen e djeshme, me 4 viktima. Niveli i sigurisë nga jeshile ka kaluar në portokalli. Ndërkohë do të ketë shkëmbime në kohë reale me njësitë e anti-terrorit në Europë e me partnerët. Masat e sigurisë janë rritur me agjente civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare. Masa shtesë sigurie janë marrë edhe në selitë…
Author: tirana
Veç pandemisë vendin e kanë mbërthyer edhe protestat studentore. Një ditë më parë u organizuan disa protesta para Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të shëndetësisë kundër mësimit online. Dhjetëra studentë varën maskat në kangjellat e Ministrisë së Arsimit në shenjë proteste të hënën, kundër vendimit për nisjen e vitit të ri akademik përmes platformave online. Studentët u ankuan gjithashtu për njoftimin e vonuar të nisjes së mësimit në distancë. “Me dy standarde ku çdo gjë është hapur vetëm universitetet janë mbyllur. Pa paketa falas interneti për studentët, nuk ka rimbursim të pagesave të qirave. E padrejtë.”, janë shprehur studentët.…
Ky është momenti kur policia austriake arreston disa prej autorëve të sulmit terrorist që u regjistrua në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme duke lënë disa viktima dhe të plagosur, mes tyre edhe efektivë policie. Një prej terroristëve hodhi veten në erë dhe një tjetër u vra. Sulmi ishte i orkestruar. Janë regjistruar 6 skena krimi, një pranë një sinagoge e cila ishte e mbyllur në momentin e incidentit.
Shpërthimi me tritol në Durrës ndodhi në banesën e Skënder Hoxhës, kushëririt të Nuredin Dumanit. Ky i fundit akuzohet për disa vrasje, atë të Bujar Çelës në Elbasan, vëllezërit Haxhia në Durrës, Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkoza. Lexo edhe: Durrës/ Shpërthim me tritol në oborrin e shtëpisë së një 36-vjeçari
Janë publikuar disa momente nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vjenë. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet autori i dyshuar teksa godet me breshëri kallashnikovi në drejtim të qytetarëve.Deri më tani janë konfirmuar 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur.Ngjarja ndodhi pranë një sinagoje (shtëpi adhurimi për hebrejtë) në zonën e një sheshi aty pranë, Schëedenplatz dhe sipas policisë nga të shtënat kanë mbetur të plagosur disa persona. Exclusive video of the shooting from the first moments of the attack in Vienna, Austria#Vienna @BittonRosen pic.twitter.com/BDDHIcnTBK— ערוץ 20 (@arutz20) November 2, 2020
Duke nisur nga mëngjesi i 3 nëntorit, Greqia do të nis zbatimin e rregullave të reja për kufizimin e përhapjes së Covid-19. Një njoftim për të cilin ka marrë formë të prerë nga qeveria prej ditësh.Ndërkohë Zyra Konsullatore shqiptare në Athinë u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që për të marrë shërbimet në sportelet e tyre duhet të respektojnë disa rregulla. NJOFTIMI I ZYRËS KONSULLORE ATHINË: Në kuadër të masave më të fundit të shpallura nga qeveria greke, të cilat hyjnë në fuqi në datën 3 nëntor 2020, ora 6:00, për kufizimin e përhapjes së COVID-19, u bëjmë thirrje gjithë bashkëatdhetarëve…
Vjena është duke kaluar orë terrori pasi disa persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj qytetarëve. Raportimet e para flasin për 7 viktima. Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrugët e lara në gjak ndërkohë duket se sulmi në një nga rrugët e qendrës pranë një lokali ku ndodhet edhe një sinagogë pranë. Qendra e Vjenës ‘lahet në gjak’, dy nga autorët mbajnë peng klientët e një lokali pic.twitter.com/gQBViuwzfV— tirananews.al (@tirananews_al) November 2, 2020
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Durrës. Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia e Durrësit, me anë të një njoftimi zyrtar, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, në lagjen nr.14. Lëndë plasëse, e cila dyshohet se është tritol, është vendosur në rrethimin e oborrit të shtëpisë së 36-vjeçarit, me iniciale S. H., 36 vjeç. Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz por edhe në dëme materiale. Informacion paraprak Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç,…
Ditën e djeshme në ‘E djela shqiptare’, në rubrikën “Tani mund të këndosh”, ishte e ftuar këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Kaliopi. Mirëpo moderatori ka postuar një video teksa shihej duke vallëzuar me këngëtaren në rrugë. Kjo ka bërë që shumë ndjekës të ngrejnë pyetjen se përse Arditi qëndron kaq afër me të ftuarit pa maskë, në një kohë pandemie. Ka pasur edhe nga ata ndjekës që kanë hedhur dyshime se mund ta ketë kaluar Covidin. “Mjaft kënaqësi na solle, vetëm na thuaj sekretin tuaj. Pa maskë kudo, afrohesh me këdo, çfarë ke bërë për veten lidhur me mbrojtjen nga…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një sinagogë (objekt kulti) në kryeqytetin austriak, Vienë. Ministria e Brendshme e Austrisë ka raportuar se deri më tani kanë vdekur disa persona si edhe janë plagosur disa të tjetër. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e sinagogës e herë pas here i bën thirrje qytetarëve të largohen nga vendi. Kjo kërkesë vjen pasi policia po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit. Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka treguar se i mungon Partia Demokratike dhe i vjen keq kur shkon se PD është përgjysmuar dhe kur e sheh politikën shqiptare pa një të djathtë. Sipas saj, PD ka rënë nga 700 mijë vota në 2013 në 430 mkijë vota tashmë, dhe kjo për faj të drejtuesve të partisë.”E djathta është fshirë nga spektri politik i Shqipërisë. E djathta nuk ekziston më, është përgjysmuar vota. Nga 700 mijë vota që kemi lënë në 2013, e ka çuar në 430 mijë. Mungojnë qindra mijëra demokratë që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar. Më dhemb që të…
Në prag të zgjedhjeve në SHBA, autoritetet federale pritet të vendosin një gardh “jo të shkallëzuar” rreth të gjithë perimetrit të Shtëpisë së Bardhë. Mediat e huaja bëjnë me dije se zbatimi i ligjit dhe agjenci të tjera përgatiten për protesta të mundshme rreth zgjedhjeve. Siç bëhet e ditur më tej, gardhi, është i njëjtë si ai që u vendos gjatë protestave këtë verë. Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se Shërbimi sekret nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë. Shtresa shtesë e sigurisë shënon shembullin e profilit më të lartë deri më tani të autoriteteve që përgatiten…