Author: tirana

Këngëtari i mirënjohur Redon Makashi ishte i ftuari i radhës në emisionin “Ditë e Re”. Ndër të tjera, ai ka rrëfyer si e sheh muzikën në ditët e sotme dhe nuk e la pa hedhur një thumb për prurjet e reja në muzikë. Makashi vuri theksin mbi diferencat e muzikës live dhe playback, duke treguar se brezi i tij ka pasur një tjetër kulturë për muzikën. Për më tepër, këngëtari i quajti këngëtarët e rinj pseudoartistë, të cilët sipas tij s’e kanë shumë të gjatë në treg. “Këta pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet. Njerëz që…

Read More

Aktori i njohur i “Portokalli”, Ledio Lako ka rrëfyer sot në emisionin “Shqipëria Live” se ai është prekur nga koronavirusi. Ledio tha se fatmirësisht tani e ka kaluar sëmundjen, por eksperienca me koronavirusin ka qenë e frikshme për familjarët e tij. Aktori tha se e gjithë familja u infektua dhe se u karantinuan në shtëpi. “Unë e kisha bërë tamponin, pasi babai im doli pozitiv me Covid-19. Më vonë edhe mami tha se nuk ishte mirë. Të shtunën më thotë vëllai se nuk jam mirë së bashku me familjen e tij.Tamponin e kisha bërë 2 herë brenda një jave. Por…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se numri i fataliteteve këtë javë është shumë më i lartë se shifrat që jepen. Gjatë një takimi me mjekë, Basha tha se ka informacione për dhjetra raste që nuk raportohen nga Ministria e Shëndetësisë. “Lind nevoja për të bërë tamponë apo skaner, ndërkohë që koha për përgjigjen e tamponit shkon deri në 7 ditë”, tha mjeku. Sipas tij, tamponi mund të kapë virusin maksimumi në 5 ditët e para. “Ne referojmë rastet dhe ISHP shkon për të marrë tamponin në shtëpinë e pacientit”, tha Basha.

Read More

Një tërmet i frikshëm ka goditur Turqinë para disa ditësh duke lënë deri më tani 107 të vdekur dhe mijëra të plagosur. Tërmeti e kishte epiqendrën në det dhe ishte i shkallës 6.6 rihter. Në mesin e personave që po ndihmojnë për të kërkuara për trupat që kanë mbetur nën gërmadha është edhe një shqiptar, Andi Mimini. Ai shprehet se tashmë është radha jonë për ti rikthyer “borxhin” Turqisë për ndihmën që ata na dhanë ne. “Kemi ardhur për të shprehur mirënjohjen tonë” Shtetasi shqiptar, Andi Mimini me detyrë në ekip, në një deklaratë për AA tha se me IHH…

Read More

Ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer ka dhënë detaje të reja në lidhje me sulmin e mbrëmshëm në Vjenë, raporton Cnn. Ai u shpreh se numri i viktimave është më i lartë nga sa mendohej më parë: katër njerëz janë vrarë dhe 22 janë plagosur. Nehammer gjithashtu dha më shumë informacione mbi sulmuesin e identifikuar si Kujtim Fejzulai, i cili u qëllua dhe u vra nga policia. Ministri tha se gjuajtësi u neutralizua brenda nëntë minutave nga sulmi. Ai ishte një shtetas i dyfishtë 20-vjeçar i Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nehammer tha se sulmuesi kishte një rekord penal të…

Read More

Beyoncé mbyll më se miri 2020, duke dhuruar një kopertinë trefishe për numrin e dhjetorit të ‘Vogue British”. Sensuale dhe e guximshme, ylli i pop-it ka rrëfyer për revistën që ka ndryshuar shumë në muajt e fundit: ‘Është shumë e vështirë të jetosh në një kohë pandemie dhe në një situatë të tensionuar shoqërore dhe të mos ndryshosh. Objektivi im i ri është të ngadalësoj dhe të lirohem nga aspektet stresuese të jetës time’. ‘Kam hyrë në industrinë e muzikës kur isha vetëm 15 vjeç dhe jam rritur me sytë e botës. Ka qenë e rëndë dhe frenetike. Tani kam…

Read More

Sipas horoskopit femrat më të bukura dhe parezistueshme në sytë e meshkujve iu përkasin këtyre tri shenjave: Dashi Femrat që i përkasin shenjës së Dashit njihen si impulsive dhe shumë të apasionuara. Dashi ka një imagjinatë fantastike të udhëhequr nga adrenalina që ka në gjak. Mund të themi që ka një imagjinatë të pasur dhe të shfrenuar. Besnikëria nuk është karakteristika e saj e fortë dhe dalluese, kështu që një marrëdhënie me një grua të tillë premton shumë variacion. Gjithçka e saj është joshëse. Është një dashnore e lindur dhe përfikte. Luani Falë faktit që i pëlqen të argëtohet, femra…

Read More

Policia ka vijuar me gjobat ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maska duke ndëshkuar 627 në 24 orët e fundit. 10 prej tyre nuk kanë bashkëpunuar për të treguar mjetin e identifikimit, ose nuk e kanë pasur me vete, dhe janë shoqëruar në komisariat. Po ashtu nuk kanë shpëtuar as 2 lokale të cilat janë ndëshkuar me gjoba nga 1 milionë lekë pasi vendosën muzikë pas orës 20:00. Kujtojmë se maska është e detyrueshme në ambientet brenda dhe jashtë përveç banesave, kafeneve dhe restoranteve dhe në rast shkelje gjoba është 3 mijë lekë të reja. Ditën e djeshme ka pasur më…

Read More

Si pasojë e një sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë kanë vdekur pesë persona. Por në këtë sulm terrorist punën më të madhe e kanë bërë policia në Austri, të cilët u përballën me situatën e krijuar nga të shtënat me armë. Pas kësaj, është Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj i cili ka njoftuar se mbesa e tij është njëra nga policet që mbrëmë në Vjenë luftuan me terroristët. “Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”,…

Read More

Thuhet se martesa është ‘puna’ më e vështirë në botë. Cilat janë shenjat më tipike të një martese të dështuar dhe mënyrat më të mira për ta rregulluar atë? Shenja #1 Nuk tërhiqeni më nga njëri-tjetri Kur shikoni pas arsyen pse keni zgjedhur bashkëshortin ose bashkëshorten tuaj, kuptoni që kjo arsye nuk jeton më me ju. Si pasojë, ndihet sikur martesa juaj ka humbur shkëndijën e saj. Kjo është një shenjë e rëndësishme e një martese të dështuar. Pse ndodh kjo? Në një moment ju pushuat së kërkuari atë që ju pëlqen te partneri juaj dhe ndaluat të vini re…

Read More

Mediat turke raportuan se 91 orë pas tërmetit, skuadrat e kërkim-shpëtimit nxorën të gjallë nga rrënojat një 4-vjeçare të quajtur Ayda Gezgin. Gjëja e parë që tha Ayda kur u shpëtua ishte: “Ku është babi?”Ndërkohë pak orë më parë, skuadrat e shpëtimit kanë gjetur edhe trupin e pajetë të nënës së Aydas, Fidan Gezgin. Babai i vogëlushes dhe vëllai i saj kanë shpëtuar pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur ra tërmeti.

Read More

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se është rritur në 107 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë nga AFAD thuhet se 144 persona ende po trajtohen në spitale ndërsa 883 janë trajtuar dhe lëshuar në shtëpi. Nga AFAD bëjnë të ditur se pas tërmetit 6.6 ballë që goditi më 30 tetor qytetin e Izmirit, janë regjistruar 1.508 paslëkundje, prej të cilave 44 më të forta se 4 ballë. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në…

Read More